Shtëpia e Syrja bej Vlorës në 1894 dhe arkivoli i Eqrem bej Vlorës në 2016 – nga Roland Qafoku

Gazeta

Shtëpia e Syrja bej Vlorës në 1894
Shtëpia e Syrja bej Vlorës në 1894
Shtëpia e Syrja bej Vlorës në 1894 dhe arkivoli i Eqrem bej Vlorës në 2016
nga Roland Qafoku

Për të treguar aristokracinë e Parandorisë Otomane pothuajse në fund të shkëlqimit të saj, një faqe turke me emrin “Omer Faruk Sevim”, ka botuar pak ditë më parë një fotografi me ambjentet e brendshme të shtëpisë së Syrja bej Vlorës. Jemi në vitin 1894, dhe ndonëse publikuesi nuk e thotë ku ndodhet, besohet se kjo dhomë ndënjeje duhet të jetë pjesë e vilës luksoze në pronësi të tij në lagje “Pera” të Stambollit. Është pak të thuash modernizëm. Ornamentet e jashtëzakonshme, mobiljet, fotografitë, pikturat, sixhadet dhe mbi të gjithe pianoja në të cilën luan një vajzë e vogël, tregojnë se shqiptarë si Syrja bej Vlora ishin pjesë e kastës së lartë të asaj Perandorie. Djali i xhaxhait të Ismail Qemal Vlorës, Syrja bej Vlora, quhej ndryshe edhe i pari i qytetit të lindjes, Vlorë. Të afërm por edhe rivalë, ai e ka vuajtur shumë faktin që Pavarësinë e shpalli kushëriri dhe jo ai. Në diçiturë shkruhet se djali i vogël në këmbë është Eqrem bej Vlora, pikërisht ai që do bëhej më vonë një nga figurat më të rëndësishme të historisë dhe kulturës shqiptare. Ministër i Tokave të Lirueme, ministër i Kulturës dhe ministër i Jashtëm, sekretar i Princ Wied dhe deputet, ai ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme për historinë dhe kulturën tonë. Libri i tij me kujtime padyshim që është një monument dhe testament njëkohësisht për atë periudhë që ai jetoi, duke na treguar se sa keq e kishim mësuar historinë dhe sa shumë fakte nuk i dinim më parë. Kam patur fatin dhe privilegjin të intervistoj Hëna Këlcyrën, njeriu që harxhoi dhe konsumoi shumë kohë në Vjenë me “xhaxha Eqremin” siç e quante ajo. Ishte Hëna që bashkë me një shoqen e saj vjeneze ia radhitën kujtimet dhe ia botoi në gjermanisht duke bërë të mundur të kemi atë dëshmi dhe dokument të artë për historinë.

Hana Kelcyra dhe Eqerem Bej Vlora
Hana Kelcyra dhe Eqerem Bej Vlora

Por unë kam patur njëkohësisht fatin dhe privilegjin të realizoj të vetmen intervistë me të bijën e Eqrem bej Vlorës, Ajnishah Vlorën, të cilën e la në Shqipëri vetëm 9-muajshe në nëntor 1944, dhe nuk e takoi kurrë në të gjallë. Ai e harxhoi pjesën tjetër të jetës në ekzil derisa ndërroi jetë në vitin 1964 në Vjenë. Ajnishaja e “takoi” të vdekur të atin e nsaj Eqrem beun në mars të vitit 2016, teksa arkivoli me eshtrat e tij mbërritën në Rinas. Nuk ka fjalë për të përshkruar vendosjen e dorës së saj në etiketën metalizato ku shkruhej Eqrem bej Vlora dhe lotët në sytë e saj plot dhimbje. Të paktën shteti shqiptar që i shkaktoi aq shumë trauma Eqrem beut dhe familjes së tij të paktën i sollën eshtrat në atdhe dhe i bënë një varrim dhe nderim dinjitoz. Por meritë për të gjithë këtë ka Hëna Këlcyra, gruaja të cilën unë e cilësoj thesari që ruajti thesaret e kombit. Dhe ai Eqrem beu që arriti të bëhej i tillë, pikënisjen e ka pikërisht në arsimimin dhe jetën që ka bërë, si në këtë foto.
Çfarë paradoksi!
E gjithë kjo pasuri dhe luks e treguar në foton e parë është e zhvlerësuar plotësisht në foton e dytë, duke treguar se me familjen e Syrja dhe Eqrem bej Vlorës është zbatuar pikë për pikë proverbi ballkanik: Në Rumani ruaj gruan, në Shqipëri ruaj pasurinë.
Është vërtetë historike.
Marrë nga Muri i FB Roland Qafoku, 12 janar 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit