back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

Shënime të lexuesve në përvjetorin 23 të vdekjes së Lazër Radit

Gazeta


Lazer Radi New York - 1996
Lazer Radi New York – 199

Shenime në përvjetorin e 23 të Lazer Radit

 
Muharrem Gici
Do të kujtoja fjalët e Fatbardh Kupit në hartim, për të cilat dhe u dënua: Gjethet bien, por sythët shpërthejnë…
 
Elida Hysenbegasi
Më e fundit dëshirë e Lazrit të dashur, në mes të gjithë dhimbjes dhe vuajtjes …
I ndrittë shpirti e u prehtë në paqe!
 
Dedndreu Pellumb
Trashëgimnia që la pas, e bën të përjetshëm.
 
Genc Pecnikaj
U prehtë në paqe Lazër Radi, që la pas një vepër të mirëfilltë intelektuale e humane!
Pasardhësit e tij të kenë jetën e gjatë e me e kujtue gjithmonë këtë qëndresëtar fisnik!
 
Bajram Canka Vila
Ngushëllime! Të rroni e ta kujtoni, me dritën e dashurisë dhe kujtimeve që ai la pas për të gjithë njerëzit e të dashurit që e rrethonin!
I përjetshëm kujtimi!
 
Rozeta Shebeku Groballi
Foto shumë e bukur e domethënëse! Pasqyrimi më i qartë i jetës që vazhdon ashtu pa lejen e asgjësë dhe askujt, thjesht vetëm me forcat e veta dhe që askush dhe asgjë nuk mundet ta ndalë…!!
 
Greta Dilo
Respekt për babanë tuaj! Kam pasur fatin ta njoh personalisht, sepse kemi qene komshinj tek pallatet tek Parku.
I paharruar qoftë kujtimi i tij!
 
Brahim Avdyli
I përjetshëm qoftë kujtimi për babanë, për ty Jozef Radi dhe për brezat i rinj!
Do ta kuptojnë dikur mirëfilli Dr. Lazër Radin, dritë pastë!…
 
Natasha Pustina
Sa bukur! Vazhdimi i jetës, shprehur kaq ëmbël, ju ka lënë dashuri dhe kulturë brezave të ardhshëm.
Ta kujtoni me dashuri!
 
Destan Ethemaj
Qoftë i paharruar për jetë kujtimi, kontributi patriotizmi! Shumë respekt për këtë burrë, e nacionalizmi mos vdektë kurrë.
 
Leonardo Voci
Respekt për këtë Njeri të Rrallë të Kulturës dhe Qendresës, burrërisë dhe dinjitetit njerëzor përballë Diktaturës ma monstruoze në Europën moderne. Shpirti i Tij u prehtë në paqe dhe e vërteta e Tij u shpërbleftë në kujtime të tilla in Memoriam falë jush Jozef, si bir i denjë i një Babai të tillë.
Përulje e dhe lutje të sinqertë për Shpirtin e tij kurajoz,
Lazër Radi i Përjetshëm! Kujtimi për këtë njeri të rrallë dhe intelektual të madh me fat tragjik.
I paharruar kujtimi i tij!
Drita Konda
I paharruar kujtimi i njeriut të pathyshëm përballë zinxhirave të kuq!
U prehtë shpirti i tij në Paqen e Përjetëshme!
Ju, gjaku i tij, kurrë mos pushoni së shkruari të vërtetën dhe tmerret e thundrës së kuqe!
 
Jozef Radi
Drita Konda ju falenderoj nga zemra. Eshtë një përpjekje që të mos lejojmë që e keqja ti përsëritet këtij vendi… sigurisht një kontribut modest por gjithsesi diçka është…
 
Kozma Gjini
Radi, një emër që personifikon artin dhe dhimbjen për artistin…
 
Avis Gjyshja
Cfardo që të thuash e shkruash për Dr. Lazër Radin është gjithmonë e pamjaftueshme. Më e thjeshta është që të kuptosh se sa shumë histori e së sa shumë dhimbje ka nën atë pllakë mermeri!
 
Shpëtim Brehamaj
Gjithkush që e njohu sadopak nuk do ta harrojë kurrë. U kujtoftë në përjetësi dhe ju paçi jetë të gjatë që sa më shumë ta nxirrni në pah figurën e tij dhe veprën e tij të pashterrshme!
 
Arben Shala
Memoaret e tij për Prizrenin janë mbresëlënëse, gjithashtu dokumentim i një historie sakrifice të familjes shqiptare. Edhe pse në amshim, ende mësojmë nga ai!
 
Kristaq Jorgo
Kujtim të paharruar! Shpirtëra, mendje e vullnete të tillë e bëjnë Kombin.
 
Adem Zaplluzha
Dr. Lazër Radi ishte një person i cili personifikon harenë dhe dhembjen si asnjë krijues gjer më tani. Past gjithmonë dikush në familje që e përkujton me kaq madhëshit siç meriton një gjigant i letrave shqipe!
 
Kazanova Aliaj
Dhe ashtu si e shkroi… dora e nipit i fal nji lule… ato të dy atje e ndjejnë prekjen e tij e të prehen në paqen e amshume.
 
Lulash Vatnikaj
Emna dhe njerëz të tillë i bajnë nder njerëzimit dhe tokës ku prehen.
 
Katerina Diamanti
Sa kuptomplote! është gjaku që nuk bëhet ujë… Ky nip i bukur gjithë dritë… I paharruar qoftë babai juaj i dashur Jozef…
 
Tefta Shpëtim Mersini
Sa emocion përcjell kjo foto! Rrofshi dhe e kujtofshi z. Lazër Radi. Ëngjëlli i vogël e ka marrë stafetën në dorë ta keni me jetë, shëndet e fat!
Ne ishim dy miq që e mbështetëm dhe vlerësuam njeri-tjetrin në kohë barbare!
Ne mbetëm dy miq që s’e lamë mungesën t’na përçajë, as përballë rrethanash të vështira!
Ndaj sot, ti nuk më mungon Lazër, sepse ti je ngado që shkoj e më përcjell gjithkah endem, me humanizmin tënd të pashoq!
Lazër Radi (29 janar 1916 – 23 shtator 1998)
 
Kazanova Aliaj
Kjo foto që ke vënë me babën asht kaq etër e bijë je i shkrirë mbrenda tijë! Më pëlqeu shumë po shumë.
 
Gjithçka e jotja asht për të qendrimi, fizionomia i lumtur që je pranë tijë. Prandaj të dua fort se ti i don deri në mishërim… prindët ç’rëndësi ka se si më pranon mua… Rëndesi ka që të pranoj unë, për këto të vlerësoj pa të dua si unë di.
Ndjesitë janë të çuditëshme…
 
Ervina Toptani
I paharruar qoftë kujtimi i tij. Ne krenohemi me shqiptarë të tillë e janë një guidë e mrekullueshme për si duhet të punojë secili nga ne për të ngritur vlerat tona si komb e si shtet. Respekte!
 
Shpëtim Brehamaj
Jeta me dallgët e forta dhe veprimtaria e tij e bën xha Lazrin të jetë i pavdekshëm… Jetë të gjatë ju që ta kujtoni sa më shumë! Shpresoj e besoj që vendi i tij është në parajsë!
 
Nefi Kurti
I përjetshëm ne zemrat tuaja kujtimi i babait tuaj të shtrenjtë Lazër Radi! Ai është pranë jush në çdo moment me këshillat e tij të vyera dhe kujtimet e bukura dhe të hidhura që janë gdhendur thellë brenda jush! I përjetëshëm figura e tij edhe për të gjithë ne miqtë e tu Jozef!
 
Brahim Avdyli
Ta kujtoni gjithherë kështu, sa të merrni frymë edhe ju! Në altarin e shpirtrave do t’i ndezet edhe një dritë më shumë.
U prehtë në paqe!
 
Klaudia Gargjola Shllaku
Prindi i mirë e i meçëm nuk largohet kurrë sepse pasqyrohet ndër fmijë ëngjull mbrojtes dhe udhëzues i rrugës drejt urtsisë e së vërtetës me veprat e tija… Paste dritë!
 
Gjergji Kosta
Të rroni ta kujtoni! Fjalë të bukura! Jo të gjithë kanë këtë fat me pasë mik kaq të mirë!
 
Odeta Zhegu
Prindi është shembulli më i mirë për fëmijën dhe, kur kthehet në shok kur je i rritur, është idealja. Lum babai juaj që kujtohet dhe që i ndiqet e përjetësohet vepra nga fëmijët e tij.
 
Zeneli Edlira
Askush s’vdes kur ka kush e kujton!
 
Romeo Gurakuqi
Dritë i baftë Shpirti axhës Lazër! E kujtojmë gjithmonë për gjithë atë mirësi dhe dituri që rrezatonte në çdo moment. Njerëz aq të vlefshëm për vendin u izoluan përdhunisht nga Atdheu, dikund brenda tij, për të mos i shërbyer. Vetëm ky vend, i destinuar të drejtohet përherë nga njerëzit më të mbrapshtë të tij, mund të kryejë vepra të tilla të pangjashme për kombet e qytetëruara.
 
Bedra Kaba
Shumë e vërtetë ai qe një njeri i veçantë për ty dhe gjithë që e njohën. Edukimi i tij bëri që ju mbajtët dhe mbështetët njëri tjetrin me një forcë që jo gjithkush e ka që të përballesh me trimëri e guxim para atij regjimi të keq e të pamëshirshëm.
Respekte për të dy mirënjohje për gjithçka që na falët në atë kamp internimi Savër!
 
Shefqet Dibrani
Të lumtë Jozef, se sot ka pak djem me moralin tuaj, me dashurinë deri në flijim për prindin dhe me vlerësimin e vazhdueshëm për Tat, kaq të lartë, kaq të shenjtë, siç e shprehni Ju për Lazrin! Edhe mua më vjen mirë, madje e ndjej thellë në shpirt, si kënaqësi, veçmas se ju njoha personalisht.
I lumi Lazri për djalin që ka lënë pas! Respekt!
 
Kazanova Aliaj
Rrugën e zotit ta ka falë kjo krijesë e fuqishme dhe e bekume që edhe pse asht largu fal gjithçka të fuqishme. Refreni i sfidave tuaja kishte dhe ka një të përbashkët, forcën e të vërtetës fjalë dhe dashurinë njerëzore… principalia e shoqërisë njerëzore
 
Eljona Kodra
Prindi, pasqyra ku çdo fëmijë shihet. Ky përshkrim fort i bukur. Kjoftë mirë n’paqen e Zotit, e ju paci jetë e shendet!
 
Ave Ived
Eshtë shumë interesant dhe rast për t’u studjuar, raporti yt me babën. Baba, mentor, mik, shok, pikë referimi. E rrallë sa dhe e bukur, e vlertë. Baba i rrallë, por dhe ti, djalë i rrallë.
 
Më vjen mirë.
Fatmira Allmuca
 
Fjalë zemre për një mik të jashtëzakonshëm dhe është e vërtetë që përjetësimin ta bën Miku i vërtetë, siç je ti.
Qoftë i paharruar Baba! Dedikim i bukur!
 
Kujtim Cekani
Ta kujtoni përherë miku im Jozef! Njerëz të tillë si Babai juaj ngelen pasuri kombëtare ,
 
Kujtim Morina
Të përballosh jetën me dinjitet -kjo është çeshtja!
 
Lutfi Alia
Lazër Radi mbetet një ndër intelektualët e shquar të historisë dhe kulturës shqiptare, me vepra dinjitoze që ti Jozef po ia riprezanton publikut me shumë dinjitet. Burra si Lazër Radi nuk mund të harrohen, përkundrazi mbetet shembull përgjithesues i forcës intelektuale, i guximit qytetar, model i prindit shembullor, i humanizmit të rrallë, i publicistit dhe shkrimtarit me plot vepra cilësore dhe dinjitoze. I paharruar kujtimi dhe nderimi për burrin fisnik Lazer Radi.
 
Anthony Perdoda
Gjithkujt i kanë hije fjalët e mira në kujtim të prindërve, por në rastin tand janë edhe një krenari e ligjvshme.
I ndrittë shpirti në Parajsë babës tuaj, miku im Jozef Radi!
 
Vergjil Xhafa
Krenar për njeri tjetrin!
Të rroni dhe ta kujtoni.
 
Arjeta Kokalari
Përjetësi kujtimit të Lazër Radit, enciklopedi e kohës kur dija ishte krim!
 
Ndue Lazri
E kujtofshi për jetë babanë tuaj, burrë me shumë vlera, të cilat i përcolli edhe tek ju.
 
Ahmet Asani
I paharruar qoftë kujtimi për intelektualin e shqiptarin e madh, që pata fat ta njoh e ta kem mik Lazër Radin!
 
Lumturi Lapardhaja Demiri
Ju ishit një shpirt kaluar nga ati tek biri! Ju ishit dhe mbeteni madhështia, mirësia, përkushtimi, respekti, i dashur Jozef Radi!
 
Gentiana Kone
Kujtimin e atit tand të shtrenjtë, ti e nderon dhe e mban gjallë si rrallëkush, i dashur Jozef!
 
Marjeta Lisi
Kënaqesi e trishtim me lexu pjesë nga jeta juej. U lut për ju e ju paçi jetë e bekime!
 
Stefan Basko
Τë rroni e ta kujtoni Atin tuaj të dashur, qëndrestarin e pashoq, ndaj atij regjimi që e ktheu Shqipërinë në Bukenvald!
I paharruar qoftë!
 
Shqipe Saraçi
I paharruar! Një lidhje unike kjo midis jush… ❤️
 
Rozina Guli
“…s’e lamë mungesën t’na përçajë!” Asht e vërtetë , bile
Përkundrazi afrohena edhe ma…” Mbas mungesës së tyne, ashtë fat me t’lanë kujtime të bukura!
 
Natasha Pustina
Jeta e tij është përcjellë tek ti, qoftë i pavdekshëm kur të zbukurojë birin tënd.
Nderuar qoftë ai njeri i mençur, i butë dhe papërkulur.
 
Linda Miloti
Ky baba zotëri ishte aq i zgjuar dhe me shpirt të mirë sa iu dhuroi gjithë dashurinë dhe kujdesin e tij që ti Jozef i mishëron. Unë nuk e kam njohur babanë tënd por të njoh ty, dhe e them me plot zë, që vlerat e tij i ke trashëguar të gjitha me dinjitet të lartë. Eshtë fat i madh që shoqeria ka akoma një njeri si ti.
Emrije Krosi
Lum ai prind që ka një djalë me vlera duke lartuar dhe qëmtuar veprën e të atit.
Qoftë i parajsë
 
Xun Çetta
Ah sa kujtime me të paharruarin kam, mjerisht shumë ngadalë zbardhje e realitetet po shkon, i përjetshëm emri dhe vepra nga procese në proces e tani të ndjerit Lazër Radi, ishte e madhe vepra tij Lavdi.
 
Maksim Kulla
Krenar për babanë tuaj, la pas portretin e një personazhi që mbeti në historinë e kombit shqiptar, një figurë e një intelektuali që meritoi respektin e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin. Të rroni e ta kujtoni!
 
Alfred Halilaj
Të rroni e ta kujtoni dr. Lazrin. Ai ishte human me të gjithë savrakët. Respekt dhe vetëm respekt, për gjigandë të tillë.
 
Meri Berisha
Vdes atëhere kur nuk përkujtohet, respekt për Ty mik, që me mall e përkujton.
Pushoftë në paqe në gjirin e tokës amë, për të cilën mjaft ka dhanë.
 
Tana Lameborshi
Nuk vdesin të pavdekshmit. Ai ka lënë djalë si ju, i nderuari z. Jozef, ai ka lënë portretin e një intelektuali, që do të ngelet në historinë e kombit shqiptar.. Jeni fatlum për në Baba si Lazvr Radi… Pushoftë në paqen e Përjetshme!
 
Leonora Tushe
Të rroni e ta kujtoni, atin tuaj. Nuk ka shok e këshillues më të mirë dhe më të sinqertë, se prindi.
 
Artan Kafexhiu
Me u ba shokë përgjatë jetës me gjakun tand të afërt, janë krejt të paktë njerëzit, që e arrinjë këtë!
 
Dedndreu Pellumb
I paharruar do jetë kujtimi, jeta dhe vepra e babait tuaj, si një nga burrat me cilësit më të larta të shqiptarit.
 
Faruk Myrtaj
Respektet vijnë nga jetët…
Pse jo: nga çmimi që paguhet për të mbetur në to.
 
Erieta Gajtani
Sa bukur e ke shprehë: gjithkah endem… ti ia ke përjetsue kujtimin Lazrit, në veprat e tija dhe të tuat, në atë punë gjigande që ke ba për me ia mbajtë gjallë punën e veprat e tij të vyera.. Dritë i ka e i pastë shpirti!
 
Amarilda Zenelaj
Qoftë i paharruar ndër breza emri i atij burri me vlera!
Që e kujton çdo ditë të jetës tënde (jo vetëm në data të caktuara) duhet të jetë krenar për ty Jozef Radi edhe atje ku ka rënë!
 
Ani Kris
Është emocionuese dhe e rallë të jesh shok dhe mik me prindin! I paharruar kujtimi i tij!
 
Myrteza Poshi
Në përjetësi babai Tuaj, prof. Lazër Radi, Zoti e mban në prehërin e tij, ju fëmijët e Tij ju lumtë për rrugëtimin që keni vazhduar .
I përjetshëm kujtimi, Amen!
 
Izota Rexho Haruni
Me bij si ty, prindët mbeten të pavdekshëm
Qoftë i paharruar!
 
Leonardo Voci
Eshtë nder dhe detyrim i madh të keshë një baba të tillë si Lazër Radi dhe ju jeni bij të denjë të tij.
Jozef Radi, miku im..
Të rroni dhe ta kujtoni përjetsisht. Veprat e tij janë guri i Randë i Kultures dhe Memories Shqiptare.
Shpirti i tij pushoftë në Paqen e Pasosun… Amen!
 
Alida Jolie
Lazri, ky burrë me principe dhe virtute më është bërë i dashur falë kujdesit që ti ke treguar rreth figurës së tij, jo vetëm si babë, por si njeri me vlera të rralla. Zotëri model që duhet marrë shembull dhe përkujtuar për energjinë, vitalitetin dhe qëndresën qytetare. I paharruar!
 
Artan Gjyzel Hasani
Të rroni e ta kujtoni babain!
Falë shkrimeve të tua ne njohëm përmasën e pazakontë intelektuale, atdhetare dhe njerëzore të Lazër Radit, këtij institucioni sui generis të Lirisë!
Faleminderit, Jozef!
 
Robert Prendushi
Ke pasë fatin me u rritë nën shembullin e nji Njeriu e krijuesi shumëplanësh. Puna jote, tregon se i ke ba tuejat mësimet e shembullin e babait tand, Lazër Radit të madh.
 
Kristaq Jorgo
Kujtim të paharruar Babës, Mikut, Shokut, i dashtun Jozef! I ndrittë Shpirti e Vepra!
 
Aurel Kaculini
Një familje artistësh, një binom baba-bir për t’u patur zili. Rrnofshi sa me gjatë dhe e kujtofshi gjithmonë Lazrin.
 
Tefta Shpëtim Mersini
Populli ka lënë fjalë të mënçura; dardha bie nën dardhë. Patët fat të madh që u rritët me baba, i cili nuk ishte veë për ju shok e bashkatdhetar i dijes, por për të gjithë ata të rinj e të reja që njihnin personalitetin e tij. Qoftë i paharruar e ju pasardhësit e tij, rrofshi dhe e kujtofshi! Respekt!
 
Nini Mano
Babanë e mban me vete si bir i devotshëm në gjurmët që la pas Lazër Radi! I kujtuar përjetë në breza prej jush të gjithë Radët!
 
Zhuliana Jorganxhi
Nderim, respekt dhe mirënjohje pa kufi të madhit e të ndriturit atit tuaj Lazër Radi! Ju jini bir i denjë i Tij! Ju uroj shëndet, mbarësi dhe suksese!
 
Jozef Radi
Do të doja kësaj pafundësie shënimesh mbi babanë tim t’i përgjigjesha jo thjesht me një falenderim, por më shumë… Sepse për mua vlerësimi i tim eti nuk është i lidhur me dashurinë e zakonëshme të një fëmijë… Por me vlerësimin e kontributeve dhe qëndrimeve të t… Shiko më shumë
 
Diana Lazri
Pushon në paqe baba, shoku, miku që krijoi një shpirt artisti, një trashëgimtar që e kujton me respekt, dashni e nder.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.