“Stela e Derrkucit” në Via Egnatia nga Auron Tare

Gazeta

Via Egnatia (Durrës Selanik)
Via Egnatia (Durrës Selanik)

“Stela e Derrkucit” në Via Egnatia
nga Auron Tare

Në qindra e qindra histori që janë shpalosur përgjat Via Egnatias një nga zbulimet më interesante lidhur me këtë rrugë antike është “Stela e Derrkucit”. E zbuluar diku përgjat pjesës që sot shtrihet në zonën e Greqisë Veriore konsiderohet si një zbulim i veçantë.
Një histori jashtëzakonisht interesante e trashëgimisë kulturore të kësaj rruge. Ajo që e bën këtë stelë kaq të veçantë nuk është vetëm fakti që i është kushtuar një Derrkuci një dedikim i rrallë, ky pasi duhet thëne se në epigrafinë romake dhe greke, mbishkrimet mortore për kafshë janë të rralla. Që Stele e tillë ekziston për një derrkuc, një kafshë kjo e lidhur zakonisht me ushqimin dhe flijimin na zbulon një dimension tjetër të dashurisë së banorëve antikë me kafshë jo detyrimisht të lidhura me njeriun si qeni apo kali. Mundet dhe ky është një spekulim imi që në shoqërinë e udhëtarit mund të ketë pasur fëmijë të lidhur ngushtë me derkucin e vogël.
Disa supozime mbi mbishkrimin:
Derrkuci përshkruhet si “mik i të gjithëve” duke i dhënë personalitet dhe pafajësi. Kjo tregon se sa shumë e vlerësonte i zoti përtej rolit të tij të zakonshëm ekonomik.
Zëri i imagjinuar i derrkucit gdhendur në gur përshkruan rrugën e tij përgjat Via Egnatia, duke përmendur vende konkrete Dyrrachiumin (Durrësin), Apolloninë, drejt Emathisë (Maqedonia Antike). Pra, Derkuci ynë ka përshkruan rrugën përmes Klodianës Antike (Peqini i sotëm) me shumë siguri ka pushuar në Bradashesh ku ndodhet një vendpushim i mirfilltë romak dhe nëpërmjet Luginës së Shkumbinit drejt Ohrit. Pra, kjo Stele nuk është thjesht një efitaf, por edhe një ditar udhëtimi nëpër Via Egnatian.
Përmendja e “qerres së Phallos-it” lidhet me një festë fetare, ndoshta dionisiane apo të një kulti pjellorie. Fakti që derrkuci ishte një dhuratë për këto rituale, sugjeron ndoshta që udhëtari/udhëtarët po shkonin në një Panair me rëndësi fetare.
Fund tragjik i derrkucit karrocë apo qerre përshkruhet me dhimbje.
Vargu i fundit i Epitafit: “Tani shtrihem këtu, pa borxh ndaj vdekjes”, jehon si një mbishkrim mortor për njerëz. Ai e vendos derrkucin në të njëjtin dimension ekzistencial me bashkudhëtarin.
Kjo stela na kujton se udhëtarët e lashtë nuk ishin vetëm ushtarë, tregtarë apo zyrtarë, ata ishin gjithashtu njerëz që pikëlloheshin dhe përkujtonin shokët e tyre të udhëtimeve, qofshin ata me dy apo me katër këmbë.

“Stela e Derrkucit” në Via Egnatia
“Stela e Derrkucit” në Via Egnatia

Epitafi:
“Një Derrkuc, mik për të gjithë, i ri katërkëmbësh, këtu shtrihem,
pasi lashë pas tokën e Dalmacisë, dhuratë e ofruar, dhe Dyrrahionin e shkela, edhe Apolloninë, duke dëshiruar, dhe gjithë tokën e kalova në këmbë i paprekur.
Por nga fuqia e një rrote tashmë humba dritën,
me mall për të parë Emathinë dhe qerren e Phallos-it.
Këtu tani shtrihem, pa borxhe me vdekjen.”
Shqipërimi A.V.
Marrë nga Muri i FB Auron Tare, 9 shtator 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit