back to top
15.5 C
Tirana
E martë, 21 Prill, 2026

Retrospektivë, 1957 – nga Afrim Krasniqi

Gazeta

Takimi midis delegacionit Kinez dhe atij shqiptar 1957
Takimi midis delegacionit Kinez dhe atij shqiptar 1957
Retrospektivë, 1957
nga Afrim Krasniqi

Sipas traditës, kryeministri raporton tek Aleati politik i radhës dhe ofron një informacion me rëndësi për raportet e Shqipërisë me Perëndimin: incidentin tragjik të kanalit të Korfuzit (1946) ku humbën jetën 44 ushtarakë britanike. Gjykata Ndërkombëtare na penalizoi, marrëdhëniet me Britaninë u rivendosën me 1991, dosja e kompensimit financiar vijoi deri më 1998-1999. Shqipëria asnjëherë nuk e pranoi përgjegjësinë dhe as dijeninë lidhur me minat. Zyrtarisht Shqipëria nuk e ka pranuar asnjëherë, as më 1992 kur u arrit akordi për memorandumin rreth marrëdhënieve. Zgjidhje shtetërore, shumë shtete e bëjnë sidomos kur janë në konflikte gjyqësore.
Ndryshe ta dish të vërtetën dhe ta refuzosh për strategji gjyqësore, ndryshe ta dish dhe ta besosh të kundërtën. Dokumentet si ky, i njohur dhe i cituar prej vitesh në qarqet e historianëve dhe që e kanë të gjitha kancelaritë e shteteve të përfshira (edhe UK), tregojnë se krerët e shtetit e partisë e dinin, e raportonin rregullisht, sipas aleancave, fillimisht te jugosllavët, pastaj te sovjetikët dhe këtu te kinezët. Në libra, fjalime dhe mediat zyrtare faji ishte “britanik” dhe në kontekst më të gjerë, i imperialistëve anglo-amerikanë. Krijimi i armikut imagjinar dhe modeli i viktimizimit ishin mjete legjitimiteti dhe alibi justifikimi për pushtetin e dhunshëm. Mite të tilla fiktive vijojnë edhe sot të zënë vend në shumë tekste shkollore, botime dhe narrativa politike e publike.
Çështje indoktrinimi dhe formimi uniform pa lejuar mendim kritik ose mendimit ndryshe, ku fakti nuk ka vlerë dhe ku përsëritet teza abuzuese “historinë e shkruajnë fituesi/ pushtetet e radhës”. Turma ndjekësish pas tyre që nuk mendojnë, por riprodhojnë variantin që iu jep pushteti i radhës/shefi i radhës. Dhe të gjithë e përsërisin e përsërisin aq shumë dhe aq me fanatizëm sa edhe krijuesit vetë fillojnë dhe e besojnë. Ky dokument është vetëm një prej shumë detajeve/ rasteve të tilla.
Mesazhi? Jemi 80 vjet më vonë dhe është mirë që të flasim mbi disa të vërteta të rëndësishme. Një histori e gjatë dokumentesh e faktesh sesi historia politike dhe publike e ri-ri-ri-rishpikuar dhe imponuar nga lart është dominuar nga mitet dhe retushuar sipas nevojave politike të kohës…
Marrë nga Afrim Krasniqi, 9 mars 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.