back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Sami Dangëllia – Historia e njeriut që vuajti një jetë në burgjet komuniste

Gazeta

Sami Dangëllia - Nji jetë burg...
Sami Dangëllia – Nji jetë burg…

I njëjti person në dy foto burgu: Sami Dangëllia. 

Hyri në burg në moshën 24 vjeçare.
Vdiq në burg në moshën 67 vjeçare.
Fotoja e parë është bërë pak kohë pas hyrjes në burg.
Fotoja e dytë është bërë pak vjet para vdekjes.
U dënua tre herë për arsye politike.
Të vetmen periudhë që nuk ishte në burg, u interrnua.
Përfundimisht vuajti 38 vjet burg dhe 5 vjet internim.
Në asnjë vend të Lindjes komuniste
nuk mund të gjesh shembuj të tillë. (nga arkivi i MPB)
muri i Fb. Kastriot Dervishi1 shtator 2013

Sami Dangëllia, njeriu i 43 viteve burg…

nga Ilir Vata

Historia e njeriut që vuajti një jetë në burgjet komuniste

Rrëfen Destan Dangëllia, si e ka përjetuar familja dhe të afërmit, burgun 43 vjeçar të Sami Dangëllisë…
Dangëllitë, vijnë më origjinë nga Përmeti, por 300 vjet më parë ata u shpërngulën dhe shkuan në fshatin Menkulas të Devollit. Një derë e madhe që do të bëhej pre e komunizmt për gjatë gjithë viteve të diktaturës. Që në fillimet e regjimit komunist e pikërisht më 1944, do të prangosej Sami Dangëllia me pas kemi, arratinë e të vëllajt të Samiut, Enver Dangëllia që më pas u ekzekutua nga Sigurimi më 1956, në kufirin Greko-Maqedon. Në vitin 1951, arrestohet babai im Demir Dangëllia, rrefen Destani… me një sërë akuzash duke e dënuar me 15 vjet burg
Motra e babait tim, pra halla Pakize Hyska, të cilës burri i vdiq në burg, ngeli e vetmja nga njerëzit e gjakut të Samiut, që e shihte në burg bashkë me babanë tim, sepse familja e Enverit u interrnua në Lushnje.
Përgjat gjithë viteve të jetës së Samiut në burg, Sigurimi na vinte në krye të akuzave, bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes dhe çfarëdo të kërkonim ata i kishim në biografi, dhe për llogjikë nuk morëm asgjë, që na takonte përveç persekutimit.

