back to top
9.5 C
Tirana
E martë, 17 Shkurt, 2026

Rilindja Kombëtare duhet të ringjallë përsëri Shqipërinë dhe shqiptarët edhe në Shekullin 21 – nga Artur Shkurti

Gazeta

Gjergj Fishta & Naim Frasheri
Gjergj Fishta & Naim Frasheri
Rilindja Kombëtare duhet të ringjallë përsëri
Shqipërinë dhe shqiptarët edhe në Shekullin 21
nga Artur Shkurti
Drejtor i shkollës “Udha e Shkronjave” 
“Shpëndra, hithra, ferra,
përsipër të kanë rënë,
dritën ta kanë zënë
me fletë shumë të gjera”
Naim Frashëri
Me rastin e vitit të ri urojmë që shqiptarët të gjejnë forcën për të pastruar gjakun që u është ndyrë nga karteli i partive politike që qeverisin për 35 vjet. Urojmë të pastrojnë gjakun me ujin e kulluar të mësimeve të Rilindjes Kombëtare që do t’u mësojnë karakterin dhe virtytet dhe do t’u japin zgjidhjet, metodat, vizionin, guximin. Nuk janë shumë larg mësimet e tyre. Librat e rilindasve janë në biblioteka familjare, në bibioteka të qytetit, të shkollave, në bibliotekën kombëtare, por ato libra duhen marrë, duhen lexuar, e mësuar, duhen kuptuar. Dikush ka punuar që ato të shpërfillen dhe ai dikush është Sistemi Arsimor Shqiptar që është vegël e shtetit që ka synime të tilla të ulta dhe bëjnë “sikur nuk e kanë mendjen aty”.
Listën “e rilindasve” “antikombëtarë” më poshtë do ta shtonim edhe me ato që bëjnë sikur nuk e kanë mendjen që janë Partia Demokratike, udhëhequr nga Sali Berisha, Partia e Lirisë, udhëhequr nga Ilir Meta dhe e shoqja, apo me Partinë Mundësia të Agron Shehaj që bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe ndihmojnë në mjegullnajë. Por sigurisht niveli më i lartë i ndikimit negativ është tek këta që kemi në poster. Kujtojmë që Kuvendi i Shqipërisë (e majtë e djathtë) ka miratuar ligje kundër Rilindjes Kombëtare dhe në unison shpërfillin Rilindjen Kombëtare dhe rilindasit. U shpërfill Naim Frashëri (që iu hoq Urdhri “Naim Frashëri), u shpërfill Pashko Vasa (në 200 vjetor) u shpërfill Gjergj Fishta në 85 vjetorin e vdekjes (më 30 dhjetor 2025).
Naim Bej Frasheri (1846-1900)
Naim Bej Frasheri (1846-1900)
Megjithëse ua provuam dhe kërkuam zyrtarisht që Kuvendi të hetonte Shpërfilljen e Rilindjes Kombëtare dhe dëmtimin e Naim Frashërit, ata nuk reaguan.
Sistemi edukativ shqiptar e ka mesazhin simbolik të fuqishëm në flamurin kombëtar. Kjo do të thotë që sistemi edukativ si ai formal, ashtu edhe ai i familjes, apo i shoqërisë shqiptare, në tërësi, duhet të duan unitetin e Veriut me Jugun, të toskëve me gegët, sintezën e shenjtërisë së krishterë dhe shenjtërisë muslimane, sintezën e qytetërimit perëndimor dhe atij lindor, të së djathtës me të majtën, dhe veç në këtë mënyrë ta bëjnë të ardhmen e tyre, duke rritur mirëqënien e rracës së tyre, të krijojnë familje e fise të shëndosha, duke luftuar varfërinë, që diferencat e pasurisë të jenë të vogla dhe kombi të ecë me një hap, me një dëshirë, me një qëllim. Nuk ka udhë tjetër! Dhe mundet! … nëse shkollat, familjet, mediat, institucionet mësohen/edukohen dhe edukojnë në këtë mënyrë kombëtare, jashtë konkurencës, jashtë dëshirave konvertuese që synon përçarjen fetare, krahinore, klasore deri dhe gjinore!
“Udha e Shkronjave”

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.