back to top
35.5 C
Tirana
E mërkurë, 16 Korrik, 2025

Si mund të jetë muze kampi i Spaçit – nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Burgu i Spaçi - Burgu i Tmerreve të Pandëshkuara
Burgu i Spaçi – Burgu i Tmerreve të Pandëshkuara
Si mund të jetë muze kampi i Spaçit
nga Kastriot Dervishi

Përfytyrimi që kam për Spaçin, i krijuar në vite nga dokumentet dhe dëshmitë e shumta të atyre që kanë vuajtur këtu, nuk ngjason fare me atë që shihet sot. Territori ka ndryshuar disa herë në vite, aq sa nuk shpreh sa duhet atë që ka qenë. Janë prishur e ndërtuar objekte; janë ndryshuar telat e rrethimit (sipas sipërfaqes), të përgjithshmet e të brendshmet. Pas vitit 1991 ka vijuar shkatërrimi i rrethimeve me tela, barakat ku jetonin të dënuarit politikë në vitet 1983-1991, kullat e rojeve, rrugët drejt galerive të minierës, etj. Prej vitit 2007 kompleksi është shpallur monument kulture i kategorisë së dytë dhe nga viti 2015 si zonë e mbrojtur.
Spaçi nuk ka nevojë për menaxhim, por për rehabilitim të ngadaltë (5 vjet sipas meje) dhe administrim, por pas disa akteve, të cilat do të duan kohën e vet sipas viteve:
1.Shpalljen Muze Kombëtar, me VKM sipas propozimit nr. 644, datë 07.09.2018 të Institutit të Studimeve dhe Krimeve të Komunizmit ose me anë të një projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” (propozim i regjistruar në Kuvend në vitin 2022).
2.Kalimin e pronësisë nga Miniera Bakrit Reps te Ministria e Kulturës.
3.Miratimin e një projekti rehabilitimi që të përfshijë: rrethimin e madh me tela me gjemba, rrethimet e vogla; ndërtimin e barakave, plotësimin e pallateve të fjetoreve dhe ato kryesoret afër tyre.
4.Miratimin me VKM të strukturës së muzeut.

Marrë Nga Muri i FB, Kastriot Dervishi, 8 qershor 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.