back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 18 Janar, 2026

Shqipëria e Meritokracisë me “CV të Trashëguar” – nga Ilir Dedaj

Gazeta

Ilir Dedaj
Ilir Dedaj
Shqipëria e Meritokracisë me “CV të Trashëguar”
nga Ilir Dedaj

Shqipëria paska gjetur më në fund “njeriun e duhur” për të drejtuar BKH-në: Joni Keta.
Dhe sigurisht, është zgjedhur sepse… merita. Po ç’tjetër?
Në këtë vend, meritokracia është aq e fortë sa thuajse kurrë nuk e shohim.
E çuditshme si gjithmonë njerëzit “më të aftë” rezultojnë të jenë ata që vijnë nga familje me rrënjë të thella në sistemet e djeshme, me lidhje të vjetra, me biografi të pasur… historikisht. Rastësi e bukur, apo jo?
Ndërkohë, persona si Gledis Nano – figura që për shumë të shihet si shembull profesionalizmi, disipline dhe integriteti – përfundojnë në raftin e harresës.
Pse? Sepse në Shqipëri integriteti shpesh del jashtë mode. Nuk kombinon me dekorin politik. Nuk lëviz si duhet në koreografinë e pushtetit. Nuk është “i përkulshëm”.
Dhe pastaj habitemi pse vendi s’ecën.
Sepse ne nuk kemi krizë njerëzish të aftë – kemi krizë sistemi që nuk i do njerëzit e aftë.
Këtu funksionon ligji i pashkruar i tranzicionit shqiptar:
“Sa më profesional të jesh, aq më shumë rrezikon ta kërcejnë të tjerët që kanë rrjet më të mirë se CV.”
Dhe kështu kalojnë vitet:
-një drejtues ngrihet jo se spikat, por se përshtatet
-një tjetër largohet jo se gaboi, por se nuk u përkul
-ndërsa qytetarëve u kërkohet t’i besojnë institucioneve që vetë nuk besojnë tek aftësia.
Në Shqipërinë e sotme, meritokracia është vetëm një fjalë e bukur në dokumente zyrtare dhe fasada reformash.
Në praktikë, rrjeti mund profesionin, lidhja mund aftësinë, dhe “i duhur” zëvendëson “më të mirin”.
Por mos u shqetësoni – do vazhdojmë të shpallim me krenari se jemi në rrugën e duhur.
Rrugë e cila, ironikisht, na çon gjithmonë në të njëjtin vend.
#idedaj
Marrë nga Muri i FB, Ilir Dedaj, 09 dhjetor 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.