S’mund të heshtësh kur folklori shitet si mendim akademik dhe nuk përmban veçse gjëra të vjetra, arkaike, të prapambetura – nga Robert Martiko

Gazeta

Festivalit Folklorik të Valles Burimore - Lushnje 2015
Festivalit Folklorik të Valles Burimore – Lushnje 2015
S’mund të heshtësh kur folklori shitet si mendim akademik
dhe nuk përmban veçse gjëra të vjetra, arkaike, të prapambetura
nga Robert Martiko

Për të mirën e shoqërisë shqiptare, duhet një shkëputje e dhunshme intelektuale nga interpretimet arkaike, mitologjike dhe jashtë kohe të legjendave ballkanase. Çdo përpjekje për t’i ruajtur ato si “trashëgimi” pa i nënshtruar një analize kritike është thjesht një formë tjetër e konservimit të prapambetjes. Logjika është fare elementare: shoqëritë që refuzojnë të rishikojnë mitet e tyre mbeten peng të tyre.
Ballkani, si hapësirë e ish-Perandorisë Romake të Lindjes, pra e Bizantit, e refuzoi dy herë procesin që në Perëndim ndryshoi rrënjësisht fatin e miliona njerëzve: Rilindjen shpirtërore dhe intelektuale. Ky refuzim nuk është aksidental; është strukturor. Në Shqipëri, historikisht, nuk ekziston as ideja e Rilindjes. Dhe kjo mungesë vazhdon edhe sot, pavarësisht fasadave akademike dhe titujve universitarë.
Në vend të një literature të cekët, folklorike dhe vetëkënaqëse, autori serioz duhet të përballet me gjigantët e mendimit: Platonin, Augustinin, Akuinin, Dekartin, Paskalin, Spinozën, Kantin, Niçen, Bergsonin, Huserlin e dhjetëra të tjerë. Pikërisht mungesa e këtij dialogu me mendimin universal ka bërë që jo vetëm Ballkani, por të gjitha hapësirat ish-bizantine – deri në Vladivostok – të mbeten jashtë kohës dhe historisë, duke ricikluar të njëjtat ide të vdekura nën petkun e “traditës”.
Le të mjaftojë një krahasim i thjeshtë: sikur Perëndimi ta kishte lënë Biblën të painterpretuar, domethënë vetë Zotin në qiell, (që të bënte hi dhe shkrumb në turrën e druve), të lexuar fjalë për fjalë ashtu siç u shkrua mijëra vjet më parë, Evropa sot do të ishte një xhungël mishngrënëse. Pikërisht përmes interpretimit kritik, shpesh edhe heretik, të gjigantëve të mendimit u ndërtuan shoqëritë më paqësore dhe më racionale në botë.
Ndërkohë, në Shqipëri, mendimi universitar dhe akademik, nuk ndien asnjë përgjegjësi reale për transformimin e shoqërisë. Ai mjaftohet me lavdërime reciproke brenda një rrethi të mbyllur, shterp dhe vetëreferencial. Është një rreth që, në vend të ndriçohet, ushqen dhe riprodhon të njëjtën errësirë mendore, duke e shitur kënetën si identitet dhe varfërinë intelektuale si të vërtetë. Bëhet fjalë për një një izolim të vërtetë mbi të cilën ecet në verbëri të plotë. Vetëm të lexosh se çfarë gjëra të prapambetura dhe të çmendura shkruhen nga intelektualë të lartë me tituj.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit