
Rreth protestës së veteranëve të UÇK në Tiranë
nga Fred Sulaj
Protesta e veteranëve të UÇK në Tiranë, në të cilën çdo shqiptar ndihet pjesëmarrës për të nderuar heronjtë dhe të rënët e luftës, në fakt është në mbështetje të Hashim Thaçit, Veselit etj drejtues të një fraksioni të komandës së -së të cilët janë vrasës të qindra shqiptarëve që mendonin ndryshe dhe hajdutë ordinerë të shtetit të Kosovës të kthyer në miliarderë me llogari bankare të vërtetuara në bankat e Qipros etj. Ne duhet të nderojmë të rënët pasi këta të gjallët miliarderë të Hagës janë turpi dhe krimi i Kosovës. As nuk mund të harrohen veprimtaria heroike çlirimtare e UÇK kundër armikut serb dhe gjithë shërbëtorëve dhe spiunëve serbë e shqiptarë, si dhe gjaku dhe sakrifica e mijëra dëshmorëve. Dekori i madh i protestës me figurat e stërmadha të Thaçit dhe Veselit të monitoruara me kujdes nga politikanë miliarderë nga Prishtina në Tiranë, e mbushur me çlirimtarë të manipuluar që luftuan trimërisht dhe meritojnë respekt dhe vëmendje, nuk na pengon që t’u përulemi dëshmorëve dhe heronjve të kësaj lufte të madhe të shqiptarëve, por edhe këtyre luftëtarëve trima dhe patriotë të kombit shqiptar. Me këtë lëvizje pas kuintave kërkohet të shpëtohen veprimtaritë kriminale të ndodhura në luftën e Kosovës nga shtabi i Rognerit si Thaçi, Veseli etje. që me reminishencat e ideologjisë marksiste të organizimit të LPK (Lëvizja Popullore e Kosovës) si prodhim i Diktaturës komuniste shqiptare të Enver Hoxhës me sens komunist çlirimtar, kryen krime selektive kundër nacionalistëve shqiptarë që pushtetin ta merrnin me dhunë dhe krime militantët neomarksistë të Lëvizjes Popullore të Kosovës të krijuar nga Enver Hoxha. Ashtu si lufta e popullit shqiptar në Shqipërinë londineze që u tradhëtua nga komunistët në Mukje dhe vazhdoi me krimet e komunistëve kundër nacionalistëve për një vit në të gjithë Shqipërinë (Tetor 1943 – Nëntor 1944), me vrasjet e mbi 70 intelektualëve të vendit në hotel Bristol etje., kur Tirana ishte e pushtuar nga gjermanët dhe më pas me vrasje me dhe pa gjyq të elitës së vendit edhe neomarksistët e Kosovës mbas marrëveshjes së Oslos për koordinimin e luftës midis Qeverisë së Rugovës dhe UÇK filluan vrasjet e nacionalistëve duke filluar me Ministrin e Mbrojtjes, Ahmet Krasniqin, Ilir Konushevcin, Fehmi Aganin e mbi 150 shqiptarëve të tjerë gjatë dhe mbas luftës deri në atentatin kundër vetë Rugovës etje., nëpërmjet vrasësve të rekrutuar nga Thaçi, Veseli etje. Thaçi ndodhet me meritë në Hagë dhe ai duhet të japë llogari për krimet fraksioniste të grupit të tij me komando vrasëse kundër nacionalistëve të Kosovës për të cilën çlirimtarët dhe veteranët nuk janë përgjegjës dhe vetë UÇK si komandë kolektive nuk ka pasur dijeni!! Lufta e UÇK-së është një luftë e pastër çlirimtare sepse asnjë njësi luftarake e saj nuk hyri në luftë me vëllezërit e saj të Ministrisë së mbrojtjes së Kosovës dhe respektoi Marrëveshjen e Oslos. Gjithë përgjegjësia bie mbi këtë grup kriminal.
Nuk është rastësi që Thaçi, Veseli and CO ishin bashkë dhe në një qëndrim me qeverinë postkomuniste bllokiste të Tiranës, për ndarjen e Kosovës në bashkëpunim me Serbinë. Kjo tradhëti e re lidhet edhe me tradhëtinë e vjetër të dorëzimit të Kosovës nga Enver Hoxha miqve të tyre serbë me 1945, me veprimtari kriminale antishqiptare të vrasjeve të përbashkëta të rreth 30 mijë naconalistëve shqiptarë bashkë me Masakren e Tivarit për të cilën komunisto-enveristët shqiptarë nuk kanë dhënë asnjë herë llogari.
