Si sllavo-enveristët prenë në besë Veriun… – nga Rezart Palluqi

Gazeta

Shkrimtari Rezart Palluqi
Shkrimtari Rezart Palluqi
Si sllavo-enveristët prenë në besë Veriun…
nga Rezart Palluqi

Tosku Edi Rama, ashtu si Enver Hoxha dikur, e goditi egërsisht gegun.
U godit “maloku i egër” do të dërdëllinte tosku enverist, ose u godit shpirti i lirë shqiptar, i cili në Veri ndeshet më shumë se sa në Jug të Shqipërisë, do të pohonte me plot gojën, zëri i lirë intlektual.
Treçereku i ndërtimeve turistike në Jug janë të paligjshme. Edi Rama, ashtu si edhe Sali Berisha më parë, kanë bërë prishje sporadike, më shumë si sulm ndaj rivalëve të tyre, si në rastin e hotelit të vjerrit të Lul Bashës, në Vlorë.
Ndërsa në Theth u veprua krejtësisht ndryshe. Sllavo-enveristi, Edi Rama, preu në besë Veriun. Shkeli bukën që hëngri. U premtoi se do tua legalizojë ndërtimet atje vetëm e vetëm për t’u marrë votën Thethjanëve.
Ed Rama vendosi t’i shembë ndërtimet nëpërmjet një spektaktli televiziv për të thyer rezistencën e kanunit shqiptar.
Dom Vlash Palaj ishte e vetmja figurë fetare intelektuale që e ngriti zërin fort. Klerikët e feve tjera heshtën. Heshtën sepse ata janë bishti i gomerëve toskë enveristë.
Ky njeri i lirë, me shpirt guximtar, zemër atërore, diti t’i mbrojë si askush tjetër viktimat në Theth. Heshti edhe opozita, me në krye gegun më të pabesë të shekullit të njëzet e një, Sali Berisha.
Teksa dëgjoja fjalimin, ndjeja në shpirtin e tij zemërimin patriotik dhe poetik të Gjergj Fishtës. E atëherë u ktheva në kohë. Zbarkova në vitet e fillimshekullit të njezetë, atëherë kur Shqipëria u copëtua prej fqinjve tanë.
Vetëm se sot, ajo po copëtohet prej bijve të saj. Sot, Shqipëria, shpirtërisht është po aq e dërrmuar sa ç’ishte në vitin 1913.
E vetmja gjë pozitive në këtë histori, është sipas mendimit tim, se Edi Rama e humbi betejën morale.
Për të satën herë ai i mashtroi shqiptarit publikisht, me zë dhe figurë.
Uroj që Veriu geg mos t’ia falë kurrë…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit