back to top
34.1 C
Tirana
E diel, 12 Korrik, 2026

Shqipëria nuk është as demokraci, as autokraci, as diktaturë – ajo është pronë private e Piktorit! – nga Kim Mehmeti

Gazeta

Kim Mehmeti
Kim Mehmeti
Shqipëria nuk është as demokraci, as autokraci, as diktaturë –
ajo është pronë private e Piktorit!
nga Kim Mehmeti

Disa thonë se rrënimi i ndërtimeve në Theth tregon se Shqipëria ka rënë si shtet.
Por jo, rrënojat e Thethit në të vërtetë dëshmojnë se me ardhjen e Piktorit në pushtet ajo është zhbërë si shtet.
Pra, Thethi tregon se Shqipëria nuk është as shtet demokratik, as autokraci as diktaturë, por pronë private e Piktorit, ku të gjithë veprojnë ashtu siç e përshkroi klithma e famullitarit të Shkodrës, Dom Vlash Palaj: të joshin, të rrejnë, të shfrytëzojnë, të vjelin dhe në fund të hedhin, të tradhtojnë, të djegin, të shkatërrojnë dhe të gjobisin e të burgosin.
Por duhet të jemi të drejtë e të themi se Shqipëria u bë “Ramaduristan” jo pse këtë e donte vetëm Piktori, por pse publikisht iu kërkua atij t’i grumbullonte rreth vetes të gjithë qelbësirat dhe ta merrte në duar shtetin.
Dhe ai erdhi në pushtet edhe me ndihmën e “Aleancës së qelbësirave” sepse atë e donin gjithë ato elita që heshtnin dhe heshtin, të gjithë ata alamet akademikë, profesorë e debatues të ‘pavarur’ që për çdo natë e gënjejnë popullin se jeton në shtet të mirëfilltë duke e fshehur të vërtetën se për çdo gjë që sot kanë shqiptarët e mëmëdheut, vendosë pronari i vetëm i tyre – Piktori.
Të thonë hapur se një Shqipëria ku në masë të madhe krimineli i përfaqëson të ndershmit, ku nuk të pasuron puna por hajdutëria, ku më së miri përfitohet nga shërbesat që ia bënë Piktorit, se një shtet i tillë nuk mund të arrinte më larg se aty ku ndodhet sot: i ‘afërt’ me të huajt dhe BE-në, por i largët për shqiptarët.
Dhe u bë Shqipëria e tillë sepse Piktori e kuptoi më parë dhe më mirë se gjithë të tjerët se Evropa humane dhe e të drejtave njerëzore qëmoti ka vdekur. Se Evropa e sotme nuk i mat burrështetasit e kësaj pjese të Ballkanit me atë sa ata ndërtojnë shtet institucional, por sa janë të aftë e të gatshëm ta nënshtrojnë popullin e vet dhe të mbeten në pushtet!

Marrë nga Muri i FB, Kim Mehmeti, 15 korrik 2025

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.