
Rrëfimet e Komunizmit
nga Gian Paolo Serino
Shënime mbi librin “Rrëfenjat e Komunizmit” nga Anita Likmeta
Falënderoj Gian Paolo Serinon për leximin e tij të thellë e dashamir.
Është diçka e rrallë të dëgjosh dikë që të lexon kështu,
me një vështrim që përshkon tekstin
dhe shkon drejt e në origjinën e rrëfimit.
Fjalët e tij nuk i ofrojnë librit një koment,
por një kontrapunkt: një formë dëgjimi.
Dhe për këtë ndjehem thellësisht mirënjohëse.
Anita Likmeta

Çfarë është një diktaturë?
Sot, ato janë imazhe televizive, makthe në formën e dronëve që duket se duan të na stërvisin me mizoritë ushtarake dhe çnjerëzore, por kurrë morale apo etike. Edhe fëmijët, si në Gaza apo Ukrainë apo edhe në 47 vendet e tjera të botës ku po ndodhin masakra: ku fëmijët paraqiten si viktima të piketuara.
Në këtë libër, “Rrëfenjat e Komunizmit”, shkrimtarja Anita Likmeta (botuar nga Marsilio Editori) nuk na tregon vetëm për shpirtin e zemrave tëhyera, lotët e shndërruara në bojë, shkrimin me ritmin e nji “daulleje qumështi”, me shpirtin ngurrues e për këtë arsye edhe më verbues se të Ágota Kristóf (zbuluar prej meje në fund të viteve 1990, botuar nga Donzelli Editore) o të Magda Szabó, që ndihmova të rizbulohesh në Itali, kur tashmë ishte harruar (e zbulova falë kurajos së Edizioni Anfora të Mónika Szilágyi).
S’është diçka për t’u mburrur, sepse shkrimtarja rrëfente për fletë të hedhura nga era, të fëmijëve në Shqipërinë postkomuniste që nuk turpëroheshin nga varfëria e rreckave të tyre, por janë krenarë, sepse në fund të fundit, ato lecka s’janë flamuj të bardhë apo këmisha force për çka ata kanë përjetuar, por flamuj të ngritur midis mureve që po shëmben, lodra që po t’i shihnim nga afër, mund edhe të na vrisnin.
Një roman me shumë vlera, i rrallë, si të paktët që po dalin në pah. Poezi mes hithrave dhe zjarrit të mitralozëve nga një e kaluar që nga një anë duket sikur i përkëdhel veteranët e moshuar si një mitër nëne – që më keq se kaq s’mund të bëhej – e nga ana tjetër, ofron shtigje që s’janë rrugë shpëtimi, po më së shumti ëndrra jete, të afta për të shlyer çdo “maskë që fsheh” atë egërsi që shumë shpesh vazhdon të quhet ideologji.
Këtu s’ka asnjë ideologji. Ka duar të shtrira, jashtë mëshire dhe varet prej nesh ta bëjmë që përralla të bëhet realitet.
Marrë nga muri i FB Anita Likmeta, 8 qershor 2025