back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

“Requiem për Musine Kokalarin” – dramë nga Gjergj Jozef Kola + Opinione

Gazeta

Requiem per Musine Kokalarin - Gjergj Jozef Kola
Requiem per Musine Kokalarin – Gjergj Jozef Kola

“Requiem për Musine Kokalarin”

dramë nga Gjergj Jozef Kola

Në shkurt asht përvjetori i lindjes së Musine Kokalarit, ndaj kjo dramë vjen si përkujtim ndaj jetës dhe veprës së saj. Drama “Requiem për Musine Kokalarin” nuk asht Biografia e Musinesë, porse asht ndërtue mbi elemente biografikë, si vepër arti, për me nxjerrë në pah bukurinë e shpirtit të saj.
Libri mund të merret në linkun e maposhtëm në Amazon.com apo Amazon. simbas vendit ku jetoni, në versionin gratis të KINDLE ose si letër me nji çmim simbolik. Çdo euro apo dollar shkon për Muzeun Kokalari në Gjinokastër…
Poetesha shqiptare: Musine Kokalari nuk e pati një strehë të sajën sa ishte gjallë, nën diktaturë, tash në demokraci uroj nga zemra ta ketë strehën-muzeum në qytetin, që ajo mbajti gjithnji në zemër.
Gjinokastrës e mbarë Shqipnisë i ban nder nji muzeum i tillë, si qendër frymëzimi për njerëzit e jashtzakonshëm të kombit.
Miqësisht
Gjergj Jozef Kola, Vjenë, shkurt 2021.
 
https://www.amazon.com/dp/B08VW795WF
https://www.amazon.de/dp/B08VW795WF
.
Musine Kokalari (1917-1983)
Musine Kokalari (1917-1983)

Xhenc Bezhi

Kam lexue diku 40 drama të autorit Gjergj Jozef Kola, e mund të them se seicila asht ma e mirë se tjetra. Të gjitha janë të mbushuna jo vetëm simbolika e mesazhe, por edhe me këshilla. Ngjarjet dhe temat janë të ndryshme, por një gja kanë të përbashkët të gjitha; dinamiken e ngjarjes.
Lexuesi për asnjë moment nuk mundet me e anashkalue rrëfimin pa i shkue deri në fund. Për çdo regjizor e teatër asht fat me punue me këto drama… Kështu edhe jeta e poetes e shkrimtares Musine Kokalari, për të cilën kisha dëgjue, porse këtu te kjo dramë Requiem e njofta për herë të parë thellësinë e shpirtit e mendjes së saj.
.

Leonardo Voci

Bravo zoti Gjergj Jozef Kola, për kontributin Tuaj të jashtëzakonshëm për sjelljen e figurave të tilla në përmasat e vuajtjes e vetsakrifikimit në emër të Shpirtit Njerëzor të pastër e lirisë së fjalës që sakrifikuan jetën vetëm për mos t’u ba pjesë dhe palë me kriminelë Komunistë Shqiptare dhe me monstrën Enver, një shembull i Qëndresës intelektuale dhe artistike një sjellje që meriton respekt dhe ju Gjergj keni një meritë të veçantë
.

Gjokë Vata

I dashtun Gjergj, Pasqyra e fisnikris së virtytit njerzor asht të përkujtuemit e atyne që e meritojnë përkujtimin. Musine Kokalari asht ndera e intelektit të qytetit të saj të lindjes asht grueja që e nderon gjinin e vet në të gjithë Shqipnin e fatmirsisht nuk asht e vetmja.
Sa knaqsi kur edhe Gjinokastra ka figurat e saja të mdhaja si Musine Kokalari, Eqerem Çabej e sigurisht edhe ndonji tjetër që i shton ndër qytetit të vet e atdheut.
.

Marjan Ceka

Kam qënë i vogël, fëmijë dhe kam arritur ta njoh. Më shumë prej llafeve të poshtra që lëshonin shumë “qytetarë” të Rrëshenit. Sebepi ishte një libër që kërkonte një njeri imi që nuk gjendej në asnjë bibliotekë, por në barakën e saj.?
.

Lame Fandi

Puna që ke bërë për lartësimin në piedestalin që meriton figura e Musine Kokalarit, ka brenda limfën që i kundërvihet serumeve të helmëta kimike me të cilat diktatura u mundua ta eliminonte. Materialet që ke hulumtuar e mbledhur me mundim e përpjekje kanë bërë që shprehja “çdo fis e ka një pis”, aq shumë e përhapur në kohën e torturave jo nga një, po nga shumë shpirtpistë, të tingëllojëe krahas me muzikën mozartiane requiem për Musinenë me lajtmotivin: “Çdo fis e ka një lis!” Musine Kokalari ishte grua, që ti e sjell përpara lexuesve me qëndresën e një burri apo me saktë me qëndresën e një lisi.
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.