back to top
13.5 C
Tirana
E martë, 11 Nëntor, 2025

Stanjacioni që na pëlqen, 64 vjet për të kapur Kosovën se Europën na duhen.. nga Bujar Vreto

Gazeta

Bujar Vreto
Bujar Vreto
Stanjacioni që na pëlqen,
64 vjet për të kapur Kosovën se Europën na duhen…
nga Bujar Vreto
Dua të nis me një përshëndetje të sinqertë për vëllezërit tanë në Kosovë…
të cilët zhvilluan zgjedhje lokale me standarde të admirueshme demokratike. Brenda vetëm pak orësh, rezultatet paraprake u shpallën dhe u pranuan nga të gjitha forcat politike, duke dhënë një shembull të qartë se demokracia nuk është luks, por kulturë përgjegjesie. Ky shembull i Kosovës na kujton se demokracia nuk matet me madhësinë e territorit, por me madhësinë e ndërgjegjes politike dhe qytetare. Dhe pikërisht këtu fillon kontrasti ynë i hidhur, një studim austriak tregon se Shqipërisë i duhen 64 vjet për të arritur standardet e qeverisjes europiane. Ironia është se, ndoshta, po aq vite do të na duhen për të arritur standardet e Kosovës. Në fakt, unë e konsideroj këtë shumë ironike, sepse ne 64 vjet na duhen për të arritur standardet e zgjedhjeve në Kosovë, e cila zhvilloi zgjedhje lokale dhe, pas vetëm dy orësh, dolën rezultatet paraprake që u përshëndetën nga të gjitha forcat politike si zgjedhje me standarde demokratike.
Dua të them me plot bindje se Shqipëria është në stanjacion politik, ekonomik dhe moral, por është mjaft e avancuar për të vjedhur, shpifur, denigruar dhe për të ndryshuar qendrime sipas interesit, çfarë thonë në mëngjes, nuk thonë në darke. Kjo është politika, por për fat të keq, duket se i pëlqen edhe popullit.
Në një vend ku humori dikur i zbulonte të vërtetat, sot e vërteta vetë është bërë humor. Dhe ndoshta kjo është tragedia jone më e madhe, që jemi mësuar me stanjacionin, e madje e kemi kthyer në stil jete. Ne nuk jemi në rrugën drejt Europës, jemi në qarkun e vetvetes. Dhe sa kohë që ky qark të na duket normal, çdo raport, çdo studim e çdo e vërtetë do të tingëlloje si tallje, jo si alarm.
Bujar Vreto

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.