back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 18 Janar, 2026

“Shqipëritë” tona… – nga Kim Mehmeti

Gazeta

Kim Mehmeti
Kim Mehmeti
“Shqipëritë” tona…
nga Kim Mehmeti

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale,
Piktori ia zhvati ato materiale…

‘Shqipëritë’ tona shenjë njohëse kanë popullin e varfër dhe politikanët e pasur.
Pra ‘Shqipëritë’ tona janë vende ku sa më shumë varfërohet populli, aq më shumë pasurohen politikanët, e që dëshmon se nuk ka popull apo shtet aq të varfër sa burrështetasit e tij hajdutë të mos kenë çka të vjedhin.
Pastaj ‘Shqipëritë’ tona janë vende ku populli nuk reagon dhe duron e heshtë edhe kur haptazi shihen hajdutët që e vjedhin.
Duke qenë popull i durueshëm, shqiptarët e Shqipërisë heshtnin përderisa Enveri ua asgjësonte vlerat intelektuale, siç heshtin edhe sot kur Piktori me bandën e vet dhe nipat e bllokmenëve ua zhvat atyre pasurinë materiale.
Dhe njësoj siç ndodhi pas rënies së Xhaxhit Enver, edhe pas rënies së Piktorit, do ngrenë krye të guximshmit e vonuar që do e bëjnë llogarinë se cili nga këta dy diktatorë më shumë e dëmtoi shqiptarinë!
Ndërkohë mbetet e paqartë dhe për t’u çuditur si ne shqiptarët harruam se civilizimi i një populli, mbi të gjitha, dëshmohet nëpërmjet asaj sa ai e lufton padrejësinë që i bëhet. Edhe atë posaçërisht padrejtësinë që e dëmton interesin e tij kolektiv.
E sa i përket kësaj lufte, ne shqiptarët prej moti atë e kemi humbur. Me çka, në masë të madhe, i humbëm pasuritë dhe pronat e vetme që kishim: “Shqipëritë” tona…
Marrë nga Muri i Fb Kim Mehmeti, 31 dhjetor 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.