back to top
7.5 C
Tirana
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Shkrimi i parë që filloi karrierën time modeste gazetareske – nga Frank Shkreli

Gazeta

Frank Shkreli
Frank Shkreli
Shkrimi i parë që filloi karrierën time modeste gazetareske
nga Frank Shkreli

Të dashur kolegë e të nderuar miqtë e dashamirët e mi… Një mik imi më pyeti ditët e fundit nëse më kujtohej se cili ishte shkrimi im i parë, i botuar. Nuk m’u kujtua menjëherë por pas pak kërkimi, ma mori mendja se duhej të kishte qenë revista “Jeta Katolike Shqiptare”, organ i Lidhjes Katolike Shqiptare Amerikane, me Drejtor Përgjegjës Dr. Monsinjor Zef Oroshin. 54-vjet më parë, ishte viti 1971. Në Amerikë isha më pak se një vit. Në moshën 21-vjeçare, ende kisha në plan të vazhdoja studimet që kisha filluar në Kroaci si seminarist. E si rrjedhim, gazetarinë (karrierën time më vonë pranë Zërit të Amerikës) as nuk e kisha ndërmend fare, por i angazhuar pranë Kishës së parë Katolike Shqiptare në Nju Jork, nën drejtimin e Monsinjor Zef Oroshit, ndonëse pa asnjë përvojë në fushën e gazetarisë, me inkurajimin e Dr. Oroshit, megjithse pa përvojë, fillova të shkruaja për revistën e lartë përmendur, Jeta Katolike Shqiptare.
Ishte pra, viti 1971. Regjimi i Enver Hoxhës kishte shpallur Shqipërinë shtetin e parë atesit – kundër Zotit dhe ishte në kulmin e luftës kundër fesë dhe klerit shqiptarë në përgjithësi, por sidomos inatin e madh e kishte me klerin katolik shqiptar. Kjo luftë kundër fesë dhe klerit, ishte shtrirë edhe në Nju Jork, ku përfaqsuesit e regjimit komunist të Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i kishin shpallur luftë veprimtarisë së klerikëve shqiptarë që vepronin në botën e lirë, sidomos në Nju Jork dhe Detroit, e të cilët ishin arratisur vite më parë nga Shqipëria komuniste për të shpëtuar jetën. Përfaqsuesit “diplomatikë” të Shqipërisë komuniste gjatë 1970-ave dhe 1980-ve në OKB nuk mund të na shiten tani si “patriotë”, sepse veprimtaria e tyre në atë kohë ishte shumë shkatërruese dhe tepër përçarse dhe aspak e “lavdishme”, në komunitetin shqiptaro-amerikan të asaj kohe. Por nejse, qoftë e shkuar ajo kohë!
Qëllimi i këtij shënimi është për miqtë e mi, më shumë personal – në përgjigje të pyetjes së mikut tim se cili ishte shkrimi i parë i botuar i imi dhe ku – por po e ndaj më gjerësisht edhe për kuriozitet të kolegëve dhe dashamirësve të të tjerë, sa për informacion.
Ishte pra ky shkrim me karakter fetar – për një revistë fetare – në mbrojtje të klerit katolik shqiptar, të sulmuar, të vrarë, të burgosur e të përsekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës për dekada – e që me hir ose pa hir – hahahaahaha filloi, si të thuash, karrierën time modeste në fushën e gazetarisë.
The rest is history, my friend!

Shkrimi i parë i Frank Shkreli ne Jeta Katolike Shqiptare
Shkrimi i parë i Frank Shkreli ne Jeta Katolike Shqiptare

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.