back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 14 Maj, 2026

Sorosizmi është kriptoenverizëm – nga Zamir Gjurgji

Gazeta

Edi Rama & George Soros
Edi Rama & George Soros
Sorosizmi është kriptoenverizëm
nga Zamir Gjurgji

Ka një orvatje diku foshnjarake, deridiku dredharake e shumëkund djallëzore për ta ndarë betejën ndaj Ramës dhe Veliajt nga Xhorxh Sorosi dhe i biri. Pjesa e parë i takon opozitës konstruktive, pjesa tjetër pozitës destruktive.
Një analist amerikan i paszgjedhjeve të një mandati më parë vinte në dukje në “Project syndicate” se liberalët e majtë amerikanë ia shitën partinë dhe shpirtin Xhorxh Sorosit dhe si përfundim i humben të dyja. Sorosi de jure pati rënë nga pushteti pas 8 janarit të atij viti; de facto jo. Nëse dikush do të orvatej të më bindte se kur u gdhi 9 janari i humbjes se Hilari Klintonit, sorosizmi u fashit më të zbardhur dita, mund t’i përgjigjesha thjesht e pa e ofenduar se mund të vlente si një zbardhje lajmi, por jo dukurie. Madje… Presidenca Biden ishte refesh sorosian: Blinken fis e farë është i lidhur me fondacionet e shoqërisë së hapur në Hungari, vendin e origjinës, teksa Kamala pa sorosishten do te kishte mbetur me tetëvjeçare (perifrazoj Fatos Nanon për Arta Daden dhe Rothschildin). Në këtë kuptim Juri Kimit i mbetej vetëm të hidhte vallen sipas ritmit aleksinez… asnje aritmi nuk lejohej. Prandaj Lej Erin… Erionin… e shpalli publikisht si 007.
Një ngjashmëri e katërciptë me komunizmin. U rrëzua busti i Enverit; të nesërmen ra kokëposhtë dhe vdiq, komunizmi?!
Ndërkohë, komunistët që ishin shumicë faktike para 90-ës nuk mund të mos ishin shumicë faktike edhe pas 90-ës. Një flamë e tillë nuk mund të zhbëhej me një ndryshim të natës me ditën. Vijoj t’i besoj ndarjes së analistit francez të gjeopolitikës, Dominique Moisi, i cili i ndante komunistët e pas 90-es në Rumani në shefa (boss) e vartës (underling); teksa të parët i druheshin faktit se vartësit do të hakmerreshin ndaj shefave me të marrë pushtetin.
Në njëfarë mënyre kjo është dëshmuar edhe nga politikani “non grata”, kur pohonte kohë më parë se bijtë e komunistëve (studentet e Universitetit Enver Hoxha) ishin ata që rrëzuan diktatorin bust e emër (e perifrazoj). E megjithatë, përjashtimi përforcon rregullin, Sigurisht që nuk mund të ishin bijtë e të ‘deklasuarve’; ligji komunist ua ndalonte rreptësisht arsimin e lartë (përjashtim bënin vetëm ata të “deklasuar’ që pranonin të ktheheshin në bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, e që u (sh)përdorën si lecka kepucësh herë nga shefat e herë nga vartësit e sigurimit të Sulos me gradece. Gjithsesi, përjashtimi përforcon rregullin…
Për t’iu kthyer thelbit të shqyrtesës së përkorë e pa spaleta analistë me pesë yje mbi supe, po kërkohet që të rrëzohet bustina e Ramës ashtu si busti i Enverit; dhe kështu-kështu… lamë duart me të shkuarën. Po ra Rama, bie vetvetiu Sorosi! O burra-gra, të fërkojmë duart, të përgatisim kollaret e kostumin pushtetar dhe të lartësojmë la e me la dy gishtat, se ato dalin e teprojnë për një vend pëllumbash në administratë. Tre dekadat na kanë bindur për të kundërtën. Komunizmi ishte reaksionar në gjirin e PS-së dhe revizionist në gjirin e PD-së. Andej Ruci, këndej Nishani e kompani. Kështu… Komunizmi në PS është rregjur, në PD është i rrëgjuar.
Para disa vitesh, edhe pse mund të ishin disi të fryra shifrat e OSBE-së për rivlerësim të komunizmit apo edhe Enverit (afro 50%), ato tregojnë se neokomunizmi i kultit të individit mbetet i lartë dhe përtej shifrave të partisë që ndryshoi siglën brenda natës nga PPSH në PSSH. Lehtësia me të cilën u mor rënia e komunizmit dhe figurës kult po përsëritet pas 30 vitesh e kusur me gjasme rënien e sorosizmit dhe figurës okulte të tij edhe të “Nisma”-t foshnjarake e belbacake. Neoerionistët Shabani-Qorri-Llapaj janë në beh për… thurjen e shthurjen e fijeve të padukshme të kriptosorosizmit..
Një tjetër lidhje që i bën vëllezër siamezë komunistët dhe sorosistët nuk është vetëm xhuntoja Edi Kristaq Rama dhe dispeçeri Ismail Kadare. Ekstremi i majtë i komunizmit enverist dhe far-left i sorosizmit ultraliberal nuk kanë lidhje vetëm në ekstremet që rëndom puqen si Neimi i Labinotit me Henrin e Parisit, por edhe biologjike. Soros ka përzgjedhur ashtu “pa dashje” bijtë e bijat biologjike të “shefave” të komunizmit; ka përzgjedhur ashtu ‘pa dashje’ edhe vllaçot okulte të “drejtësisë së komunizmit”. Kjo ishte rilindja, në thelb. Hakmarrje për drejtësi… shefash ndaj vartësve, teksa Dvorani i vë kapakun, Xhafaj tapën, Ibrahimi tapanxhën.
Nëse opozita kibernetike e shquan si përrallë nga e kaluara binjakëzimin Soros-Enver dhe sorosizëm-komunizëm, në rastin më të mirë është foshnjarake, në rastin me pak të keq të mundshem parazitare, e në rastin më të keq, bashkëpunëtorë e firmave e borderove të figurës okulte Soros, ashtu siç ka pasur shumë nga ‘vartësit’ e djeshëm që kanë qenë bashkëpunëtorë të heshur apo të zëshem të figurës kult Enver.
Në këtë kuptim, çdo orvatje për të anashkaluar luftën frontale ndaj sorosizmit si “update” i enverizmit, meriton respektivisht përcaktorët e sipërpërmendur.
Shihe Maskaradën, usta!
Marrë nga FB Zamir Gjurgji 15 prill 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.