back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Sevasti Qiriazi Dako: 1949, 30 gusht – nga Niko Kotherja

Gazeta

Sevasti Qiriazi (1871-1949)
Sevasti Qiriazi – Dako (1871-1949)( foto niko kotherja)

Sevasti Qiriazi Dako – 1949, 30 gusht

nga Niko Kotherja

1949, 30 gusht.
Në një banesë tradicionale tiranase dha frymën e fundit pionerja e arsimit kombëtar shqiptar për femra, Sevasti Qiriazi Dako.
Jeta e saj 70 vjeçare kaloi peripeci të panumërta, të ndryshme, duke rrezikuar jetën dhe familjen për shkollën shqipe si dhe për çeshtjen kombëtare.
Prej vitit 1941, do të fillonin fatkeqësitë në familjen e saj.
Atë vit vdiq bashkëshorti, patrioti i shquar Kristo Dako. I balsamosur nga i biri, Gjergji, trupi i Dakos u vendos në varrezën familjare në Kamze. Pas dy vitesh, me 1943, krejt familja u internua në Zemun, ku mrekullia bëri që të mos shuhej kjo familje. Të rraskapitur, Sevastia me motrën e saj Parashqevi, dy djemtë Gjergj dhe Skënder dhe dy nuset e tyre me fëmijet, kthehen në Tiranën e vitit 1945. Iu ishte sekuestruar gjithçka. Shtëpia dhe shkolla në Kamëz nuk ishte më e tyre. Përdhosja që filloi të mposhtte mësuesen veterane ishte makabre. Studentët e Kursit të Partisë që kishin uzurpuar godinat e tyre kishin thyer varrin e xhamtë të Kristo Dakos, i kishin shkulur kokën atij dhe me të kishin luajtur futboll…!
.
Shkolla e Dakos 1930 - (foto xhezo cana)
Shkolla e Dakos (Instituti Kyrias 1930) – (foto xhezo cana)
Mësueseve të para të shqipes iu la si favor që nëse dëshironin të banonin në kotecin e pulave të shtëpisë së tyre. Pasi e lyen me gërqele të bardhe, si zemra e tyre, për pak kohë veteranet e arsimit jetuan aty derisa u dëbuan edhe prej atje. Të mbetura rrugëve, ato gjetën mbështetje dhe strehë te ish kuzhinierja e “Institutit Kyrias”, Rukije Tafaj.
Helmi i fundit që mori nga kjo jetë ishte varja në qeli e të birit, Gjergjit, kirurgut që ishte akuzuar për spiunazh dhe gjendej i burgosur. Sevastia nuk mundi as të tërhiqte trupin e të birit pasi atë e shkatërroi traktori që punoi tokëen.
Në gjendje të vajtueshme, Sevasti Qiriazi Dako mbylli sytë në shtëpinë e Rukije Tafajt. Si “armike” u përcoll për në banesën e fundit vetëm nga katër gra: Parashqevia, nuset e dy djemve, ish kuzhinierja Rukia Tafaj dhe dy varrëmihës.
Ishte viti 1949, 30 gusht!!
.
Shkolla e Dakos 1930 - (foto xhezo cana)
Shkolla e Dakos (Instituti Kyrias – 1930) – (foto xhezo cana)
Marrë nga muri i fb. i Niko Kotheres, 30 gusht 2020
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.