back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Situata në Ferma Vip 3 shqetësuese – nga Tiron Alili – dhe reagimi familjareve

Gazeta

Tiron Alili
Tiron Alili
Situata në Ferma Vip 3 jashtëzakonisht shqetësuese
nga Tiron Alili 

Situata në Ferma Vip 3  është bërë jashtëzakonisht shqetësuese. Priteje një zarf për të ndëshkuar banorë të cilët kërcënojnë publikisht. Unë sinqerisht jam shumë i dëshpëruar me Adionin. Një djalë i ri, në moshën e artë, në moshën më të bukur, të jetë rritur me këtë mllefin e xhelozisë dhe urrejtjes, ky është një problem serioz që po vazhdon ta kërcënojë shoqërinë tonë. Unë kam menduar që njerëzit më përpara, kanë qenë më të padalur, më të palexuar, me më pak kontakte me botën, dhe s’e kanë kuptuar botën, ndaj kanë qenë të mllefosur, kanë qenë njerëz xheloz, ndaj një njeriu tjetër që ka patur një sukses të jashtëzakonshëm.
Ndërsa tek Adioni, në vitin 2026, unë shoh një djalë i cili tregon një urrejtje, një mllef, një inat aq të madh saqë realisht është i frikshëm, dhe të drejtojë atë kundrejt një gruaje e cila në historikun e saj, ka treguar dashurinë e madhe për shqiptarët, dashurinë e madhe për atdheun, respekt për atdheun, kjo është çnjerëzore, kjo është e paimagjinueshme, dhe e padiskutueshme.
Adioni ka vazhduar së ofenduari edhe më keq ndaj Mimozës, duke e quajtur me epitetet nga më të ndryshme. E ka ofenduar në kuzhinë në mospraninë e saj, e ka ofenduar në dhomë në mospraninë e saj, e ka ofenduar në verandë në praninë e saj. Dhe nuk është vetëm Adioni, janë një grup banorësh të cilët janë bërë bashkë për ta degraduar dhe ofenduar Mimozën.
E duke kërkuar për ta kuptuar pse ndodh kjo gjë, ose këto janë aq të thjeshtë në mendje sa nuk dinë të arrijnë ta kuptojnë dhe po dalin shumë keq jashtë dhe është çnjerëzore kjo gjë, ose janë inatçorë dhe s’e pranojnë realitetin, që Mimoza Ahmeti ka punuar që ditën e parë me strategji dhe e ka arritur që t’ia dalë të shndërrohet në Fenomen.
Më e turpshme ishte që Romiri, vë në dyshim çeshtje të rëndësishme, shpreh gënjeshtra, domethënë, dy drona të cilët kanë ardhur brenda në fermë për Mozën, thotë që “Nuk mund të jenë dërguar nga Tajna dhe Dafina, por mund të jenë nga fansat e saj. Kjo është e tmerrshme, sepse këtu, ai vë në dyshim produksionin, sepse për të ardhur dronat brenda asaj Ferme Vip me patjetër që produksioni është në dijeni. Nuk vijnë dronat bosh që të mos hedhin gjëra pa lidhje, se po të ishte për drona, familjarët ishin çarë duke çuar drona në fermë, duke u dhënë informacione fëmijëve të tyre, por nuk është aq e thjeshtë për ta dërguar atë dron, sepse ka një produksion. Dhe produksioni nuk toleron që të çohet gjithçka fermerëve. Dronat kanë qenë të vërtetë, domethënë, dronin e ka çuar Dafina dhe Tajna.
Më vjen shumë keq që Adioni, ky djalë i ri, apo qoftë edhe fermerët e tjerë, janë në gjendje që ta hedhin gjithçka përtokë vetëm e vetëm për një urrejtje të madhe që kanë kundrejt Mimozës, domethënë janë në gjendje që ta hanë gjallë Mimozën, dhe pse? Pse Mimoza është një banore e suksesshme. Qëllimi i tyre, unë e di cili është, domethënë, misioni i këtyre banorëve është që ta irritojnë Mimozën që Mimoza të pranojë të largohet nga ferma. Por unë jam i bindur që Mimoza s’e bën këtë gjë, sepse Mimoza ka kaluar vështirësi më të mëdha.
Edhe njëherë apeloj tek familja e Adionit që të paktën të kërkojë një takim me të birin e tyre. Unë mendoj që Adioni ka dalë krejtësisht nga vetja, është bërë shumë i egër, si do t’i kapërcejë Adioni dhe dy muaj aty me këtë egërsi që shfaq, sepse ai nuk e shoh që të dalë nga shtëpia, por mendoj që Adioni ka rënë në prè e produksionit, në Dhomën e Agait, pra në dhomën e rrëfimit, ndoshta ai keqinformohet apo mënyra se si komunikohet me të, domethënë e sjell në një botë interesante dhe fiton besim në vetvete, për t’i bërë këto lëvizje. Sepse për të treguar një urrejtje ndaj një Fenomeni e në veçanti një grua, një djalë i ri përballë 100 kamerave, më duket e paimagjinueshme. Domethënë, thjesht mund të them që mund të ketë dhe probleme me mendjen.
Kanal Monitor TV

