back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Shqipëria humb 4-1 përballë kampionëve – Skandal në Francë

Gazeta

Francë - Shqipëri 4-1 (7 shtator 2019)
Francë – Shqipëri 4-1 (7 shtator 2019)

Shqipëria humb 4-1 përballë kampionëve – Skandal në Francë

Pas incidentit të pakëndshëm që u krijua në minutat para fillimit të ndeshjes, kur në vend të himnit të Shqipërisë u vendos gabimisht ai i Andorës, organizatorët francezë vendosën të kërkojnë falje, por sërish bënë një gabim të dytë.
Zëri që u dëgjua në altoparlantët e stadiumit, u kërkonte falje tifozëve të Armenisë, jo të Shqipërisë, për gabimin që ishte bërë me ngatërrimin e himnit në minutat e para.
Shqipëria humb 4-1 përballë kampionëve të botës në futboll, duke iu larguar ëndrrës për kualifikimin në Europianin 2020. Kuqezinjtë provuan të luftojnë por bënë shumë pak në Sen Deni’ kundër Francës, në një ndeshje që mori përmasa komike me ngatërrimin e himnit shqiptar, e më pas fusha dha verdiktin më të drejtë, 3 pikë për më të fortët.
Marre nga Top Channel
.
Francë - Shqipëri 4-1 (7 shtator 2019)
Francë – Shqipëri 4-1 (7 shtator 2019) Himni?!

Skandal në Francë – Lojtarët shqiptar refuzojnë fillimin e lojës

Momente acarimi në “Stade de France”, në momentin e ekzekutimit të himnit të Shqipërisë. Nuk është vendosur himni kombëtar shqiptar, por një himn tjetër.
Menjëherë kanë reaguar lojtarët kuqezi, që kanë refuzuar t’u japin dorën lojtarëve francezë dhe loja s’ka mundur të fillojë.
Janë dashur disa minuta që stadiumi me mijëra tifozë mes të cilëve edhe shqiptarë, të qëndronte pothuajse në heshtje.
Mbas pak kohe, futbollistët janë rreshtuar sërish, përfshirë edhe skuadra franceze ku mbasi është ekzekutuar himni shqiptarë ka nisur edhe sfida e vlefshme për Euro 2020.
Mbas këtij incidenti, që mund të themi se është unik, tifozët kanë duartrokitur.
Sipas informacioneve të para, organizatorët francezë e kanë ngatërruar himnin tonë, duke vendosur himnin e Armenisë.
Ndërkohë për t’u përshëndetur është qëndrimi i lojtarëve kuqezi, që nuk lëvizën nga vendi duke kërkuar me çdo kusht ekzekutimin e himnin shqiptar, e duke refuzuar t’iu japin dorën lojtarëve kundërshtarë. (F.GJ/FAXWEB.AL)
Marre https://www.faxweb.al/
.
Avni Delvina - Himni... himnin s'e degjova
Avni Delvina – Himni… himnin s’e degjova

Avni Delvina – Grafike nga cikli “Vive La France”

Ministri Jashtëm tronditet kur në vend të hymnit shqiptar në ndeshjen Francë – Shqipëri bie hymni i Andorës… më pas i Armenisë… dhe mbyll veshët!

 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.