back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Skandal!!! – nga Alma N. Lico

Gazeta

Alma N. Liço
Alma N. Liço

Skandal!!!

nga Alma N. Lico

Tashmë, prej shumë vitesh nëpërmjet mjeteve të informimit, dita hapet me “skandale” dhe mbyllet me të tillë… Skandal në një studio televizive… skandal në një gazetë… skandal në një institucion, në gjykatë, në prokuri, zyrë shërbimesh… etj…etj… Por vallë, çfarë kuptojmë me një “Skandal”?
Pa pretenduar të bëj një përkufizim shkencor apo filozofik të fenomenit, mendoj se skandali është një ngjarje e rrallë, e pazakontë, që shkakton tronditje të thellë në rrjedhën normale të jetës së secilit prej nesh. Një ngjarje e tillë pason me trauma të karakterit psiko-social, politik, ekonomik, etj… me rezultate të tmerrshme për të sotmen dhe të nesërmen e pjesës më të madhe e të pambrojtur të popullsisë. Si e tillë, ajo duhet të vijojë gjithashtu me një reagim të fuqishëm qytetar opozitar për të kundërshtuar e minimizuar pasojat e saj.
Nëse në Shqipërinë tonë të vogël, tashmë ngjarje të tilla janë kthyer në bashkëudhëtare të përditshmërisë sonë, a mund të quhen më “Skandale”???
Vallë si duhet t’i emërtojmë fenomenet që shoqërojnë dhunshëm dhe me arrogancë drejtimin banditesk, që na poshtëron çdo ditë, duke na grabitur, poshtëruar, e duke na e bërë jetën të pamundur?
-Po të drejtohem ty, Kryeministër i 20% me TVSH!!!
Përpiqesh të legjitimosh vjedhjet galopante të pronave të qytetarëve shqiptarë, të fondeve publike që arrijnë në shifra astronomike për xhepin e varfër të shqiptarëve. Dhe këtë e bën pa skrupuj, pasi së bashku me banditët trafikantë që ke grumbulluar rreth vetes, ja ke dalë të përqëndrosh të gjitha pushtetet në duart e tua prej diktatori mizor.
Përpiqesh të legjitimosh votimet pa zgjedhje të 30 Qershorit, duke na imponuar pa konkurim një pushtet vendor të pa votuar, të mbushur me trafikantë e kriminelë.
Përpiqesh të justifikosh krimet e dokumentuara e të dënuara nga një gjykatë e huaj, për përfaqësuesin tënd vendor në qytetin me antikomunist të Shqipërisë, atë të Shkodrës. Me arrogancën kriminale që të karakterizon, kërkon t’i imponosh atij qyteti një trafikant të votuar nga vetëm 6% e qytetarëve të tij. Ishte shumë i ri – sipas teje, – kur i kreu ato krime, vetëm 20 vjeç. Ti i plotpushtetshmi “human”, i jep të drejtën vetes të amnistosh këtë të ri, ndërkohë që legjislacioni penal i Shqipërisë dhe jo vetëm, e konsideron atë në moshë të rritur dhe me përgjegjësi të plotë penale!!
Vërtet, kaq shumë të dhimbsen ata që ti i konsideron të parritur? Nëse vërtet do kishe minimumin e kësaj ndjeshmërie, do ndjeje keqardhje për ata të mitur të mbetur jetimë, të pangrohur e të uritur, që në pamundësi për të paguar faturat e energjisë elektrike, ati i tyre vrau veten apo përfundoi në burg!
Në vitet e gjata të sundimit tënd, do përpiqeshe të reflektoje e të kërkoje falje për krimet e regjimit të babait e gjyshit tënd, që dënuan mizorisht qindra mijëra të mitur që në bark të nënës. Foshnja të pafajshme që u lindën e u rritën internimeve, si të dënuar të përjetshëm. Qindra vogëlushë që humbën jetën në kampet e çfarosjes, dhe që ende nuk kanë asnjë varr.
Nëse vërtet do të ishe kaq i ndjeshëm e i përgjegjshëm, do të kërkoje falje për atin tënd gjakatar që firmosi pa asnjë mëshirë varjen e një poeti, për “për krimin” e vetëm se vargjet e tij nuk i thurnin lavde mrekullisë së sistemit çnjerëzor që ata kishin ngritur!! Por jo, ti nuk mund të jesh i tillë. Ti je bir e pasardhës i denjë i atyre diktatorëve që terrorizuan një popull të tërë për afro 50 vite.
Për të përjetësuar pushtetin tënd të pakontrolluar, dhe herë pas here në pamundësi për të mbrojtur kriminelët që të rrethojnë, detyrohesh të lëshosh ndonjërin prej tyre. Sigurisht, kjo ndodh nëse ata kthehen në pengesë për vazhdimësinë e regjimit që ke ngritur dhe rrugëtimin e pandalshëm të abuzimit e të krimit.”
Përpiqesh më kot Kryeministër i 20% me TVSH. Ti nuk i përfaqëson më shqiptarët. As me numrin tejet të ulët të votave të vjedhura e grabitura që u shndërruan në grushte kuptimplote ndaj pushtetit tënd. Tashmë koha jote ka skaduar. Orteku që po rrokulliset me shpejtësi do të të zerë poshtë, për të të degdisur më pas në një nga faqet më të errëta e të turpshme të historisë së tranzicionit të tejzgjatur e të lodhshëm të postkomunizmit shqiptar.
Shqipëria, ky vend i mrekullueshëm dhe qytetaret e saj të shumëvuajtur, meritojnë të gëzojnë lirinë dhe të drejtat njerëzore, të njohura e respektuara në mbarë vendet demokratike.
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.