Thaçi and CO e votoi dhe mbështeti gjykatën speciale dhe një ditë me diell kur ishte nisur te takonte presidentin Tramp u arrestua për llogari të kësaj gjykate, por Shtëpia e Bardhë që kishte anuncuar takimin nuk bëri asnjë protestë për këtë veprim. A kishte dorë vete SHBA në këto veprime? Patjetër që po, sepse duhet të matet mirë kushdo në botë që arreston një personalitet që pritej të takohej me Tramp. SHBA nuk ka qenë dakord për ndarjen e Kosovës dhe kështu zyrtarisht asnjëherë nuk kërkoi se çfarë fati pësoi Thaçi me shokët e tij , por sot kur shihet që gjykata ka dalë nga kontrolli perëndimor dhe është më tepër nën ndikimin serbo-rus po duket pak vonë për frenim.
Mitingu në Tiranë ishte mjaft delikat, mbasi një ditë më parë PS, refuzoi në parlament deklarimin e një rezolute për genocidin e Sërbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës, duke zbuluar kështu lidhjet e vjetra dhe të reja me Beogradin. Një protestë për të mbrojtur miliarderët kriminelë të UÇK-së bëhet për të shuar efektet që do të jepte rezoluta e cila duhej ti dërgohej institucioneve ndërkombëtare për shqyrtim dhe të dënonte shtetin serb si genocidal. Herët a vonë kjo duhet bërë edhe pse nuk duan miqtë e serbëve.
Marrë nga Muri i FB Fred Sulaj, 18 tetor 2025
Bashkohem me ata që e masin shumë fjalën kur flasim për Kosovën… Ne, të Shqipërisë Londineze, nuk dimë shumë gjëra të Atjeshme, edhe kur duam ta ndjejmë veten njësh me shqiptarët atje. Identiteti është krijuar në kohë të gjata dhe ashtu mbetet, por është edhe gati një shekull midis. Është tërë koha e komunizmës, kur ne e kishim komunistin shqiptar, ata e kishin sllav, ne ishim totalisht të mbyllur, ata e kishin edhe pronën edhe botën të hapur edhe të drejtën për Zot, ata botonin edhe krijimtarinë shqipe të ndaluar në Tiranë… Përtej paragjykimeve (se si u ngjiz lëvizja për pavarësi e liri në Kosovë, nga erdhi ajo dhe cilët ishin kontaktet e saj me Tiranën) na duhet të dëgjojmë vetë ata, shqipot e Kosovës, përpara se të zgjasim fjalën. Që të fillojmë të merremi vesh mes vedi, duhet te kujtohemi ku nisi ndarja. Nuk mund te mos kthehemi te (mos)Marreveshja e Mukjes. Ishin serbët komunistë që i frynë ndarjes dhe vëllavrasjes. Nëse pranojmë këtë, e kemi më kollaj ta shohim historinë dhe njeri tjetrin me të vërtetë, më të afërt, të njeri-tjetrit. Megjithatë, liria dhe fryma humane i ka ca rregulla të kudoshme: qenia njerëzore duhet të jetë e hapur, në syrin e të tjerëve, të rregullave dhe ligjeve. Shoqëria e organizuar e ka të domosdoshme Ligjin për të gjithë, përmbi të gjithë. Individi duhet të lindet e të rritet dhe të vet-kujtohet se një ditë do t’i duhet të përgjigjet për veprimet e tij, për fjalën e thënë dhe pronën e sigurur pa punë. Po, edhe ndaj përkatësisë kombëtare, vjen një ditë që do duhet të përgjigjet… Nëse komunizmi në Tiranë hyri përmes ndëshkimesh pa gjyq, më pas zhduku avokatët dhe fshiu edhe nga dukja Ministrinë e Drejtësisë, asnjëherë nuk duhet marrë si shembull qeverisje. Padrejtësia e gjatë, bën të pashmangshëm më pastaj ndërhyrjet e posaçme, Gjykatat Speciale apo Reformat me SPAK, të cilat nuk jane modeli me fatlum, por pa to zullumi e paligjshmëria do thellohej edhe më tej. Mitingjet dhe antimitingjet janë mjete politike, të grupimeve, partive, por jo doemos të qeverisjes dhe aq më pak të bërjes së Shtetit.
nga Faruk Myrtaj, Muri i FB Fred Sulaj, 18 tetor 2025