back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Shumë prej nesh përfitojnë nga dobësitë në vend që të ndihmojë forcimin e tyre…

Gazeta

Vrapuesit Abel Mutai & Ivan Fernandez
Vrapuesit Abel Mutai & Ivan Fernandez

Madhështi të rralla Shpirtërore

Vrapuesi kenian Abel Mutai ishte vetëm disa metra larg fundit, por u hutua me sinjalet dhe u ndal, duke menduar se e kishte përfunduar garën. Atleti spanjoll BA, Ivan Fernandez, ishte menjëherë pas tij dhe, duke kuptuar se çfarë po ndodhte, ai filloi t’i bërtiste kenianit për ta vazhduar vrapimin. Mutai nuk dinte spanjisht dhe s’po e kuptonte.
Duke kuptuar se çfarë po ndodhte, Fernandez e shtyu Mutai drejt fitores.
Një gazetar e pyeti Ivanin: “Pse e bëre këtë?!
Ivan u përgjigj: “Ëndrra ime është që një ditë të mund të kemi një lloj jete të komunitetit, në të cilën ne shtyjmë veten dhe të tjerët për të fituar.”
Gazetari këmbënguli: “Por pse e la kenianin të fitonte?” Ivan u përgjigj: “Unë nuk e lashë atë të fitonte, ai ishte gati të fitonte. Gara ishte e tija.”
Gazetari këmbënguli dhe pyeti përsëri: “Por ju, mund të kishit fituar!” Ivani e shikoi atë dhe u përgjigj: “Por cila do të ishte merita e fitores time? Cili do të ishte nderi i kësaj medalje? Çfarë do të mendonte Nëna ime?!”
Vlerat përcillen nga brezi në brez. Cilat vlera u mësojmë fëmijëve tanë dhe sa i frymëzojmë të tjerët të fitojnë?
Shumica prej nesh përfiton nga dobësitë e njerëzve në vend që të ndihmojë në forcimin e tyre!
.
Kalendari Enciklopedik Shqipëtar
Marrë nga muri i FB i Robert Martikos, 18 mars 2021
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.