
Shumë urime Zhuljana Jorganxhi!
nga Roland Qafoku
3 mijë tekste këngësh,
50 vjet karrierë dhe
70 vjeçe në moshë.
E nga t’ia nisësh. Janë 3 mijë tekste këngësh në 50 vjet karrierë. Mjeshtrja e madhe e vargut shqip, Zhuljana Jorganxhi mbush sot 70 vjeç. Ne që jemi rritur me vargjet e saj e dimë shumë mirë se sa kënaqësi dhe emocion na kanë dhuruar muzika me tekstet e saj që unë do t’i perifrazoja se ishin fjalët më të mira në renditjen e tyre më të mirë. Mes 3 mijë teksteve unë kam përzgjedhur 7 prej tyre që më kanë pëlqyer më shumë. Miqtë e mi, shijojini! Janë kaq elegantë, kaq të bukur sa nuk e ndan dot muzikën nga vargu. Shumë urime Zhuljanë!

1.“Në duart e nënës”, kënduar nga Bashkim Alibali
“Në duart e tua, u rrita o nënë.
Në netët pagjumë pikoi drit’e hënës.
Dhe veten qortova të zënë në gabime
Zemrën kur ta theva, o e shtrenjta ime…”
2.“Jon”, kënduar nga Ardit Gjebrea
“Më erdhe në një kohë të dëshpëruar
me dhimbje, Jon.
Kur anijet si fantazma
Nëpër det me aventura
Klithnin Liberta…”
3.“Pranvera do lule shumë”, kënduar nga Frederik Ndoci
“Kur i vogël në lëndina
Mbi barin që ndriste nën vesë
Një pragpranvere, një lule gjeta
Erdhi pranvera thirra menjëherë…”
4.“Këngët e rinisë”, kënduar nga Luan Zhegu
“Si zogjtë e shqipes kur fluturojnë
Për herë të parë lart në qiell
Dhe shqipja nënë me krahë të fortë
Fluturimin me to merr…”
5.“Se kënduam ‘Let it be’”, kënduar nga Sherif Merdani
“Por një gjë fort mirë e di
Unë të bukurën dashurova
Nga rrugicat me kalldrëm
Tek artistët që ka bota
Ne besuam si fëmijë
Ne besuam të dashuruar
Se kënduam let it be
Ndaj do rronim të përgjuar…”
6.“Në sytë e tu”, kënduar nga Parashqevi Simaku
“Një mbrëmje kthehesha te ti
Me mall të rri të patreguar
Unë të mungoja ti e di
Ashtu si ti më ke munguar
Në krah pranë meje atë çast
Kaloi një çift i zemëruar
Pranë një fëmijë i ndiqte pas
Si zog iu trembur i hutuar…”
7.“Na lini të jetojmë”, kënduar nga Elton Deda.
“Me kot unë pyes pse nuk erdhe përsëri
Kush t’i ndali hapat, kush të tha Mos ik!
Një lajm i ditës si një krismë tremb çdo shpirt
Bëhet zog plagosur
Zemër e vrarë në shpirt…”
Vladimir Kotani
I nderuar Roland, është e vërtetë që krijimtaria poetike e të madhes Zhuliana Jorganxhi, ka mbetur në mendjet dhe zemrat tona jo vetëm e muzikuar por edhe e shkruar në libra, revista e gazeta, por duhet të përmendesh edhe vargjet e thurura me mjeshtëri e profesionalizëm në këngët e filmave artistike, kujtoj këtu bashkëpunimin tonë në filmin “Kur ndahesh nga shokët” me titull “Te dua ty” teksti Zhuliana Jorganxhi, muzika Vladimir Kotani, kënduar aq bukur nga Liliana Kondakçi e Luan Zhegu