back to top
11.5 C
Tirana
E hënë, 17 Mars, 2025

Sekretari Amerikan i Shtetit, z. Marco Rubio… me shenjën e kryqit në ballë – nga Lindita Komani

Gazeta

Lindita Komani
Lindita Komani
Sekretari Amerikan i Shtetit, z. Marco Rubio…
me shenjën e kryqit në ballë
nga Lindita Komani

Ka pasur një ose ndoshta me shumë komente habie sot që Sekretari Amerikan i Shtetit, z. Marco Rubio, ka folur në intervistë me shenjën e kryqit në ballë. Leximi që i bëj unë kësaj është ky (dhe le të lexohet ky postim i imi edhe si përgjigje për këdo që kishte shprehur shqetësim):
Amerika është shtet i simboleve.
Dhe mbase pikërisht ky është simboli që ajo synon t’i përcjellë botës sot.
Po qe se kjo që bëri Rubio do të kishte qenë kundër interesit amerikan, sot pa përjashtim të gjitha gazetat amerikane do të kishin shkruar kundër tij e kundër këtij gjesti. Madje edhe gazetat europiane. E vërteta është që asnjë nuk ka shkruar kundër. Vlen gjithashtu të përmendet se as intervistuesi nuk e pyeti fare për shenjën në ballë, madje as tregoi më të voglën shenjë reagimi kur e pa. Normalisht një gazetar do të ishte habitur, ose të paktën do ta kishte ngacmuar.
Unë nuk e di sesi ka qenë marrëdhënia e z.Rubio më të Mërkurën e Përhime në kohën që ka qenë senator apo më herët, por një katolik besimtar shenjën e kryqit që merret në këtë të mërkurë nuk e fshin në mënyrë aktive. Të paktën në këtë ditë. Mbajtja nuk është me detyrim, por shumë besimtarë zgjedhin që ta bëjnë këtë, sepse tregojnë shenjë përkatësie. Këtu tek ne në Shqipëri hiri hidhet mbi kokë dhe mesa di kështu hidhet përgjithësisht në Europë. Pyetini ata njerëz që e kanë marrë hirin: A e lani kokën atë ditë? A e fshini hirin? Besoj se 100% e tyre do t’u thonë që jo.
Edhe nëse asgjë tjetër nuk merret nga ky mesazh video, shenja e kryqit është mjaftueshëm shenjë për paqe e përpjekjeje për paqe. Dhe nuk ka kohë më domethënëse për ta bërë këtë sesa në kohë Kreshme. Amerika është shtet i simboleve. Dhe mbase pikërisht ky është simboli që ajo synon t’i përcjellë botës sot.
Marrë nga Muri i FB, Lindita Komani, 6 mars 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.