back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Mars, 2026

Si i këndoi Kadare “Qenit të kufirit” – analizë e poetike

Gazeta

Ismail Kadare
Ismail Kadare
Qeni i Kadaresë – analizë e poetike
Shihni si i këndon Kadare “Qenit të kufirit”

Merr fryme shpejt
Me sy nervozë
Shikon përqark
një rryp i blertë
i shtrëngon qafën muskuloze
tek ec në pyll me hap të lehtë

Bilbilat që nga drurët e shohin me nderim
Sorkadhet brirët e bukur i ulin me blerim
Dhe ujqit vetë po tu dilte përpara
do t’i hapnin udhën kafshës ushtare

ndërkohe që ai shtetiste botën përveç bashkëkombasve të tij, të cilët sa herë që tentonin të arratiseshin përtej telave të terrorit të diktaturës, qeni, pra i njejti qen kufiri që Kadareja i ka kënduar me sipër si hero, i shqyente këmbët dhe e hante për së gjalli shqiptarin, ose diversantin, revizionistin apo tradhtarin siç quhej atehere.
Shiko o njeri se si i thur ai lavde bilbilëve që sipas tij e shohin qenin e frikshëm të kufirit me nderim!
O Zot ku është parë kjo që bilbili sheh qenin me nderim? Kjo ndodh vetëm në botën e Kadaresë, dhe ai ka të drejtë, sepse ai, bilbili, dhe pak më poshtë Sorkadhet, pra Elena e tij e shihnin atë me nderim, sepse ata udhëtonin të lirë, e kapërcenin kufirin pa probleme, pa iu grisur rrobat ose u bërë darka e qenit të kufirit!
O Mortje, që nuk më ha, o mortje që një shkrimtar i tillë sot, konsiderohet si “Nderi i Kombit”, kur ai, i thurte lavde qenit hoxhian që e kafshoi kombin si një bishë e egër.
Amin, o mendje që nuk u turbullove, dhe me dhe mprehtësinë të dalloje qenin nga lepuri!

Kufiri “Tri Urat”
Kufiri “Tri Urat”
Si u frymëzua Kadare nga Qeni i Kufirit

Që në kohët e vjetra ka qenë tradita e poetëve që të thërrasin muzën që i frymëzon për të thurur vargje nga Mali Parnas. Muza për të gjithë poetët qe një femër e hijshme. Por për Ismail Kadarenë e ri muza qe një qen dhe jo një qen dosido, por një qen me hije të frikshme, qeni sigurims i kufirit.
Në 1958, Ismail Kadare botoi poezinë “Qeni i kufirit”. Këtë vjershë Kadare e botoi në vitin që shkoi për studime pasuniversitare në Moskë, me sa duket si kredencial shtesë për të fituar këtë bursë. Në Shqipëri dhe në gjithë vendet komuniste ka pasur shumë poetë që kanë bërë vargje për oficerët e policisë sekrete, bashkëpunëtorët e saj, por me siguri që Kadare është i vetmi poet në universin komunist që i ka shkruar një poezi qenit të kufirit, kësaj kafshe të urryer nga të gjithë njerëzit, pasi qe simbol i diktaturës dhe i represionit të saj mbi njerëzit, duke qenë se qe një kafshë e stërvitur dhe përdorej për të kapur ata që donin të kapërcenin kufirin për t’u arratisur nga skëterra komuniste. Në Shqipëri qeni i kufirit nuk kishte si funksion mbrojtjen e kufirit nga armiqtë, se serbët dhe grekët nuk donin regjim më të mirë se ai i Enver Hoxhës në Shqipëri, derisa nuk e ndanin dot Shqipërinë mes tyre. Regjimi i Enver Hoxhës e kishte shndërruar Shqipërinë në një “Kore të Veriut” europiane, për kënaqësinë e serbëve dhe grekëve. Në këtë poezi Kadare shkruan:

Merr fryme shpejt
Me sy nervoze
Vështron përqark:
Një rryp i blertë
ia shtrëngon qafën muskuloze,

Tek ec në pyll me hap të lehtë.
Bilbilat që nga drurët e shohin me nderim,
Sorkadhet brirët e bukur i ulin në blerim
Dhe ujqit vetë, po t’u delte përpara
Do t’i hapnin udhën kafshës ushtare”.4]

