back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Shqiptarët u dalin kundër qeverive shumë vonë… …vetëm pasi ato vetë-izolohen nga Perëndimi…!! – nga Faruk Myrtaj

Gazeta

Faruk Myrtaj
Faruk Myrtaj

Shqiptarët u dalin kundër qeverive shumë vonë…

…vetëm pasi ato vetë-izolohen nga Perëndimi…!!

nga Faruk Myrtaj

Asnjë kryeministër apo president, kudo në këtë dynja, nuk ka mundësi t’i ket të tërë Pro. E kundërta, brohoritja masive do ishte absurde, madje shqetësuese! Me domate e vezë e ujë shishesh, janë shërbyer sa e sa sundues e qeveritarë, madje edhe Perëndimore!
Megjithatë, edhe pse këto protesta janë të pranuara, deri edhe të ashpra e brutale si ajo kundër G20, nuk bashkohem dot me idenë se veç përmes tyre zgjidhen problemet. Nëse do ishte ndryshe, së paku qeveritarët e Tiranës, edhe këta të gjoja-Pluralizmit, do duheshin të ishin shndërruar në simbole të Festës së Domateve në Spanjë apo të hapnin ndonje dyqan vezësh edhe pa patur pula…
Ne shqipot, jemi ata që jemi. Ende krijesa grupimesh, zonash, klanesh, paragjykimesh.
Unë vetë, bie fjala, përballë ca nostalgjikëve për atë kohë që besoj se ishte e ligë pothuaj për të gjithë, arrij e shprehem se nuk votoj kurrë për të Majtën Zyrtare (saktësoj e Majtë Zyrtare se nuk jam i sigurt se çfarë janë zyrtarisht të qendrës apo të Djathtët atje).
Pretekste për të qenë të tillë, kemi sa të duash, por tek e fundit, drejt gjykimeve, përmes paragjykimesh shkojmë! Por heqim në shpirt kur pranojmë se shoqëria shqiptare, bashkë me tërë komponentët e saj – diasporat kudo – e paçliruar është, në kahjen e treguesit e lirisë e vetëdijes qytetare.
.
11 maj 2019 - Protesta e Opozites
11 maj 2019 – Protesta e Opozites
Edi Ramën e 2013-ës e prita një çikë me ndryshe. sado edhe ai i përfolur ishte, si Kryetar Bashkie, besova, sado pjesërisht, se Ky Njeri që shfaqej sikur nuk i donte Partitë, si kryeministër do sillej pak më ndryshe nga paraardhësit.
Do duhej të kisha qenë më dyshues, edhe kur e shikoja më me simpati se Berishën e kujdesshëm të fillimeve, dhe këtë të fundit më të dyshimtë se Neritan Cekën, që per inat të tij shkoi e përfundoi ministër i Brendshëm i të Majtëve që u lëvdua se i rrëzoi si i pa-Varur…
Mbase gaboj sërish, por duket se Edi Rama i zhgënjeu të gjithë. Mbase edhe porositësit, jo vetëm Folloëersat e tij. Meraku ndaj Historisë duket se paska pasur lidhje vetëm me nënshtresat e projekteve që ai e dinte që kishte për të kryer dhe tani është zbuluar…
Por nuk isha për t’ia refuzuar ardhjen në Kanada!
Le të vinte, lë të dëgjohej, edhe nga ata që nuk e dinin ç’ishte, le të kundërshtohej edhe prej shqiptarëve të këtushëm. Në biseda të brendshme sugjerova të merrej leja për dikënd prej përfaqësuesve të kësaj diaspore të fliste në po atë takim, pse jo, le të organizohej edhe ndonjë protestë, natyrisht e paqme, në thelb e rreptë. Se s’mund të heshtet ndaj atyre PPP-ve dhe Korrupsioneve që nuk janë kthjelluara si të pastra, jo. Se, pavarsisht Ikjes së Opozitës nga të bërit Opozitë (së paku në Parlament), është luks i trishtë të mbash zgjedhje si ato të 30 Qershorit (jo pse kërkoi t’i shtynte Presidenti, jo!).
Po, nuk janë pa të drejtë edhe ata që menduan t’i drejtoheshin Organizatorëve te Takimit JoFitimPrurës për t’ia refuzuar ftesën Edi Ramës. Qoftë edhe vetëm sepse Kryeministri i një vendi ku nuk gjëndet thuajse asnjë investues serioz Perëndimor, në tërë këto vite, nuk ka pse të fluturoj aq larg, nga Europa për në Kanada, madje i paftuar nga homologë të vet këtyre anëve…
Megjithatë, mendoj, nuk ka pasë vetë ne shqiptarët, kudo, por aq më shumë në të dalët nëpër botë, të kërkojmë mbylljen e metëjshme të qeverisjes dhe administrimit të vendit.
Të vinim në dijeni organizatorët Po, të rrisnim vetëdijësimin përse ende s’kemi marrëdhënie së paku të zakonshme, me një vend aq të bukur në të gjithë treguesit siç Kanadaja është, po. Për këtë duhet folur. Por duhet folur, jo të prishen urat. Jo të ndalohen edhe avionët! Konica e Noli dhe shembulli i Diasporës së Amerikës, na janë mjaft që të mbetemi të hapur me veten, ciladoqoftë qeveria e qeveritarët e Tiranës.
Nuk di pse, besoj se arësyet e anulimit të kësaj vizite, nuk ka qënë pa-dëshira e Kundrave, siç edhe s’mund të ishte dëshira e atyre që do t’i ishin gjendur në ndonjë pritje brohoritëse përçarëse edhe për diasporën siç ka ndodhur mes artistëve dhe shqiptarëve në atdhe, që kam frikë do ndodhte edhë këtu me rastin e ardhjes së Tij…
Arësyet e mëdha që këmbyen mendjet, me siguri kanë qënë shumë më të mëdha. Shefat e Tiranës duhet të binden më në fund se vetëm me në fund, madje shumë vonë, më shumë vonesë… shqiptarët u dalin kundër gubernave të tyre: vetëm kur ata kanë humbur partnerët perëndimorë.
.
Marrë nga muri i fb Faruk Myrtaj, 8 shtator 2019

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.