back to top
9.5 C
Tirana
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Shkodra përuron shtatoren e Martin Camajt

Gazeta

Shtatorja e Martin Camajt - Shkoder 2015
Shtatorja e Martin Camajt – Shkoder 2015

Shkodra

përuron shtatoren e Martin Camajt

Shkrimtari dhe studiuesi Primo Shllaku tha se:
“...Rasti i datëlindjes së Martin Camajt
 duhet t’i japë shkak mendimit kritik dhe mendimit intelektual shqiptar
që të fillojë më në fund të zbërthejë deri në fund
veprën e Martin Camajt…!”

Primo Shllaku (1947)
Primo Shllaku (1947)

Me shtatore dhe konferencë shkencore, të enjten në Shkodër është kujtuar albanologu e shkrimtari Martin Camaj, në 90-vjetorin e lindjes.
Shtatorja e punuar nga skulptori shkodran Skënder Kraja, ka zënë vend pikërisht para institucionit ku ka vepruar, Bibliotekës Universitare të këtij qyteti. Përurimit i ka paraprirë konferenca me temën “Camaj-Letërsia tjetër”, e organizuar nga Senati Demokristian, Dekanati i Fakultetit të Shkencave Shoqërore i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe shoqata atdhetare “Dukagjini”.
E drejtuar nga presidenti i Senatit Demokristian, shkrimtari Lazër Stani, studiuesit Arben Prendi, Xhevat Beqiri, Ledia Dushi, Sadik Bejko, Ndue Ukaj, Bardhyl Londo, Primo Shllaku e Prend Buzhala kanë qenë ata të cilët nga pikëvështrime të ndryshme kanë trajtuar profilin dhe krijimtarinë e Camajt.

Bardhyl Londo (1948)
Bardhyl Londo (1948)

Shkrimtarët e studiuesit Bardhyl Londo e Primo Shllaku, vlerësuan lart figurën e Martin Camajt për veprën e madhe që ka lënë në fushën e letërsisë, gjuhësisë dhe në aspekte të tjera të çështjes shqiptare.
“Është një ditë e gëzuar dhe e shënuar, sepse ka ardhur koha që ky personalitet i letërsisë shqipe, kulturës shqiptare të zërë vendin që meriton, t’i jepej ai vend që duhet t’i ishte dhënë prej kohësh, por kuptohet që arsyet e ndryshme politike nuk e kanë lejuar që ta marrë atë!”, – ka thënë Londo.
Shkrimtari i njohur në vijim të fjalës tij ka lartësuar figurën e Martin Camajt. “Ishte një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë shqipe, në të njëjtën kohë ishte edhe një intelektual i shquar i mendimit, i botës dhe i shpirtit shqiptar!”, ka thënë ai.
Ndërsa shkrimtari dhe studiuesi Primo Shllaku ka thënë se: “Rasti i datëlindjes së Martin Camajt duhet t’i japë shkak mendimit kritik dhe mendimit intelektual shqiptar që të fillojë më në fund të zbërthejë deri në fund veprën e Martin Camajt…” shkruan Koha.net

Dr. Martin Camaj (1927-1992)
Dr. Martin Camaj (1927-1992)

Martin Camaj (1925-1992) është përfshirë pothuajse në të gjitha antologjitë ku flitet për shkrimtarët shqiptarë. Njihej si njëri ndër albanologët më të shquar, kryesisht me punimet mbi gjuhën shqipe dhe historinë e saj. “Meshari i Gjon Buzukut” (Romë 1960), “Tekst mësimor i gjuhës shqipe” (Wesbaen 1969), ”E folmja shqipe në provincën e Avelinos” (Firence 1971),”Gramatika shqipe” (Wesbaden 1974), si dhe “Antologjia e këngës shqiptare” (Dusseldorf 1974) janë disa nga veprat e tij.
Marrë nga KultPlus.com  16 tetor 2015

Martin Camaj - Biblioteka e Universitetit 2015
Martin Camaj – Biblioteka e Universitetit 2015 (foto ndue ulaj)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.