back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

Shkaku që më bëri ti futem studimit të filozofisë – nga Robert Martiko

Gazeta

Pamje nga Korfuzi
Pamje nga Korfuzi

Shkaku që më bëri ti futem studimit të filozofisë

nga Robert Martiko 

Ishte një mëngjes i bukur vere i vitit 1989.
Gjendesha jashtë Shqipërisë familjarisht. Një ditë më parë kisha kaluar kufirin detar për të ardhur nga Saranda në Korfuz. Muri i Berlinit porsa kishte rënë. Vendosa të zbres nga banesa e të hyj në një rrugicë me emrin “Filelínon”, me disa dhjetëra dyqane floriri në të dy krahët e saj. Vija nga një vend me gërmadha ekonomike, varfëri totale e me një psikologji të shkatërruar. Megjithatë, përshtypje nuk më bënë dyqanet e arit, por më shumë turistët e huaj dhe vendësit që më dukeshin si marsianë. Sidomos fizionomitë veriore, të pa vrara nga drita e fortë e Mesdheut, në ngjyrë trëndafili, kishin një shikim, që dukej të mos iu drejtohej njerëzve në sy, për t’i parë. Ndërsa unë vija nga një vend që shkonte të çlirohej pak e nga pak nga Lufta e Klasave, me shpresë të lihej pas armiqësia e përçarja e përjetshme. Papritur iu drejtova vetvetes me fjalët: “Këta njerëz, të cilët më duken si jashtëtokësorë të porsa zbritur nga ndonjë planet i largët, dikur, para shumë shekujsh, kanë qenë në gjendje shtazërie të plotë. Si ndërtim në DNA nuk ka asnjë ndryshim suedezi, norvegjezi, finlandezi apo danezi nga shqiptari. Çfarë të ishte vallë ajo forcë e madhe lëvizëse shpirtërore që i ndryshoi, qytetëroi, kulturoi, ndërsa neve na la në përçarje e vëllavrasje të përjetshme! -Nga ai çast vendosa t’i vë vetes qëllim për të mësuar sekretin. 
Sa më sipër është fragment nga libri im i ardhshëm për poetin e madh dhe Njeriun Fisnik Lasgush Poradeci. 
E dyta, Ndershmëria, që ka rëndësi jetike për shoqërinë, deri më sot është një temë e patrajtuar…
.
Marre nga muri i FB. i Robert Martikos, 30 mars 2021
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.