Sami Dangëllia u burgos më 1944, dhe vdiq në burg në vitin 1987-të, pra plot 43 vite burg. Edhe një herë, që u lirua, ai u arrestua pa mbrritur mirë në shtëpi.
Ajo çfarë vlen për t’u shqetsuar është fakti se si ky njeri që ka vujtur më shumë nga diktatura se askush tjetër në Botë… të mos ketë një vend ku të prehet i qetë, që brezat të kujtojnë regjimin komunist, si gjëna më të tmerrshme që ka kaluar një popull si i yni.
Unë them, se çdo qytet, do ta kishte për nder të kishte bustin e heroit të rezistencës ndaj komunizmit, Sami Dangëllinë, i cili bëri plot 43 vite burg. Ky njeri, ky simbol i qëndresës dhe stërmundimit në qelitë e tmmershme, pësoi tortura për afro gjysëm shekulli, pra ai është rast unkial në gjithë botën besoj. Askush nuk ka vuajtur nga regjimi komunist në gjithë rruzullin, aq sa Sami Dangëllia, dhe veç për këtë ai do të meritonte vëmendje me një obelisk shembull, për të gjithë ata që vuajtën nën regjimet totalitare.
Janë plotë 108 milionë vikima nga regjimi komunist në gjthë Botën, por askush nga të burgosurit nuk ka bërë aq burg sa Ai.
Edhe Mandela, që është simbol i qëndresës, ka bërë vetëm 28 vite burg, dhe me aq vite burg në Shqipëri janë me dhjetra, por simboli i Mandelës vlen për t’u vlerësuar, po aq edhe simboli i Dangëllisë.
 A duhet që shqiptarët jo vetëm të krenohen, por edhe të gjejnë ngushëllimin tek obelisku i njeriut të rezistencës së komunizmit për t’ju bërë homazhe gjithë atyre që u ekzekutuan nga komunizmi dhe të gjithë atyre të tjerve që vuajtën në qelitë e burgjeve, apo në kampet e interrnimit?!?
I afërmi i Sami Dangëllisë, Destani me lot ndër sy tregon sesi Sigurimi i Shtetit na përndoq për gjatë gjithë viteve të regjimi komunist. Ka mallë për Samiun, të atin e tij, për hallën që shkonte në burg të takonte Samiun, për Enverin xhaxhanë e ekzekutuar, për të afërmit që nuk panë një ditë të bardhë. Madje sot është e modës thotë, dhe nuk do t’i përmenden as këto fjalë, që ne po ia botojmë pa lejen e tij dhe redaksia e gazetës “Lajmëtari” i kërkon të falur…
Një njeri që studioi për pikture në liceun e Korçës dhe mbaroi shkëlqyeshëm, por biografia e njerëzve të tij të afërt e zbriti nga makina dhe nuk e la të shkonte më tej. Mban me vete punën e tij, që ka arritur të ketë një foto të saj, punën e diplomimit dhe e qan me lotë. Tani është goxha në moshë dhe djali i tij i ka kaluar të 40-at, por në shpirtin e tij ende ka trishtimin nga regjimi komunist, por ama shpreson gjithnjë se institucionet do të arrijnë të përjetsojnë Sami Dangëllinë.
Destan Dangëllia me të gjithë të afërmit e tij, është në përpjekjë të vazhdueshme dhe në bashkëpunim me shoqatat e të përndjekurve dhe të një grupi intelektualësh, që t’i propozojnë institucioneve të kulturës, Presidenti të Republikës që Dangëllia të këtë një bust në qytetin e tij, apo edhe në qendër të kryeqytetit.
Familjarët në mënyrë private kanë nisur kërkimet për figurën e Sami Dangëllisë, në arkivat e shtetit, nga dëshmitë e bashkëvuajtësit e Samiut, në Arkivin e Ministrisë së Rendit dhe te gardianët e burgjeve.
Gjithashtu familja e Destan Dangëllisë gjen rastin të falenderojë grupin e punës pranë muzeut si Agim Mustën dhe Luan Malltezin që arritën të vendosin Samiun në krye të stendës së gjenocidit për rezistencë ndaj komunizmit…

Utopia Komuniste
Utopia Komuniste

Sami Dangëllia, 43 vjet burg

Historia e njeriut që vuajti më shumë nga komunizmi…


Paradoks: Të gjithë duan medalje!

