back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

Shoah (Holokausti) – që u ndërpre në Shqipëri… nga Artan Kafexhiu

Gazeta

Mustafa Kruja - Merlika në Kosovë
Mustafa Kruja – Merlika në Kosovë

Shoah (Holokausti) – që u ndërpre në Shqipëri…

nga Artan Kafexhiu

Autoritetet ushtarake italiane, nën komandën e kolonelit De Leo, kishin arrestuar një numër të konsiderueshëm hebrenjsh të larguar nga Serbia, apo vendet e tjera përreth. Pa dijeninë dhe aprovimin e Qeverisë Shqiptare, të kryesuar nga Mustafa Kruja, i dorëzuan autoriteteve naziste 51 hebrenj, kryesisht nën justifikimin se akuzoheshin si komunistë, apo për lidhje me lëvizjen komuniste në Serbi. Të gjithë u eliminuan; një pjesë u mbytën në një dhomë portative gazihelmues, në një kamion ushtarak të mbyllur lëvizës të sjellur posaçërisht nga Gjermania, në një kamp në periferi të Beogradit. Serbia nën pushtimin gjerman, ishte vendi i parë europian, që raportoi eleminimin total të komunitetit hebre në atë vend, që llogaritej në rreth 13 mijë frymë.
Pas kësaj ngjarje, Mustafa Kruja, nëpërmjet një urdhëri zyrtar, vuri krejt komandën ushtarake italiane në Shqipëri, nën autoritetin civil të qeverisë shqiptare.
Në qarkoren e 16 prillit të vitit 1942, shprehimish shkruhej: “Me këtë rast, iu kujtohet se asnjë urdhër apo autorizim, nuk mund të merret në konsideratë, nëse nuk origjinon drejtpërdrejtë prej organeve superiore”. Me organe superiore nënkuptohej qeveria shqiptare, e kryesuar nga Mustafa Kruja.
Vetëm një shqiptar kurajoz, e me principe humanitare si Mustafa Kruja, mund të bënte këtë.
.
Kolë Bib Mirakaj - dhe akti i mbrojtjes së hebrenjve...
Kolë Bib Mirakaj – dhe akti i mbrojtjes së hebrenjve…
Për të kuptuar rolin e Mustafa Krujës është dëshmia e Mëkëmbësit të Përgjithshëm, italianit Francesco Jacomoni di San Savino, në dhjetor të 1941: “…kishte shkuar te ai (Mustafa Kruja) konsulli i përgjithshëm i Gjermanisë, dhe i kishte paraqitur një notë verbale me anë të së cilës qeveria naziste i kërkonte dorëzimin e të mbi treqind hebrenjve, refugjatë të ardhur prej Jugosllavisë, të cilët kishin gjetur strehë në Shqipëri. Komandanti ushtarak gjerman i Beogradit kishte nisur një listë të saktë emrash hebrenjsh e vendesh (në Jugosllavi/Serbi), prej ku ata ishin larguar, e ishin strehuar në Kosovën shqiptare. Mustafa Kruja vjen e më kërkon leje, që t’i linin (refugjatët) të pacënuar në Shqipëri. Nuk kishte asnjë ushtar gjerman në Shqipëri, që të mund t’i identifikonin ata. Ishte e udhës, që të gjithë refugjatët të transferoheshin menjëherë në zonën e Gjirokastrës, e cila ishte në kufi me zonën greke, të pushtuar nga trupat italiane. Ata do të paiseshin me pasaportë shqiptare me emër të falsifikuar, e ku të ishte e mundur, të ndihmoheshin materialisht. Kjo masë, do t’i jepte mundësi Mustafa Krujës, t’i përgjigjej pas disa ditësh konsullit të përgjithshëm të Gjermanisë, që të gjitha kërkimet e bëra në Kosovë bazuar në emrat e treguar, nuk dhanë rezultat…”
Kjo dëshmi e këtij akti, do ta vendoste pa hezitim, Mustafa Krujën, në listën e atyre që ndihmuan hebrenjtë gjatë luftës, duke i dhënë titullin nderues më të lartë një të huaji, “Righteous Among the Nations” (Righteous Gentiles). Emrat e tyre janë gdhendur në Yad Vashem, Memorialin e Holokaustit në Izrael.
Të kujtojmë fjalët e një të mbijetuari të Holokaustit, Elie Wiesel: “Ne duhet t’i njohim këta njerëz të mirë, që ndihmuan hebrenjtë gjate Holokaustit. Ne duhet të mësojme prej tyre, e në mirënjohje dhe shpresë, ne duhet t’i kujtojmë ata…”
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.