back to top
5.5 C
Tirana
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Shteti bandit… i një banditi – nga Adriatik Riza Dosti

Gazeta

Adriatik R. Dosti
Adriatik R. Dosti
Shteti bandit… i një banditi
nga Adriatik Riza Dosti

Ky është shteti bandit i banditit Rama.
Të cilin ju vazhdoni ta votoni e ta mbani në pushtet.
Ku një polic – snajper, vret me plumb në kokë një biznesmen.
Ku një Doktor nuk pranon të japë epikrizën e një fëmije vrasës.
Ku një gjyqtare në Elbasan, porosit një bandë kriminale të vrasë një gazetar…
Ku bodigardët e Taos e të Ramës gjejnë guximin e çmendur që të rrahin, të gjakosin e të dhunojnë shqiptarët në Londër.
Ku prindët e fëmijës që vrau e masakroi me thikë një 14 vjeçar, punojnë në BKH [babai] dhe në SPAK [e ema]
Ku dy gazetarë të lidhur më së shumti me pushtetin dhe bandat kriminale dhe drogën tashmë janë nën masën “Detyrim Paraqitje” në Spak, pasi akuzohen si pjestarë e pjesmarrës në grupe terroriste e kriminale .

Kepuca e Kryeministrit Shqiptar
Kepuca e Kryeministrit Shqiptar

Ku një i arrestuar i djeshëm në Shqipëri akuzohet se ishte porositur e paguar për të vrarë Kryeministrin e Kosovës – Albin Kurti!
Ku Ministrja e Arsimit – Manastirliu jo vetëm që s’pranon të japë dorëheqjen pas vrasjes se një 14 vjeçari në oborrin e një shkolle në mes të Tiranës… por më ndyrë akoma… qesh e zgërdhihet në Parlamentin e Shqipërisë, kur Opozita propozon 1 minutë heshtje për të respektuar kujtimin e djaloshit 14 vjeçar që humbi jetën tragjikisht…!
Dhe ti o popull gëzohesh, lumturohesh e s’po të zë gjumi… që Rama do të japë 100- 150 euro si Bonus – fund viti… apo qoftë edhe një gjel deti… a thua se kjo “bujari” e tij, do ju shpëtojë jetën.
Mjerë kush gjykon përmes Stomakut!

Marrë nga Muri i FB, A.R.D 26 nëntor 2024.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.