Sikur në eposin e një vendi, të mungonin heronjtë dhe legjendat, historia do të ishte e paplotë dhe do të qëndronte pezull. Ashtu, si në të vërtetë historisë sonë i mungojnë të vërtetat e mëdha për t’i dhënë rrugë fillit të një historie të plotë me të gjithë konturet dhe kontrastet, mbasi vetë historia e popullit tonë për rrjedhojë është e trishtë, por e larmishme.
Aktualisht, historia jonë qëndron pezull dhe më e keqja është se gjatë viteve të tranzicionit janë mbushur faqe gazetash dhe libra të shumtë, që paqyrojnë histori personale, fisnore, kanunore dhe qytetare, sipas oreksit të të interesuarve. Madje rëndomtë, disa nga të majmit, kanë shkruar libra individualë për pronarët, duke i shëndrruar ato në patriotë, bamirës… etj. Por ka edhe më keq, kur bashkëpuntorët e fashizmit janë dekoruar si patriotë, ka edhe nga ata që baballarët e tyre i kanë rradhitur në luftë me nacionalistët për të përfituar statuse fals. Gjithashtu ka nga ata që të atit i kanë veshur kostumin e Muharrem Bajraktarit, apo uniformën e oficerit të Zogut, e çfarë nuk kanë sajuar.
Edhe politika është ngatërruar në këtë mesele, duke dekoruar njerëz, që nuk kanë asnjë lidhje me kontributin qytetar, apo atë kombtar, madje Moisiu iu vuri dekorata dhe hajdutve të floririt në ’97, duke i cilësuar “pishtarë”, këtë gafë vazhdojnë ta bëjnë edhe sot politikanët aktualë, ku figura të njollosura nga e kaluara, u vënë medaljen e shqiponjës. Në këtë vorbull paradoksesh, vlen të përmendet se njerëz me kontribut real për çështjet kombëtare, janë lënë në harresë, gjithashtu janë lënë në harresë edhe njerëzit, që u përballën me komunizmin, duke e konsideruar këtë të fundit, si gjë të huaj e pushtuese për vendin tonë. Në këtë kuadër po permendim rastin unikal të vrasjes së poetit Havzi Nela, në Gusht të 1988, që shënoi edhe krimi e fundit komunist në vendin tonë dhe për çudi, ish- Presidenti Moisiu dhe Presidenti aktual Topi nuk e kanë marrë në shqyrtim dekorimin e tij, propozuar nga 17 shoqata të ndryshme të të përndjekurve.
Harresa e qëllimshme, apo..!?
Në kuadri e harresës kanë rënë dhe shumë intelektualë, klerikë dhe madje dhe ata që vuajtën më shumë burg dhe interrnim nga regjimi komunist.
Gjatë gjithë këtyre viteve, janë ngritur e dekoruar, sajdisur e trajtuar veçantë nga shteti të burgosur, duke i titulluar, si Mandela dhe rasti i Mandelës shqiptare Pjetër Arbnori ishe i gjetur në krahasim me vetë Mandelën, sepse Arbnori kishte vuajtur pak më shumë se vetë Mandela.
Por krahasuar me vuajtjen e të burgosurve shqiptare në burgjet komuniste janë shumë e shumë të tjerë, që kanë bërë burg më shumë se “Mandelat” madje ka nga ata që i kalojnë 35 vjet burg.
Ne do të prezantojmë “Mandelën” e kontinentit dhe të gjithë vendeve ish-komuniste, me 43 vjet burg nga regjimi komunist dhe ky është Sami Dangëllia, që për shumë arsye është shkruar shumë pak dhe ka patur pak të dhëna për të. Vetëm me dëshmitë e bashkëvuajtsve është bërë e mundur një monografi e shkurtër dhe disa rradhë janë botuar në gazetën “Liria” dhe gazetën “Lajmëtari”, si dhe ka folur për Dangëllinë edhe shkrimtari Agim Musta, ish-bashkëvujtës i Dangëllisë.

.

Burg në Shqipërinë komuniste
Burg në Shqipërinë komuniste

Kush ishte Sami Dangëllia

Sami Dangëllia lindi në fshatin Menkulas të Devollit më 1920-ën, fëmijërinë e kaloi në fshat, më vonë shkon ushtar dhe që andej bashkohet me Ballin Kombtar duke u bërë një nga aktivistët kryesorë të krahinës… por nuk zgjat dhe komunistët kthehen fitues dhe menjëherë fillojnë të ndjekin familjet nacionaliste, balliste dhe kundërshtarët politikë.
Prè e kësaj gjuetie u bë edhe Sami Dangëllia. Kështu më 8 Tetor 1944, arrestohet dhe burgoset në burgun e Korçës dhe vetëm mbas një viti e shpallin “armik të popullit”.
Sami Dangëllia u vendos në burgun e Burrelit. Më pas fillon interrnimi, por shumë shpejt do të ridënohej dhe në vitin 1960, ridënohet me 25 vjetë burg dhe dërgohet përsëri në Burrel, ku do të mirrte dhe nofkën “Gjyshi”.
Më pas kalvarin e vuajtjeve do ta kalojë në Spaç, ku Dangëllia punonte shumë për të nxjerrjen e bukën së gojës shtesë, mbasi nuk kishtë asnjë ndihmë nga të afërmit.
Punoi i skllavëruar, por i pamposhtur nga torturat… Me 21 Maj 1973, ai ishte një nga organizatorët e Revoltës së Spaçit. Megjithse nuk është lancuar si emër (sepse gjatë këtyre viteve Revolta e Spaçit është shkruajtur siç edhe e përmendëm më lart, sipas orekseve të ca të burgosurve të vegjël…) Një fakt të tillë e nxjerr në pah redaktori i gazetës “Liria” Vesejl Kulla, i cili në një takim të organizuer enkas për Revolten e Spaçit, oratori bëri prezente jo vetëm qëndresën e Dangëllisë në revoltën e Spacit, por dhe faktin se ky i fundit vuajti 43 vjet burg.
Pas Revoltës së Spaçit, Dangëllia ridel për të tretën herë në gjyq dhe dënohet me 25 vjet burg dhe 5 vjet humbjen e qytetarisë pas burgut. Sami Dangëllia vdiq në moshën 61 vjeçare në burg, pra… 43 vjet burg… pothuaj dyfishi i burgut të Mandelës.

