back to top
13.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025

Revista e njohur botërore “Science” dhe gjuha shqipe – nga Fadil Hoxha – Prizren

Gazeta

Fadil Hoxha
Fadil Hoxha
Revista e njohur botërore “Science” dhe gjuha shqipe
nga Fadil Hoxha – Prizren

Ky “akademiku” Ardian Vehbiu citohet shumë nga serbët, ndërsa për temën që flet dëshmon mungesë të njohurive elementare.
Së pari, revista e njohur botërore “Science” nuk ka bërë kurrfarë studimi të gjuhës shqipe apo të gjuhëve indo-evropiane, por atë studim e ka bërë instituti Max Planck i antropologjisë evolutive në Lajpzig të Gjermanisë, ku kanë marrë pjesë 80 studiues të fushës së linguistikës dhe gjenetikës.
Publikimin në revistën “Science”, e kanë bërë 33 autorë të studimit që ka zgjatur nga 2015 deri në 2023. Pra, studimi ka zgjatur 8 vjet dhe prandaj është një studim i thellë dhe shumë kompleks.
Pra, nuk është thjeshtë një “artikull” siç po thotë Ardian Vehbiu, por një studim i thellë dhe i gjatë shkencor, ku janë përdorur metodat më të avancuara shkencore.
Studimi në fjalë e nxjerrë gjuhën shqipe si më të vjetrën nga gjuhët e mbijetuara.
Në grafikonin kohor të studimit del gjuha anatoliane (Anatolian) si më e vjetra, e pasuar nga tokarishtja (Tocharian), që të dyja këto gjuhë të vdekura dhe pa pasardhës.
E treta del gjuha shqipe (Albanian – më e vjetra e mbijetuar), e pasuar nga armenishtja (Armenian), greqishtja (Greek), indishtja (Indic), iranishtja (Iranic), sllavishtja (Slavic), pastaj gjuha baltike (Baltic), italike (Italic), gjermanike (Germanic) dhe kelte (Celtic).
Autorët nuk bëjnë një prerje djathi, por theksojnë se gjuha mëmë e pothuaj krejt evropianëve, të indisë dhe gjuhëve iranike – gjuha indo-europiane u fol afërsisht para 8100 vjetëve kur edhe filloi shkëputja e degëve të saj me ç’rast rreth 7000 vjet më parë u shkëputën 7 degët e para.
Kjo do të thotë se shqipja është 7000 vjet e vjetër.
Përndryshe, Instituti Max Planck në Lajpzig është themeluar në vitin 1911 dhe ka një përvojë shumë të gjatë të studimeve gjuhësore, edhe për faktin që universiteti i këtij qyteti është marrë me studimin e gjuhëve evropiane që nga mesi i viteve ‘70 të shekullit 19 që do të thotë rreth 150 vjet studime.
Duhet cekur se modeli i prof. Heggarty, si autor kryesor i studimit, nuk dallon pothuajse fare me të gjitha modelet e njohura të gjuhëve indo-evropiane.
Një dallim është për shembull që disa modele i vënë bashkarisht apo si degë të vetme gjuhët baltike dhe sllavike (Balto-Slavic) si dhe indiko iranike (Indic-Iranic).

Revista "Scienze"
Revista “Scienze”

Studimi i publikuar në revistën “Science”: https://www.science.org/doi/10.1126/science.abg0818
Studimi i publikuar nga instituti gjerman Max Planck. https://www.mpg.de/…/0725-evan-origin-of-the-indo…
Artikulli në “Science” me shpjegime plotësuese rreth studimit:  https://www.science.org/…/new-language-database-narrows…
Studimi i publikuar në revistën “Science”: https://www.science.org/doi/10.1126/science.abg0818
Studimi i publikuar nga instituti gjerman Max Planck. https://www.mpg.de/…/0725-evan-origin-of-the-indo…
Artikulli në “Science” me shpjegime plotësuese rreth studimit:  https://www.science.org/…/new-language-database-narrows…
Language trees with sampled ancestors support a hybrid model for the origin of Indo-European languages
Fadil Hoxha – Prizren, 9 Dhjetor 2024

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.