
Rivalë apo Partnerë? – “Kurthi i Tuqididit”
nga Klodi Stralla
Rivalë – quhen dy shtete ose dy individë që synojnë të arrijnë të njëjtën gjë. Kjo lloj marrëdhenie nënkupton konflikt dhe lufta mes tyre është “arbitri” që vendos se kush prej tyre do ta arrijë qëllimin e dëshiruar.
Partnerë – quhen dy shtete ose dy individë që e gjejnë gjuhën e përbashkët për të ndarë interesat me njëri-tjetrin. Partneriteti nënkupton paqe dhe marrëveshje të arsyshme, jo luftë. Ndarja e “zonave të influences” është pasojë e saj.
Presidenti kinez, Xi Jinping, gjatë Samitit me homologun amerikan Donald Trump përmendi të ashtuquajturin “Kurth i Tukididit“, për t’i dërguar një mesazh të qartë SHBA-ve se është në interesin e ndësjelltë të të dy palëve që ta shohin njëra-tjetrën si partnere dhe jo si rivale.
Shprehja “Kurthi i Tuqididit” u bë e famshme nga politologu amerikan i Harvardit, Graham Allison, autor i ese-së – “Të destinuar për luftë: A mund t’i shpëtojnë Amerika dhe Kina kurthit të Thukididit?”
Teoria e tij është frymëzuar nga Lufta e Peloponezit (431-404 p.e.r), e rrëfyer nga historiani grek Thukididi. Konflikti me armë midis Spartës dhe Athinës lindi nga rritja e fuqisë athinase dhe frika që kjo ngritje shkaktoi në Spartën dominuese. Luftën e fitoi Sparta duke shkatëruar fuqinë detaro-tregëtare të Athinës.
E zbatuar në shekullin e 21-të, formula përshkruan rrezikun e një përplasjeje midis Kinës, një fuqie në zhvillim, dhe SHBA, një fuqie të konsoliduar. Mosbesimi i ndërsjellë, llogaritjet e gabuara, presioni i brendshëm politik dhe konkurrenca strategjike mund ta bëjnë përballjen gjithnjë e më të vështirë për t’u kontrolluar.
Xi e përsëriti këtë koncept para Trump, duke transformuar një teori gjeopolitike në një mesazh diplomatik: – Parandaloni përshkallëzimin e rivalitetit!
Marrë nga Muri i FB, Klodi Stralla 14 maj 2026