Lajmi i vdekjes…

Ra çanga… (kështu i nis shkrimin një bashkëvujtës) për t’u rreshtuar për punë. Pasi dolën të gjithë të burgosurit vumë re se mungonte Sami Dangëllia. Pak minuta më vonë u verifukua nga disa gardianë dhe më pas hyri mjeku, ku doli me një mimikë të shthurur, duke thënë, që ka ndërruar jetë…
Kjo ngjarje e dhimbshme përkon me datën 23 prill 1987, në orën 23. Varrimi u bë nga burgu, pa e parë askush dhe pa e ditur se ku u varros, Sami Dangëllia që vuajti plot 43 vjet burg.
Kjo pjesë e errët e historisë së vendit tonë, mbart në brendësi vuajtjet më të tmerrshme, që ka parë ndonjëherë njerëzimi. Torturat më çnjerzore, uri, makth e frikë, po edhe qëndresë, përballje, gjymtime të të burgosurve në galeritë e skëterrshme, por ajo më e pamoralshmja qëndronte mbi këtë skenë, qe homazhi i vdekjes.
 Imagjinoni për një çast gardianin e burgut duke rrahur e masakruar një të burgosur, që nuk dilte në punë, apo që shante partinë dhe pushtetin. Imagjinoni sesi gardianët e vendosnin të burgosurin para sprovave të vështira, si uria, të ftohtit e dimrit, torturat.
Mendoni një të burgosur, që përplitej për mbijetesë në të vjelltin e shokut nga të rrahurat, që dhe qeniet më primitive do t’i neverisnin. Por kjo është prova e jetës dhe qenja njerëzore është e distinuar të jetojë, por ajo që është më e pështirë është fakti sesi këta gardianë mortonin në kortezh të burgosurit. Skena më rrënqethse tregohen edhe sot nga dëshmitarë okularë të asaj kohe. I burgosuri tërhiqej zvarrë në rrëpirat e Spaçit dhe fshihesh natën sikur të burgosurin ta kishin gjahun e tyre. Varrosej fshehurazi, larg syrit të të burgorurve dhe vendi i varrimit nuk tregohej deri në vuajtjen e plotë të dënimit. Këtë fat mizorë pati edhe Dangëllia, që është simboli i qëndresës ndaj regjimit, sfidë ndaj diktaturës. Në eposin tonë ai do të zërë vend si personazhet e legjendave. Brezat që do të vijnë do ta ngrenë në art këtë njeri, që iu kundërvu regjimeve despotike, si komunizmi, këtë njeri që deri më sot e kanë përmendur fare pak. Asnjë regjim nuk mund të sundojë përjetë, por ne shqiptarët do ta kemi të vështirë të hyjmë në hallka të tilla, pasi vetë vuajtjet që hoqën mijëra e mijëra shqiptarë nën regjimin komunist, janë mësimi më i mirë përgjat një fatkeqsie të madhe.
Ne na mbetet t’i dënojmë këto lloje regjimesh dhe persekutorët që morën pjesë në këtë masakër. Të ngremë në vendin e meritur vlerat më të mira të atyre që qëndruan, për të gëzuar ne sot… Vuajtjet e Dangëllisë për nga përmasat ia kalojnë çdo personazhi, që është vënë në botën e skenave, por të paktën në shqiptarët të kemi respekt për vuajtjet e tij.
 Brezat do t’i ngrenë vlerat, pasi ne ende jemi në mëdyshjet tona primitive të kryeneçsisë shqiptare, ku të gjithë duam nga një medalje.
http://www.devolli.net/sami-dangellia
Shkrimi u korigjua nga gabimet e shumta nga radiandradi.com

.

