back to top
12.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Stefania Maurizi – Pushteti i Fshehtë – Përse duan ta shkatërrojnë Julian Assange dhe Wikileaks

Gazeta

Stefania Maurizi - Pushteti i Fshehtë - Botimet Jozef
Stefania Maurizi – Pushteti i Fshehtë – Botimet Jozef

Stefania Maurizi – Pushteti i Fshehtë
Përse duan ta shkatërrojnë Julian Assange dhe Wikileaks

Parathënia nga Ken Loach
Përktheu nga origjinali Yllka Hasani
Botimet Jozef, 2024

Para se të nisni të lexoni këte libër gazetari dhe aktivisti australian, Julian Assange, themeluesi i WikiLeaks, u lirua të mërkurën e 26 qershorit 2024, pas nj çështjeje gjyqësore mjaft komplekse që zgjati më shumë se dhjetë vjet, pesë prej të cilave u kaluan në burgun Belmarsh, në Mbretërine e Bashkuar. Në Shtetet e Bashkuara, Assange u akuzua për shkelje të Aktit të Spiunazhit, për shkak të shpërndarjes së dokumenteve konfidenciale si pjesë e aktiviteteve të WikiLeaks. Në përgjithësi, ai rrezikonte 175 vjet burg, por avokatët e tij arritën një marrëveshje me autoritetet amerikane për një dënim 5-vjeçar. Assange e kishte shlyer tashme këtë dënim në Mbretërine e Bashkuar. Me vendimin e së mërkurës ai u lirua përfundimisht.
Po kush është Julian Assange dhe përse u përball në një betejë gjyqësore 14-vjeçare me autoritetet më të fuqishme të Shteteve të Bashkuara?
“Jetohet vetëm një herë, dhe të gjithë e kemi për detyrë ta shfrytëzojmë më së miri kohën që na është vënë në dispozicion, duke krijuar një bote më të mirë, më të përgjegjshme e më të këndshme njëkohësisht. Kjo që po bëj më bën të ndihem mirë. Është në natyrën time: me pëlqen të krijoj sisteme të shkallës së gjerë, më pëlqen të ndihmoj njerëzit që gjenden në vështirësi, më pëlqen t’i shkatërroj maskarenjtë! Pra, është një punë që më bën të ndihem mirë!” – deklaronte Assange, duke u përpjekur të shpjegonte se po vepronte në emër të shtypit të lirë, për ta njohur opinionin publik, me atë që po ndodhte në Afganistan, e më pas edhe në Irak.
“Assange mund të thotë ç’të dojë për të mirat që po kërkon të ndërtojë, në bashkëpunim me burimet e tij informative, por e vërteta eshtë se mund t’i ketë duart e lyera me gjakun e ndonjë ushtari amerikan apo të ndonjë familjeje afgane!” – e akuzonte në shtyp admirali Mike Mullen, me rastin e publikimit nga WikiLeaks të Afghan War Logs.
Ndërsa “The New York Times” shkruante: “Një zëdhënës i talebanëve…ka deklaruar në nje intervistë telefonike, se pas publikimit të dokumenteve mbi luftën në Afganistan, –talebanët kishin formuar një komision të përbërë nga nëntë anëtarë që kishin për detyrë zbulimin e individive që bënin rolin e spiunit”, duke lënë të kuptohej se herët a vonë do të ekzekutonin cilindo qytetar afgan që do të bashkëpunonte me trupat amerikane apo koalicionin, nëse do t’i dilte emri në materialet e publikuara.
Cila nga të dy palët kishte të drejtë?
Për autoren e këtij libri, italianen Stefania Maurizi një gazetare investigative dhe bashkëpunëtore e Julian Assange dhe WikiLeaks, përgjigja është e padiskutueshme: “Dua të jetoj në një shoqëri ku pushteti i fshehtë të përgjigjet para ligjit dhe opinionit publik për veprimet e tij djallëzore e të egra. Ku në burg të dërgohen kriminelët e luftës, jo ata që kanë ndërgjegje e guxim për t’i denoncuar këto krime.
Le t’ia lemë në dorë lexuesit, gjykimin.
Lexim të këndshëm!
Botuesi

Stefania Maurizi - Pushteti i Fshehtë
Stefania Maurizi – Pushteti i Fshehtë

Parathënie nga Ken Loach

Ky është një libër që do t’ju tërbojë, do t’ju zemërojë jashtë mase. Është historia e një gazetari të burgosur e të trajtuar me egërsi të paimagjinueshme vetëm pse ka denoncuar krime lufte; me vendosmërinë e politikanëve anglezë dhe amerikanë dhe në heshtjen e plotë të massmedias për një padrejtësi të këtij niveli.
Julian Assange është i njohur nga të gjithë. Organizata WikiLeaks, në të cilën ai luan rolin kryesor, ka publikuar të fshehtat më të errëta të konfliktit në Irak e më tej. Falë Assange dhe organizatës së tij, kemi njohur tmerrin e krimeve të luftës si ato të transmetuara nëpërmjet videos Collateral Murder dhe krime të tjera të kryera nga mercenarët dhe kontraktorët amerikanë; si në Nisour Square, në Bagdad në vitin 2007, ku mbetën të vrarë katërmbëdhjetë civilë, mes tyre dy fëmijë dhe shtatëmbëdhjetë të tjerë të plagosur rëndë. Në ditët e fundit të mandatit të tij, Trump nënshkroi amnistinë, duke i falur dënimin autorëve të masakrës, por nga ana tjetër nuk bëri asgjë për Julian Assange, duke e lënë atë në burg.
Stefania Maurizi është marrë me këtë çeshtje qysh prej fillimit. Falë mundësisë që të ofron ligji për konsultimin e akteve, e në emër të Informimit te Lirë, ka zbuluar dokumente që vërtetojne sulmet e hartuara kundër Julian Assange. Ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme e të hollësishme për mëse dhjetë vjet, çeshtjen e tij.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.