back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

Sting kërkon 262 € në ditë, atyre që duan të vjelin në Fermën e tij

Gazeta

Sting dhe Shporta e tij e vjeljes
Sting dhe Shporta e tij e vjeljes

Të prashisësh tokën i bën mirë vetes…

Sting kërkon 262 € në ditë,
atyre që duan të vjelin në Fermën e tij në Palagio, pranë Firences.
Rockstari anglez u ofron mundësi të ftuarve
të prashisin, të mbledhin ullinj apo të vjelin frutat si
terapi anti-stres, duke paguar vetëm 262 € në ditë… 27 gusht 2014

Ferma e Sting në Palagio (Toskana)
Ferma e Sting në Palagio (Toskana)

Njiherë në nji kohë ishin Mëditsit ata që ushqeheshin me prodhimet e realizuara nëpër ferma, ndërsa sot prashitja e tokës dhe punimi i arave është shfaqur drejtpërsëdrejti si nji terapi anti-stres.
Kërkimet shkencore konfirmonjnë se raporti me tokën, me fshatin, të ndihmon për të pasur humor dhe formë fizike, – siç shpjegohet edhe nga Coldiretti – Dhe këngëtari Sting i ka dhënë përparësi: fermës së tij bujqësore, në Palagio pranë Firences. Ai ua ofron këtë mundësi të gjithë atyre që dëshirojnë të prashisin, të mbledhin ullinj, o të vjelin e frutat apo perimet duke i paguar atij 262 € në ditë… – sipas nji raporti në Telegraph online.

Peisazh Toscana
Peisazh Toscana

Oferta në Fermën e Stingut
Vizitorëve, – raporton Coldiretti – do të duhet të paguajnë për këtë përvojë, e cila fillon me nji piknik nëpër fusha, ku drejtuesit e Fermës ju mbajnë nji leksion të hollsishëm se si kultivohen arat, dhe duke iu dhënë nji shportë të zbrazët, me gjithë shpjegimet e nevojshme si t’i mbushin ato me ullinj o me veriga rrushi përgjat ditës, e cila përfundon në mbrëmje me shijimin e një gotë vere Sangiovese (edhe kjo me një pagesë shtesë prej 15,7 €).

Të vjelat në Fermën e Pelagios
Të vjelat në Fermën e Pelagios

Humori i mirë i fshatit
Ndikimi pozitiv në gjendjen e këtyre agri”kuruesve” të rinj tashmë është konfirmuar nga studime të ndryshme, dhe të gjithë kanë arritur në përfundim se nji raport kësisoji me  natyrën, është gjëja më e përshtatshme për të bërë aktive mendjen. Sipas ekspertëve të Kolegjeve Sage në Nju Jork – nënvizon Coldiretti – fushata duket se do të ketë një ndikim mjaft të madh në mirëqenie, sepse ajo ka treguar realisht se Mycobacterium vaccae, e cila gjendet zakonisht në tokën bujqësore, kur injektohet në minj rrit dukshëm nivelin e serotoninës, hormon i njohur i humorit.

Rock star Sting dhe Trudie Styler
Rock star Sting dhe Trudie Styler

Mirëqenia Fizike
Nga ana tjetër “prashitja” fut në lëvizje një aktivitet pozitiv fizik për shëndetin. Mbi bazën e nji studimi, të Universitetit të Uppsalas në Suedi, gjatë 35 viteve e publikuar në British Medical Journal, i cili vlerëson të gjithë ata që merret me kopshtari apo me veprimtari sportive me intensitet të ulët fitimi – vazhdon Coldiretti – mund të fitojnë rreth një vit jetës ndaj atyre që mbetun inaktivë nëse arrijnë nivele aktiviteti më intensiv, dhe mund të fitojnë më shumë se dy vjet jetë, nëse angazhimi mund të zgjasë së paku dhjetë vjet, para se të shihet nji efekt statistikor më i rëndsishëm. Pikërisht për këtë arsye – nënvizon Coldiretti – në më shumë se njëzet mijë agriturizma italianë gjithnjë e më shumë po ofrohet mundësia për të marrë pjesë sa më mënyrë aktive në punën “e fermës”, duke filluar prej mjeljes e deri te kujdesi për kopshtin, nga përgatitja e djathrave te ajo e perimeve të konservuara apo edhe vjelja e frutave perimeve.

Përrallë toskane...
Përrallë toskane…

http://www.rainews.it/dl/rainews/articoli
Përzgjodhi dhe përktheu Jozef Radi

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Shum i mendshëm ky artist!!! Nga budallejtë kërkon të forcojë ekonominë e tij. Kështu mbesin pa punë ato që duhet të paguheshin dhe mbajnë familjet e tyre. Shteti duhet ta taksojë artistin 90% të të ardhunave, e t’ia kalojë familjeve në nevojë jetike…

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.