Bilbilat që këndojnë në drurët e pyllit janë përdorur në letërsinë botërore për të bërë shumë figura letrare që kanë lidhje me dashurinë, paqen, harmoninë etj., por me siguri është një rast unik kur bilbilat, apo edhe sorkadhet keqpërdoren me kaq cinizëm në një figurë letrare, duke i bërë të nderojnë qenin sigurims. Madje edhe vetë ujqit duhet të ndjenin përbuzje për këtë kafshë totalitare, pasi ujqit, edhe kur hanin njerëz, këtë e bënin për t’u ushqyer dhe mbijetuar, ndërsa, qeni i kufirit i kapte njerëzit për të ushqyer makinerinë vrasëse të diktaturës. Vetëm një bashkëpunëtor i zellshëm i Sigurimit të Shtetit mund të shkruante poezinë “Qeni i kufirit”.
Ismail Kadare, në librin “Kohë barbare”, që është një intervistë që ai i ka dhënë gazetarit
Denis Fernandez Recatala, zhvillon këtë dialog me këtë gazetar. Denis Fernandez Recatala i
thotë: “Disa shkrimtarë e kanë mbështetur regjimin…”2]
Ismail Kadare i përgjigjet kështu:
“Nuk e mohoj. Ata kanë përhapur sloganët e Partisë. Kanë bashkëpunuar në fushatat kundër liberalëve, Perëndimit dhe dekadencës kapitaliste. Madje kanë përgëzuar krimet e kryera nga shteti. I shndërruan në heronj policët dhe shefat e policisë sekrete. Spiunët i paraqiten në poza romaneske, pse jo dhe romantike. Me nje fjalë, diçka jo dhe aq e këndshme.
Ata u sollën pa diskutim si qen roje të regjimit. Por askush nuk i detyroi ta bënin këtë gjë”3]
Shumë bukur! Kështu del se Kadare, vetëm duke shkruar poezinë “Qeni i kufirit” e ka bërë veten, siç shprehet vetë, “qen roje të regjimit”, pa i detyruar kush ta bënin këtë. Më tutje, Denis Fernandes Recatala e pyet Ismail Kadarenë:
“Megjithatë, vendet socialiste vuanin nga kjo lloj prodhimtarie apo jo?”4]
Ismail Kadare i përgigjet: “Ne fakt, gjysma e filmave të vendeve ish socialiste i thurte lavde spiunëve dhe denoncue-sve. E pastaj? Ministri i brendshëm financonte romanet? Sigurisht! Megjithatë nuk u vihej ndonjë revolver në temth atyre që iu bindeshin kërkesave.”5]
Bukur! Pra, as Kadaresë nuk ia paskan vënë “revolverin ne tëmth” për të shkruar për qenin e kufirit dhe për gjera të tjera që do t’i shkruante më pas. Ai e ka bërë këtë gjë se me vetëdije që qen roje i regjimit dhe lumturohej duke qenë i tillë. Çfarë ka bërë gjatë dy viteve që qëndroi në Moskë njeriu që i pati bërë një himn qenit të kufirit? Nuk është e vështirë ta marrësh me mend Nga procesverbali i publikuar i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të PPSH të tetorit 1982, ku Enver Hoxha i bëri “gjyqin” ish-Ministrit të Brendshëm në vitet 1954-1979, Kadri Hazbiut, doli se shumë nga studentët shqiptarë që shkuan në Bashkimin Sovjetik, me rekomandim të Sigurimit të Shtetit, u vunë në dispozicion të KGB-së, që kjo t’i përdorte si informatorë dhe agjentë në drejtimet që e quante të nevojshme. Sigurisht që pati edhe nga shkrimtarët dhe poetët shqiptarë që studionin në Institutin “Gorki” në Moskë që përgatiste shkrimtarë dhe poetë, me rekomandim të Sigurimit të Shtetit u vune në shërbim të KGB-së për të spiunuar bashkëstudentët e tyre. Siç dihet KGB i ka pasur gjithherë në fokus shkrimtarët. Natyrisht që Ismail Kadare, poeti i qenit të kufirit, duhet të që i pari në këtë listë, si më i përshtatshmi.

1.Ismail Kadare: “Shekulli im” “Naim Frashëri” Tiranë 196741,6
2.Ismail Kadare & Denis Fernandes Recatala “Kohe barbares”, “Onufris”, Tiranë, 2004 – F. 18
3.Po aty:
4.Po aty.
5.Po aty.

 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.