Diktatura e "Drapër e çekanit"!!
Diktatura e “Drapër e çekanit”!!

Diskutime në Murin e fb. të Kastriot Dervishit

Hyri në burg në moshën 24 vjeçare. Vdiq në burg në moshën 67 vjeçare. Fotoja e parë është bërë pak kohë pas hyrjes në burg. Fotoja e dytë është bërë pak vjet para vdekjes. U dënua tre herë për arsye politike. Të vetmen periudhë që nuk ishte në burg, u interrnua. Përfundimisht vuajti 38 vjet burg dhe 5 vjet internim. Në asnjë vend të Lindjes komuniste nuk mund të gjesh shembuj të tillë.
1 shtator 2013

Shpëtim Hereni
Burrë i urtë e qetë… Im atë ndjesë pastë, fliste me superlativa për këtë person… Qoftë i xhentit shpirti i tij
1 shtator 2013

Kastriot Dervishi
Një grup të dënuarisht me vite të pabesueshme mbi supe. Është grupi i atyre deri në 25 vjet. Pastaj grupi i atyre nga 25 – 36 vjet, etj. Shqipëria mund të krahasohet me Bashkimin Sovjetik të Stalinit për kët raste. Çdo krahasim tjetër me vendet e Lindjes komuniste është krejt i pavend.
1 shtator 2013

Artan Tivari
Kam ndje dhimbje të jashtëzakonshme për këtë njeri, i shikoj sytë e zgjuar të tij, në rini, po kështu edhe në moshë të thyer, por të lodhur nga padrejtësia dhe pritja…
2 shtator 2013

Ilya Kohen
Të nderuar bashkatdhetarë kudo që jeni,
Me shume dhimbje dhe lotë në sy lexoj vazhdimisht shkrimet e z.Dervishi dhe e ndihej të nevojshme të tonoj mirnjohje falenderim dhe respekt për këtë veprim human në kujtesë të martirëve të diktaturës dhe regjimit çnjerëzor që fatkeqsisht vuajti vatani ynë si asnjë vend i ruzullit…
Shpresoj dhe nëqofëse do të jetë nevoja, edhe  të kontribuoj që kjo vepër të vlerësohet nga publiku kombëtar dhe ndërkombëtar…
Ka ardhur koha që me të vërtetë të njihen vuajtjet e atyre heronjve dhe nga brezat më të rinj… Unë personalisht indinjohem shumë kur më jepet mundësia të flas për ta tek brezat e rinj dhe ata jo vetëm që s’më kuptojnë por më shikojnë në sy me përbuzje dhe mosbesim duke menduar se unë vij nga ndonjë planet i panjohur.
Pra kjo është fatkeqsia dhe katastrofa për ata që vuajtën atë periudhë mizore… Pikërisht këtu qëndron vlera dhe merita e shkrimeve reale të z.Dervishi
Urime dhe suksese të karrierën tuaj…
3 shtator 2013

Klodi Stralla
Njerëz si Samiu ishin viktima të një sistemi djallëzor, që nëpërmjet dënimesh të ashpra ndaj atyre që nuk kishin bërë asgjë, trasmetonin mesazhin e frikës kolektive për gjithë shoqërinë…
3 shtator 2013

Kolec Traboini
Tmerr! Një martir i vërtetë! I lexohet fataliteti i jetës në sy. Njerëz të tillë janë simbol i sakrificave për idealin e lirisë. Nuk e di çfarë vlerësimesh i janë dhënë, a ka një rrugë me emrin e tij, a shkruan kush diçka për këtë njeri? Përshëndetje Kastriot dhe më vjen shumë mirë që e kujton Sami Dangëllinë!
3 shtator 2013
(muri i fb. Kastriot Dervishi)

 

Related Images:

More articles

2 KOMENTET

  1. Respekt për një martir demokracie…
    Kam dëgjuar për Sami Dangëllinë nga prindërit e mi dhe të trishton fakti që ngelet në harresë… Janë nderuar të burgosur ordinerë, të burgosur për vjedhje e veprime të ulta dhe lihet mënjane një figurë si Dangëllia.
    Turp për kët shtetin tonë!

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.