Shtet i dyshimtë për qytetarin e vet? – nga Faruk Myrtaj

Gazeta

Faruk Myrtaj
Faruk Myrtaj
Shtet i dyshimtë për qytetarin e vet?
nga Faruk Myrtaj
(A mund ta dëgjojnë më tej njeri-tjetrin?)

Rrugës për në Theth, Edi Rama bëri një pohim të sinqertë edhe pse kështu legjitimoi sloganin kryesor që e mban gjallë atë protestë. Me dy fjalë: “Të ikin të Dy”.
Ligji 7501 (në male) u pranua në marrëveshje rikthimi i secilit në trojet dikur, sipas trashëgimisë.
Meqë fshatarët nuk e pranuan Ligjin 7501 “për ndarjen proporcionale” siç e quan Rama ligjin e kontestuar moralisht thuajse nga të gjithë, edhe pse në tokën e kamjen e vet, “s’janë të ligjshëm, sepse nuk e kanë me letra! Në realitet janë atje, por në letra nuk ekzistojnë!”
Kështu, sipas KM, ata mund të investojnë vetëm me xhepin e vet. Sepse, ngaqë nuk i kanë letrat për pronat e veta, ata nuk marrin dot asnjë kredi në bankë, grante apo subvencione evropiane, sepse nuk janë pronarë me titull pronësie nga Shteti, (njëlloj si kulaku dikur?!)
Më keq akoma, as me xhepin e vet nuk ndërtojnë dot kurrgjë në tokat e tyre sepse u duhet leje ndërtimi që Shteti (i Tyre) nuk ua jep dot sepse ata janë pa letra pra, për shkak të ligjit 7501!
Pronarë legjitimë, por s’kanë të drejtë të zhvillojnë kurrgjë në shtëpinë e vet. U mbetet të vegjetojnë në kulakëri kapitaliste, që KM e quan “gjendje limbo/pezull”!
Atëherë, ç’i mbetet këtij Shteti të quhet edhe i tyre?!
Ç’është ky lloj sistemi për ta?
Nëse pranohet që një ligj, duke filluar nga 7501, është ndërtuar qoftë edhe pafajësisht gabim, përse nuk këmbehet me një ligj tjetër që pranohet nga ata të cilëve do duhet t’u shërbejë?
Nëse këtë ligj e të tjerët më pastaj, deri edhe legalizimet dhe Strategjikët i sajuan PS dhe PD, përse edhe më tej të ndajnë pushtet pikërisht këta Dy?
“Të ikin të Dy…” është sllogani i Protestës.
Bindeni që nuk është kështu!
“Ne prandaj po ofrojmë Paketën e Maleve!” – kërkon kohë KM, qoftë edhe për Opozitën.
U kërkohet shqiptarëve t’u besojnë një Mashtrim Tjetër?!
Ta lëshojnë pronën e trashëguar si kolateral, Atdheun e vet si kolateral?!
T’ia dhurojnë një Strategjiku, qoftë edhe i Huaj me Para Turistike?
Këtë nuk ia nxë goja publike ta thotë, por bën sikur thotë të kundërtën:

Bashkëbisedimi i KM me të përzgjedhurit e tij në Theth...
Bashkëbisedimi i KM me të përzgjedhurit e tij në Theth…

“…Nëse bie Paketa e Maleve, atëherë pronari trashëgimtar mbetet Limbo Pezull dhe duhet të niset për në Londër, Munih apo Athinë për të punuar për të Huajt!”
Nuk jep dot përgjigje kur shqiptarët e pyesin: Ku ndryshon nëse punojnë për të Huajt diku, ku së paku kushtet e jetës dhe të dinjitetit janë më të përballueshme, apo punojnë për të Huajin në atdheun e vet, përderisa asnjë shenjë ligjore nuk duket se më në fund edhe atdheu i tyre do bëhet si të tjerët duke qenë shqiptarët në të?
Kanë ngritur një shtet të dyshimtë për qytetarin e vet, ia hap kufirin për të ikur nëpër botë, teksa po këtë kufi e mbajnë hapur për krahun e lirë të huaj!
Si mund të ndjehen në paqë sociale pa të drejtën të ushtrojnë të drejtën e qytetarisë me detyrimet por edhe të drejtat e Saj?!
I pranon trashëgimtarë të pronës së tyre, por rreken të bëhen bashkë-trashëgimtarë të pronës së tyre, pa e bërë njëherazi edhe shtetin shqiptar si trashëgimi të përbashkët?
Po, PS dhe PD janë dy formacionet politikë që kanë këmbyer pushtet në Tiranë.
Përderisa te ky lloj Shteti dyshojnë për çdo veprim dhe s’i besojnë në asnjë premtim, kur për çdo shtet normal besojnë dhe presin ndihmën e tij, provon se vërtet sistemi ngritur mbi të ka rënë.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit