back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Prill, 2026

“Shllaku në mes të veshkave, falë bujarisë hyjnore!” – nga Bep M. Pjetri

Gazeta

Bep Martin Pjetri
Bep Martin Pjetri
Mbi konceptimi i librit dyvëllimesh “Shllaku n’Shekuj”
nga Bep M. Pjetri

“Shllaku në mes të veshkave,
falë bujarisë hyjnore!

Ma sjelltë n’krye me kohë idea e nji librit për Shllakun! Më doli në shtegë Pema e Dy Prindve të mi, qi diça bana me shumë vështirsi. Por emnat e njerzve të mi në pllajën margaritare të Shllakut ishin polinome të panjohuna. A mund të sillesha në kopshtin pa frute? Vendosa ta ndriçojë kopshtin ekuacional! Për t’i konceptue emnat e fshateve lypa libra me tematika të shumëllojta për Shllakun nga cilido autor, e në preferenca shllakas. Gjà qi nuk e ndesha. Atëhere vendosa të shkruej diça, në formatin e nji broshure duke përfshi pak nga të gjitha, por ndesha “kodrina” me dokumenta, ku s’kisha si t’i shuntoja nga qarku grafik! Shfletova qindra e mijra faqe, e s’kisha se si ta shuntoja nga qarku i interesit tem për Shllakun mjaft dokumenta e fakte pa i “shtampue” në librin tem!

Pamja periferike
Duke mos pasë referenca të drejtpërdrejta mbi Shllakun në asnji aspekt, apo pamje, më asht dasht t’i referohem pamjes periferike simbas vështrimit deskriptiv me synim të mbrrijë në kërthizën e saj.
“Shalë e Shosh, Shllak e Temal,
Me Mertur, Xhaj e Dushman,
Që aq fortë besën ma kanë.”
”Lahuta e Malcis” At Gjergj Fishta:

Krahina e Shllakut
Krahina e Shllakut

Paraqitje gjeo-fizike e Shllakut
Shllaku i sotshëm me sipërfaqe 108.9 km² shtrihet jo në trajtë lineare, por në formën e sinusoidit, i valzuem duke fillue me fshatin e Ukbibajve në naltsinë gjeografike nga 74 m mbi nivelin e detit deri te 694 metra. Vukaj në naltsi mbi nivelin e detit 1000 m,
Fshati Vukjakaj – Gegaj ndodhet 590 m mbi nivelin e detit.
Shllaku ndodhet në naltsinë mbidetare nga 74 m (Liqeni i Vaut të Dejës) deri në 1721 m (Maja e Cukalit).
Naltësitë ma të ulëta realizohen në fshatrat Palaj dhe Gushtë që variojnë nga 100-200 m mbi nivelin e detit, ndërsa nalsitë ma të mëdha arrijnë 1.721 m mbi nivelin e detit. Janë mbi 40 shpella si banesat e para me vlera turistike.
Kritika e shndoshë asht kontribut shkencor nëse asht konstruktive e humane, me kulturë!
Fatmirsisht libri u korrektue nga dy msuesa të respektuem, njohës klasik të universit të vendlindjes tyne – Shllaku; Ndoc Zef Prendushi i Vukajve dhe Zef Kolë Nika i Palajve të Shllakut, ku leu At Bernardin Palaj! Sugjerimet e tyne qindrojnë te tekstet e autorve të ndryshëm në lidhje me ortografinë e termave të toponimeve dhe konceptin.
-Pra me nji synim të caktuem e solla landën bruto për ta ba librin nji sheshë “beteje” debati brenda shllaksve, qi si prolog të realizojnë nji “neto” libër nga vetë shllaksit.
Shllaksit nëpërmjet debatit, ideve, aktivizimit të tyne të stimulojë interesat e shllaksve për me e poltsue nji libër në të ardhmen e shpejtë nga autorë të tjerë!
Për dijeni: Besoj se e kanë vue re se unë i citoj saktsisht autorët. E drejta e gjithkujt asht me i diskutue e me i hjedhë poshtë. Pra, unë me qëllim e kam vendos landën, qi duket bruto.
Koha, autorë si ju do e sjelli landën neto! Unë nuk jam kompetent. Ndonji deduksion kam ba! Por e kam lanë lexuesin si ju qi të aktivizoheni, në moto për të plotsue me skjarimet e bollshme! Unë i mirëpres, ndjehem i lumtun dhe e quej librin tem nji fushë debatesh! Ku të finalizohet kornizat historike, etnografike, gjeografike… të ksaj treve kaq të bukur e fatlume për mue qi e preka me aq delikatesë e plotë dashni!

Shllaku pjesë integrale e historisë
Personazhe qi kanë ba historinë e Shllakut
-Në fushën e historisë ndeshim dokumenta e pjesmarrjes së Shllakut në beteja antagoniste sa lokale aq dhe rajonale, pra s’ka kenë indiferente në nyjet historike të Shqypniës si me: Aleanca me Dukagjinin, Temalin, Toplanën, Postribën, me Malsinë e Madhe dhe me Shkodrën kundër osmanve, sllavëve dhe tradhtarve të vendit! Natyrisht qi nxorri herojtë e vet si;
Gjekë Gega – Gegaj në luftra kundër sllavit, ku i ka latue Ati i Kombit At Fishta në Veprën “Lahuta e Malcis” në 324 vargje.
Gjetë Gegë Shllaku edhe Begolli;
Vjen Çun Mula e vjen Mar Lula,
Njani Hot e tjetri Shalë,
T’fortë për pushkë e t’urtë për fjalë;

Gjon Nush Pali – Bene
Nikë Kolë Cani – shllakas
Gjelosh Deda, Lekë Micani – Bashkëpuntorë me Gjek Gegën
Nik Mhilli i Shllakut (daja i Prof. Dr. Vinçenc Markut, si nip Shllakut).
–Në Rilindjen Kombtare firmëtarënë Memorandumin e Gërçes 1911, dhe u kunorzue me nanshkrimin e nji Akti Politik të Pavarsisë së Shqypnisë.
Dhe ranë heroikisht s’bashku me Gjon Nush Palin në luftë kundër pushtuesit osmane në Hot të Malësisë së Madhe.
-Gjon Leka i Gegajve të Shllakut (Kumbara që i shpëtoi jetën Mustafa Pashës), besnik deri në vdekje.
Për urti e pushkë – “Gjon Leka, vojvoda i Shllakut, ka kenë në za n’atë kohë n’katër anët e Gegnisë. Burrë i urtë, i drejtë, trim, bukdhanë si aj e kurrkush. Jo veç Shllaku, por të tanë Bajrakët e Dukagjinit e të Pukës shkojshin mbas fjalës së tij. Deshti me vra vezirin e Shkodrës brenda në kalanë e tij.

Martirët e Shllakut – gjatë shekujve
Në luftë kundër pushtuesve sllavë, osmanë, austro-hungarez dhe ndaj regjimit sllav-komunistë.
Hilë Mosi Flamuri i shllaksit valëvitet në Deçiç më 06.04.1911, ku i ka latue Ati i Kombit At Fishta në Veprën “Lahuta e Malcis” në 16 vargje.
Nikë Kolë Cani e Gjon Nush Pali nga Shllaku ranë heroikisht në Ndërsana, mbi kodrat e Bardhajve tek po ktheheshin nga lufta heroike në Hot të Malësisë së Madhe kundër pushtuesit osmane. U nderuen me titullin “Viganë e liberator, që nuk u pajtue asnjë çast me asnjë lloj pushtuesi.” Të dekoruem prej ”Dukagjini” nr. 109, Nëntor 2012.
Kol Toma i Shllakut përballë Krajl Nikollës luftoi kundër ushtrisë së armatosun të krajit të Malit të Zi në Shllak, ku dështoi malazezët dhe doli triumfator!
Malsorët janë trajtue si Princa të Maleve nga të huejt, ndërsa qeveritë prej Ahmet Zogut e deri më tash janë keqtrajtue deri në gjenocid apo në paketim të majave të maleve.

Shllaku n'shekuj - Vëllimi I & II - Bep M. Pjetri
Shllaku n’shekuj – Vëllimi I & II – Bep M. Pjetri

Landa e librit – Pjesa e Parë
-Ekspedita e I Arkeologjike në Gegaj t’Shllakut – Mars 2021
-Gushta arkeologjike – Kisha e “Shna Kryqes”
-Kisha e “Shna Kryqes” u ndërtue nga vjetët 1300 – U rrënue nga vjeti 1772.
-Mbetjet e themeleve të nji Kishe Katolike të para 500 vjetve.
-Prania arkeologjike para 2800 vjetve
”Zbulohet varreza e madhe Ilire të quejtun: Vorret e Katallajve në Gegaj u gjetën shtiza hedhse, enë guzhine të coptuem, heshta në vorreza ilire, eshtnat e mdhaja të ilirve.
-Arkeologjia në Gegaj
-Toponimet
-Imazhi gjeografik
-Demografia – dinamika e motos së njerëzve qi kanë ardhë dhe kanë shtegtue. Si dhe dinamika e emërtimeve të fshatrave me dekrete e ligje të shtetit.
-Shkëputje të trungut Shllak në aspektin e hartës gjeografike administrative
-Prejardhja dhe Fiset
-Etnografia – Kultura e veshjes, folklori.
-Historia e të gjitha periudhave të saj.
-Feja si pjesë e identitetit shpirtnor i malsorve
-ADN
-Arsimimi qi nisë në periudhën e mbas 1944.
-Të folmen e Shllakut dhe Letërsinë
-Turizmi qi asht binomi ekonomik-social
-Personaliteteve të Shllakut

Feja –
Kurr nuk asht paraqitë nji rasë kaq e bukur për Serbi qi me e zhdukë elitën shqiptare me duer të vet Shqiptarve.
Njiket kalanë e fortë të patriotizmit katolik të Shkodrës e kishin tash Serbtë në dorë …!
“Kurrë e për kët jetë s’do të lejojshin Serbtë qi të formohet edhe njiherë tjetër kjo elitë patriotësh qi duel prej institutet katolike të Shkodrës.”
Libri “Kush janë Anmiqtë e Shqipnise?”, At Paulin Margjokaj, fq. 79, Botime Françeskane, Shkodër. 2012.
Shllaku nuk ka lejue me u martue me Toplana se simbas gojëdhanave asht kenë Toplana placenta/ mitra nga ku ka le Shllaksit, qi vazhdojnë edhe sot.

Pjesa e II
-Lidhje natyrore-historike-kulturore
Nga mungesa e madhe e dokumentave për Shllakun, m’asht dasht të përdorë gjeometrinë hapsinore atë të kqyerjes në formën periferike, meqi Shllaku ndodhet në mes eshkave!
-Lidhjet historike, etno-kulturore, gjeografike etj:
-Lidhjet e Dukagjinit me Shllakun,
-Shllaku asht nji Dritë në Mozaikun e Galaktikës Shqyptare!
-Lidhjet e Shllakut me Drishtin, Dushmanin, Komanin, Temalin, Shkodrën
Bep Martin Pjetri, – Shkodër, e premte 13 fruer, 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.