back to top
15.5 C
Tirana
E hënë, 15 Dhjetor, 2025

Republika e Mirditës (1921) dhe Mirditori i zakonshëm

Gazeta

Luftëtarë Mirditorë
Luftëtarë Mirditorë
Republika e Mirditës (1921) dhe Mirditori i zakonshëm

Shqipëria në vitin 1921 mezi mbahej në këmbë. Shtet i ri, i rrahur nga luftërat, me kufij ende të paqëndrueshëm, dhe me fqinj që rrinin me hartën në dorë duke pritur rastin të fusnin hundët. Në këtë moment të brishtë, kur vendi kishte nevojë për bashkim, ndodhi ajo që sot shumë përpiqen ta zbusin, ta justifikojnë, madje ta bëjnë sikur s’ka ndodhur fare.
Në Mirditë u shpall një “republikë” më vete. Jo nga populli, jo nga njerëzit e thjeshtë, por nga një grusht pseudo-bajraktarësh që kishin nostalgji për kohët kur bënin ligjin vetë. Marka Gjoni u shpall “president” me bekimin e Beogradit. Jugosllavia i furnizoi me armë, parà, mbështetje, me gjithçka. Kjo s’ishte dashuri vëllazërore. Ishte plan i pastër për ta çarë Shqipërinë në mes dhe për t’i çuar kufijtë aq sa t’u dilte në hesap.
Dhe për çfarë? Për pak privilegje feudalësh, për pak autoritet lokal, për ego personale. Populli i Mirditës nuk doli kurrë masivisht ta mbështeste këtë marrëzi. Shumica e fshatrave jo vetëm që nuk iu bashkuan, por e panë këtë si lojë të pistë politike. Mirditori i zakonshëm nuk kishte asnjë interes me ndarjen e Shqipërisë. Loja ishte e elitave, jo e popullit.
Ndërkohë Shqipëria luftonte për të mbrojtur kufijtë e saj, për të marrë pranimin në Lidhjen e Kombeve dhe për të mos u zhdukur nga harta. Dhe pikërisht në këtë moment kritik, kur gjithçka varej në fije peri, nga brenda vjen goditja më e rëndë. Nuk ishte armiku që thyen derën. Ishte dera që u hap nga brenda.
Qeveria shqiptare ndërhyri me forcë. Bajram Curri dhe Ahmet Zogu e shuan këtë lëvizje shpejt, dhe me të drejtë. Po të mos reagonte shteti në ato javë, sot veriu i Shqipërisë do të ishte një “zonë e lirë” nën ndikimin e Jugosllavisë. Lidhja e Kombeve e pa qartë se çfarë po ndodhte dhe raportet e tyre e quajnë hapur një lëvizje të dirigjuar nga jashtë për të sabotuar shtetin shqiptar.
Historia nuk ka frikë nga emrat. Aty ku dikush i del armikut krah në ditën më të vështirë të vendit, ai akt quhet tradhti. Dhe kjo është ajo që ndodhi, pa rrumbullakime dhe pa lapsa pupël. Një plagë që iu bë Shqipërisë nga një grusht njerëzish që mendonin vetëm për veten.
Por një gjë duhet thënë po aq fort. Ky episod nuk është Mirdita. Nuk janë mirditorët. Janë disa figura që i shërbyen një plani të huaj. Populli i Mirditës ka qenë dhe është shqiptar, me kontribut në historinë e vendit, me emër e me dinjitet. Episodi i vitit 1921 është i tyre vetëm në kuptimin gjeografik, jo moral.
Marrë nga Muri i FB Nesti Angoni

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.