Adelina Puka
Adelina Puka
Nuk është marre me kërkue falje
Adelina Puka kërkon Falje Publike

Dua të kërkoj falje publike në emër të Familjes. Për mënyrën e sjelljes edhe mënyrën e shprehjes se si u soll Adioni.
Nuk jemi ndjerë mirë për ato shprehje. Është fakt, është e pahijshme. Por si duket është akumuluar, situata dhe në fund të shpërthejë me shprehje të pahijshme. Mua më vjen shumë keq shumë edhe kisha deshte m,e i kërkue falje edhe familjes Mimozës, sepse siç thashë u agravue situata, filloi me ato gjujtjet, filloi edhe Adioni me ato fjalët ofenduese që unë nuk dua t’i komentoj, sepse është shumë e zorshme.
Unë jam Adelina Puka, po jam edhe një infermiere për edukime dhe promovime e shëndetësore, por që këto promovime edukimi i kemi sjellë edhe në familje. Prandaj jam befasue kur e kam pa edhe edhe Adin në atë formë, për shkak se unë kam rrit burra në këtë familje, janë 4 djem që nuk di për Zotin, nuk është ankuar kurrë njeri deri më sot. Edhe besoj që edhe sot ndjehem keq, po nuk është marre me kërkue falje. Betohem, që në atë formë unë Adionin nuk e kam pa në jetën time.
Vizion Plus TV

Familja Puka kërkon ndjesë
Familja Puka kërkon ndjesë
“S’është aspak e hijshme…”
Përplasja me Mimoza Ahmetin, reagojnë familjarët e Adit

Të afërmit e Adion Pukës kanë bërë një deklaratë publike pas debateve të regjistruara së fundmi mes tij dhe Mimoza Ahmetit gjatë qëndrimit në Ferma VIP.
Në një njoftim të shpërndarë në platformat e komunikimit nga llogaria e Jon Pukës, familja argumenton se reagimet e konkurentit kanë ardhur si pasojë e provokimeve verbale, ndërsa kanë zgjedhur ta përmbyllin komunikimin e tyre me një ndjesë zyrtare.
Në deklaratën e publikuar shkruhet: “Reagim!
Është shumë e lehtë të gjykojmë pa e ditur thelbin e shkakut! Adioni dhe familja Puka ka promovue kultura nga më të ndryshmet, dhe në asnjë moment nuk kemi krijuar situata konfliktuale.
Lidhur me raportin mes Mimoza Ahmetit dhe Adionit nuk është aspak e hijshme për të dy palët! Duhet pasë parasysh që kjo gjeneratë nuk ka përjetue Luftën, por që janë të ushqyer me urrejtje ajo nuk diskutohet! Situata agravoi kur filluan provokimet nga pala tjetër karshi Adit që ti je sllav dhe ndërto ura…etj. Në vend të urrejtjes le të zgjedhim mirëkuptim, në vend të sulmeve të kërkojmë paqen dhe Ferma Vip ka për qëllim të nxjerrë produkt të ri për të promovu kulturën! Njëherit si familje kërkojmë falje karshi familjes së zonjës Ahmeti si dhe publikut të gjerë!
Me respekt familja Puka!”
Lokimagazine, 4 Maj 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.