back to top
29.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

“Republika Popullore të Shqipërisë, nuk është e përshtatshme për një njeri të lirë…” – nga Kasem Trebeshina

Gazeta

Shkrimtari Kasem Trebeshina
Shkrimtari Kasem Trebeshina (1926-2017)

“Republika Popullore të Shqipërisë,

nuk është e përshtatshme për një njeri të lirë…”

nga Kasem Trebeshina

Republika Popullore e Shqipërisë
Gjykata e Lartë
Nr. 385 i aktit – Tiranë, më 15 nëntor 1954
.
çertifikate lëshuar Kasem Trebeshinës
çertifikate lëshuar Kasem Trebeshinës

Çertifikatë

Vërtetohet se me vendim të Gjykatës së Qarkut të Tiranës me Nr. 67 datë 25.06.1954, të lënë në fuqi me vendim të Gjykatës së Lartë, Nr. 382, datë 14.06.1954, i quajturi Kasëm Hysen Trebeshina, vjeç 29, banues në Tiranë, i martuar, me dy fëmijë, me origjinë fshatar i pasur, i arrestuar me 15.12.1953, është dënuar me 3 vjet burgim, në bazë të nenit 72 të Kodit Penal, për krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit, duke folur dhe agjituar me persona të ndryshëm të rrethit të tij shoqëror ose letrar se duhesh të largohej në atdheu i tij dhe të shkonte në një shtet borgjez, si në Zvicër, ku do të zhvillonte talentet e tija letrare më të mira. Këtë agjitacion nuk e ka bërë rastësisht dhe pa dashje, por me qëllim që të provojë se atmosfera për të jetuar dhe për të krijuar vepra letrare në Republikën Popullore të Shqipërisë, nuk është e përshtatshme për një njeri të lirë, në këtë mënyrë ai synoi të krijonte rreth vetes së tij një shkollë të re letrare ose një grup të pakënaqurish në rrethet letrare që do të ndiqnin më vonë rrugën që shpire në tradhëti.
Mbi kërkimin verbal të përfaqësuesit të tij, lëshohet kjo çertifikatë për ta përdorur për falje, pranë Presidiumit të Kuvendit Popullor.
.
Kryesekretari i Gjykatës së Lartë
Mustafa Zaja (vula – firma)
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.