
Rrok Zojzi (1910-1995)
Për të gjithë ju që pyesni:
“Kush i ka bërë këto foto kaq interesante
të ekspozitës “Ekspedita Etnografike”?
Ju prezantojmë me njeriun pas aparatit, i cili rendi pas pasionit të tij për të dokumentuar vlerat e antropologjisë shqiptare: Rrok Zojzi (1910-1995).
I lindur në Shkodër, Zojzi nuk ishte thjesht arsimtar, ai ishte eksplorues, studiues, alpinist dhe mbi të gjitha një “detektiv” i kulturës shqiptare. Nga malet te fshatrat më të largëta, ai kërkonte, studionte dhe dokumentonte gjithçka që tregonte historinë dhe traditat tona.
Në vitet ‘30-’40, ai nisi të bëhej i njohur për shkrimet e tij, ndërsa më vonë ndau njohuritë edhe përmes ligjëratave në radio (po, versioni i asaj kohe i “podcast-eve”).
Nga viti 1947 e derisa doli në pension, ai drejtoi sektorin e etnografisë, duke lënë pas një pasuri të madhe studimesh dhe materialesh që sot na ndihmojnë të kuptojmë më mirë kush jemi.
Pra, herën tjetër që ndaleni para një fotografie në ekspozitë, kujtoni: nuk është thjesht një foto… është një copë historie e kapur nga një njeri që nuk rrinte dot pa eksploruar.
Ju presim ta zbuloni ekspozitën nga afër muzeu kombëtar…