back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Shqipja e Vjetër… Trashgimi e një Gjuhe të Vdekur?

Gazeta

Dr. Matzinger & Dr. Schumacher
Dr. Matzinger & Dr. Schumacher

Shqipja e Vjetër… Trashgimi e një Gjuhe të Vdekur?

Përktheu nga anglishtja Erman Dine

Një projekt i ndërmarrë nga Akademia e Shkencave Austriake (Fondi i Shkencave Austriake – FWF) ka shtruar hipotezën se Shqipja e Vjetër mund të ketë pasë një influencë të madhe në zhvillimin e gjuhëve ballkanike.
Kjo organizatë shkencëtarësh synon të vërtetojë hipotezën e ngritur përmes hulumtimesh serioze dhe një disiplinë shkencore.
Kjo gjuhë kaq enigmatike po studiohet duke përdorur të gjitha tekstet që disponohen,  para se të krahasohet përfundimisht me gjuhët Ballkanike. Rezultati i kësaj pune do të përfshijë përmbledhjen leksikore dhe të gjitha foljet e Shqipes së Vjetër.
Gjuhët e ndryshme që egzistojnë  në të njejtin rajon gjeografik, shpesh herë tregojnë  ngjashmëri midis tyre pavarësisht se mungojnë faktet për t’i lidhur ato me të njëjtën origjinë, (gjuhën “Mëmë”). Ky fenomen, i quajtur  “Sprachbund” (elementi ndërlidhës), egziston edhe në rajonin Ballkanik, ku gjuhët Rajonale si Shqipja, Greqishtja, Maqedonishtja, Bullgarishtja dhe Rumanishtja shfaqin jo vetëm fjalë të përgjajshme por edhe struktura.
Pyetja që shtrohet është: “A janë këto gjuhë të influencuara prej njera-tjetrës, apo janë të ndikuara nga një gjuhë e vetme, e cila mund të ketë ndihmuar në formimin dhe evoluimin e tyre?
Dega e Linguistikës së Universitetit të Vienës ka ndërmarrë një projekt që synon të vërtetojë se Shqipja e Vjetër ka patur një influencë të madhe në gjuhët e tjera të Ballkanit. Linguisti Dr. Stefan Schumacher dhe kolegu i tij Dr. Joachim Matzinger janë pionerët e këtij projekti që synon hulumtimin e dy fazave kyçe. Faza fillestare përfshin një shqyrtim të thellë të Shqipes së Vjetër, e cila është pothuajse e paprekur në krahasim me Shqipen Moderne. Ky proces përfshin studimin e Sistemit Foljor (Ndërtimin e foljeve) të Shqipes së Vjetër, duke u bazuar në të gjitha llojet e burimeve – diçka që e bën këtë studimin të parin e këtij lloji… Në fazën e dytë, rezultatet e e dala nga Faza e parë do të krahasohen me Sistemin Foljor të gjuhëve të tjera Ballkanike për të parë se ku ndodh ngjajshmëria.

Materiali i studimit
Materiali i studimit

Influencat e Shqipes
Kryesipërmarrësi i këtij projekti, Dr. Schumacher ka deklaruar se hulumtimi ka pasur sukses që në hapat e para, “deri tani kemi arritur të konstatojmë se Shqipja e Vjetër përmban disa Modele (mënyra komunikimi) qe lejojnë folësin ta përcjellë mesazhin me lehtësi.  Krahasuar me Shkrimet dhe Njohuritë e deritanishme, këto Modele gjejnë një shtrirje më të gjerë dhe më të theksuar se ç’është menduar me parë. Gjithashtu kemi zbuluar shumë Forma Foljesh që sot janë jashtë përdorimit ose kanë humbur me rindërtimin e gjuhës. Deri tani këto lloj Formash kanë qenë pothuajse të panjohura, në rastin më të mirë ato janë keqkuptuar…”.  Këto Forma Foljore (Verbale) janë tejet të rëndsishme për  shpjegimin e  historisë së gjuhës Shqipe  dhe përdorimin e saj nga brenda.
Përveç kësaj, ato hedhin dritë mbi marrdhëniet reciproke midis Shqipes dhe Gjuhëve Fqinje.
Hulumtuesit po përqëndrohen në burime të ndryshme që sugjerojnë se Shqipja ka luajtur një rol kyç në Sprachbund-un (gjuha si mjet ndërlidhës) e Ballkanit Fjala vjen, ka shumë mundësi që Shqipja të jetë burimi i Sufiksit Definitiv në Rumanishten, Bullgarishten dhe Maqedonishten, sepse kjo është një karakteristikë e shqipes qysh në kohët e lashta…

Norbert Jokl (1877-1942)
Norbert Jokl (1877-1942)

Literatura
Ky projekt është bazuar në gjithë materialin e disponueshëm, që daton prej shekullit të XVI-XVIII. Kjo do të jetë një peripeci e vërtetë, sepse përmban 1500 faqe material që duhet studiuar dhe analizuar me shumë kujdes… Dr. Matzinger shkruan: “Deri tani këto tekste janë pothuaj të paprekura, për arsyen se janë tekste me përmbajtje fetare të Besimit  Katolik, të cilat për një kohë u harruan dhe më vonë u ndaluan nga regjimi komunist. Pas rënies së komunizmit tekstet filluan të riqarkullojnë, por deri tani kanë munguar fondet financiare dhe njohuritë e mjaftueshme rreth Katolicismit.
Për fat të mirë, interesi që FWF ka treguar për këto tekste, u ka dhuruar atyre një jetë të Dytë.  Tashmë ato kanë siguruar një vend të rëndsishëm në Traditën Austriake, e cila njihet për Studime të tilla (Në të vërtetë profesor Norbert Jokl, që u vra nga nazistët, konsiderohet si “Babai i Albanologjisë”.) Sot padyshim Jokli do të kishte qenë krenar me punën që është bërë në kët fushë, dhe me prezantimin e parë të Sistemit Foljor (Verbal) të Shqipes, prezantuar në formën e Leksikës, diçka që do të paraqitet në përfundim të këtij hulumtimi.
Ky projekt do të hapi rrugë të reja, dhe do të jetë busulla me të cilën do të drejtohen të gjitha kërkimet e tjera mbi Sistemi Foljor (Verbal) të Shqipes. Gjithashtu ai do të jetë edhe nje mjet apo një pikë referimi tejet e rëndsishme për studimin e gjuhëve Indo-Europiane në përgjithësi.
Materiali u përkthye nga anglishtja nga Erman Dine

P.S. Kush dëshiron më tepvr mund ta lexojv shkrimin origjinal në anglisht në këtë faqe: http://www.fwf.ac.at/en/public_relations/press/pv200805-en.html

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.