Shqiptari më i ndyrë – cili është? – nga Enver Robelli

Gazeta

Enver Robelli
Enver Robelli
Shqiptari më i ndyrë – cili është?
nga Enver Robelli

Enver Robelli, që e ka shkruar këtë status, e ka lënë pa emër shqiptarin më të ndyrë dhe mirë ka bërë, sepse ka disa emra që për pastërti mendore nuk duhen përmendur.

Ai që ka fituar lirinë pa asnjë kontribut personal apo familjar dhe ka kaluar pa asnjë plagë në këmbë: nga i përkëdhelur i komunizmit gjakpirës hoxhist, në përfitues i kapitalizmit të kalbur shqiptar. Pinjoll i asaj bote të errët komuniste e shqiptaro-vrasëse, ai e keqpërdor lirinë për të llomotitur, duke ua mohuar lirinë popujve që sot janë në rrezik shfarosjeje apo dëbimi kolektiv.
Shqiptari i tillë është ndotës i ambientit. Është qelbësirë. Është kriminel. Është fashist dhëmbë-verdhë. Shkurt: është pis dhe faqezi.
Ashtu siç ua mohonte lirinë shqiptarëve të Kosovës në vitet ‘90, duke i përshkruar si “malokë”, sot ua mohon lirinë popujve të tjerë, tallet me ta, shfryn racizmin e tij me fjalor sheshelian, hiqet si “perëndimor”, ndërkohë që nga çdo shkronjë i rrjedh llumi antiperëndimor, anticivilizues, antihuman.
Në një shoqëri normale, shqiptari i tillë do të dërgohej në pavijonin e psikiatrisë. Në viset shqiptare, ky idiot – që nuk do të përtonte të ishte roje në kampin e Burrelit apo të Spaçit – shkruan (sh)krime dhe merr pëlqime nga një tufë naivësh.
Marrë nga muri i Elona Casllit 28 shtator 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit