Shëmtia që vret bukurinë… – nga Adriatik Doçi – Kush është Selfo Merkohitoj – vrasësi i kuajve në Llogara?!

Gazeta

Kuaj të lirë
Kuaj të lirë
Shëmtia që vret bukurinë…
nga Adriatik Doçi
Kush është Selfo Merkohitoj – vrasësi i kuajve në Llogara?!

Prej disa ditësh opinioni publik u acarua me një ngjarje të pazakontë që ndodhi në Malin e Llogarasë. Një tufë e egër kuajsh që shëtisin në liri në mal, rreth 22, u qëlluan me çifte nga një i panjohur për arsye që i dinte vetëm ai. Disa kuaj u gjetën me saçme në trup të plagosur. 4 ngordhën dhe u larguan për t’u varrosur nëpër male, ndërsa tufa e mbetur u fsheh në kreshtat e Karaburunit, larg syve të njerëzve.
Kuajt i vrau Selfo Merkohitoj, një fshatar nga Dukati, fshat në rrëzë të Llogarasë. Policia dhe prokuroria e identifikuan këtë personazh të shëmtuar në fytyrë e shpirt, i cili nuk ishte herë e parë që bënte të tilla krime. Dyshohet që Selfo “dukaqoti” është edhe zjarrvënës i pyjeve edhe hajdut i tyre.
Selfo, sipas fshatarëve të zonës, ka një jetë që “livadhis” nëpër pyjet e Llogarasë. I ka vjedhur ç’të mundë pyllit e në kurriz të tij ka ndërtuar familjen, të cilën e ka ushqyer me “haram”. Në fund vrau edhe kuajt e bukur të Llogarasë. Ata që nuk flasin por vetëm vrapojnë, si pak gjëra që kanë mbetur pa vargoj në këtë vend.
Selfo, sipas informacionit, nuk ishte i vetëm kur bëri masakrën. Me vete kishte edhe djalin, K. Merkohitoj. Dardha bie mbi dardhë!
Familja Merkohitoj shquhet si familja më hajdute e zonës së Dukatit, e cila ka shkatërruar Llogaranë për hesap të bizneseve të zonës. Njëri prej tyre është Kompleksi “Alpin” i Gëzim Capojit, me vileta dhe turizëm për kafshët e egra.
Prokuroria dhe qeveria mund ta fusë në burg Selfon nga Dukati për krimin “kafshëror” ndaj kuajve të Llogarasë, por ajo që mbetet është se, natyra e egër dhe e paçmuar e Shqipërisë, ka mbetur në duar të kafshëve njerëz, të atyre që i urrejnë kuajt e bukur kur shohin shëmtinë e tyre, pasqyruar në lërat e maleve.
Marrë nga Muri i Fb, nga Adriatik Doçi, 11 gusht 2025

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit