back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Rushen Golemi (1935-2018) – një ikonë e Gruas Shqiptare.

Gazeta

Doktoresha Rushen Golemi
Doktoresha Rushen Golemi

Rushen Golemi (1935-2018) –

një ikonë e Gruas Shqiptare. 

U nda nga jeta një ikonë e Gruas Shqiptare.
Rushen Golemi, e lindur në korrik të 1935, me baba Mahmut Golemin, nga Golemi i Kurveleshit, një nëpunës i niveleve të larta, i cili mbaroi studimet në një periudhë ku mbizotëronte prapambetja në të gjitha nivelet. Ajo mbaron fakultetin e mjekësisë në 1957, dhe fillon punë kirurge.
Ajo dinte të shëronte zemra me bisturinë e saj, por me dashurinë dhe përkujdesjen ndaj njeriut, ishte mbi të gjitha bisturitë. Doktoreshë Rushen Golemi ishte krenare që ishte bijë Golemi, pavarësisht se aty nuk lindi, e në një vizitë të saj tha: Jam krenare që jam bijë e këtij fshati, që ka lindur gra të mëdha, që kanë ditur të rrisin dhe edukojnë brezat, të zgjuar, trima, bujare dhe shkencëtarë. Merita ka gjiri i këtyre nënave të mrekullueshme, që mëkoi brezat e lavdishëm të Golemit!
Shkëputur nga libri i Fatmira Lazaj Milori – “Ato qëkapërecenin ylberin!”
U prehtë në paqe intelektualja e klasit të parë…
.
Rushen Golemi në nji nga fotot e fundit të saj
Rushen Golemi në nji nga fotot e fundit të saj
Krenare për të kushdo që mban mbiemrin e përbashkët Golemi
Sot u nda nga jeta Dr. Rushen Golemi.
Një lajm shumë i hidhur ky për familjen e saj, për të gjithë ne, që patëm fatin e privilegjin te punojmë me atë në sallën e operacionit, ambjentet spitalore, ditën dhe natën, në Tiranë e larg saj, kudo ku njeriu kishte nevojë për ndihmën e kirurges së shquar, humane e të paepur.
Dr. Rusheni, një mjeke e rrallë, e papërseritshme ndoshta, por dhe një zemër e madhe që rrahu për Demokraci e Perëndim.
Deputete e PD-së e zgjedhur me 1992, atëhere kur duhej përmbysja e të lindete liria.
Jeta e saj si mjeke, kirurge, pedagoge, deputete, pa harruar kurrë dhe familjen, janë modeli më i mirë për këdo që aspiron të bëjë dicka të vlefeshme në jetë.
I pa harruar do të jetë kujtimi i saj.
.
Rushen Golemi (26 korrik 1935 - 28 shkurt 2018)
Rushen Golemi (26 korrik 1935 – 28 shkurt 2018)
Kush ishte Rushen Golemi?!
E para mjeke kirurge në Shqipëri.
Mjekja Rushen Golemi njihet si e para kirurge femër në Shqipëri.
E lindur në Durrës, më 16 korrik 1935, Rusheni është vajza e Mahmut Golemit, i njohur si prefekt në shumë qytete të Shqipërisë, por edhe si Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë.
Për Rushenin është realizuar edhe një dokumentar në vitet ‘70-‘80, si kirurgia e parë femër në Shqipëri, ndërsa ka qenë dalluar për aktivitete sportive, sidomos në volejboll dhe atletikë.
Rushen Golemi do të ishte ndër të parat studente të degës së mjekësisë.
“Nga Durrësi shkuam vetëm dy gjimnazistë. I gjithë fakulteti kishte vetëm 48 studentë nga të cilët vetëm 8 vajza. Në fund përfunduam shkollën 61, sepse disa studentë u kthyen nga jashtë dhe na u bashkuan rrugës. Pedagogët i kishim thuajse të gjithë nga Rusia, ndërsa shqiptarët ishin asistentë të tyre”, – rrëfente ajo vite më parë në një intervistë për një të përditshme.
Ajo ju përkushtua profesionit të mjekes kirurge dhe operacionin e parë e ka kryer në vitin e katërt të fakultetit.
Në vitet ’90, ajo u angazhua në politikë dhe u zgjodh deputete e PD-së në vitin 1992. “Ndërkohë që u angazhova në politikë, vazhdoja të isha kirurge, pasi si deputetë ne nuk kishim as rrogë. Si familje me “njollë në biografi”, ne u përfshimë menjëherë pro ndryshimit të sistemit komunist. Për shkak të shumë viteve punë si kirurge, mua më njihnin të gjithë. Shumë prej tyre që u anëtarësuan në Partinë Demokratike i kisha pasur ose studentë ose pacientë”, – rrëfente ajo.
Rushen Golemi ishte nëna e tri fëmijëve, e dy binjakeve Inis dhe Iris, si dhe e djalit Konstandin, ndërsa ka 7 nipër e mbesa.

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.