Reposhi, vëllau i Gjergj Kastriotit – Duka Ilir – nga Fahri Xharra

Gazeta

Reposhi në Manastirin e Hilanderit
Reposhi në Manastirin e Hilanderit
Reposhi, vëllau i Gjergj Kastriotit – Duka Ilir
nga Fahri Xharra

Miq të nderuar,
qëllimi këtij shkrimi është që më në fund të binden ata, të cilët me qëllim apo pa të, mundohen të na mbushin mendjen që Gjergj Kastrioti ishte serb. 
Kjo vlen edhe për serbët, të cilët kohëve të fundit po shkruajnë me të madhe atë që disa “studiues shqiptarë” po e përdhunojnë të vërtetën shqiptare. Kjo vlen edhe për hoxhallarët e shitur dhe mendjelehtë që edhe ata ta dinë që Gjergji, i biri Gjonit, si dhe Reposhi, vëllai i Gjonit dhe i biri i Gjonit ishin shqiptarë (edhe më shumë se kjo, ishin ilirë).

Vendi ku është varrosur vëllai i Skënderbeut, Reposhi Duka Ilir 1431 (“Престави се раб’ божии Репош’, доукс’ илирскии, 6939” 1431. год.)
Në burimet serbe, i gjeta këto dy foto shumë me vlerë, të cilat iu mbyllin gojën qoftëlargëve shqiptarë. Të dyja fotot janë dokumente nga Mali i Shenjtë Atos, në Greqi. Fotoja lart: Vendi ku është varrosur vëllai i Skënderbeut, Reposhi – Duka Ilir 1431, dhe e shkruar në gjuhën e vjetër sllave (jo serbe): “Престави се раб’ божии Репош’, доукс’ илирскии, 6939” 1431. год. Fotoja tjetër ku shihet vendimi i blerjes së tokës për ndërtimin e Pirgut shqiptar, “Akti i dytë i Hilendarit 1426”, Urdhëresa e Gjon Kastriotit (i ati i Skënderbeut).
“Mali Athos është një tokë prej afro 400 km², ku femrat nuk mund të shkelin. Në veri të Greqisë, i shtrirë në detin Egje, e ku maja më e lartë është 2033 metra. Ky vend ka afërsisht vetëm 1500 banorë. Me një ndryshim, banorët janë murgjër, të cilët jetojnë në 20 manastire të fesë ortodokse, të vendosura aty që prej shekullit X. Kjo botë ireale, ku nuk ka nëna, teze, halla, motra, ku kalendari është ai i Jul Çezarit, ku ora ka mbetur si në kohën e Bizantit e mesnata përkon me perëndimin e diellit, ku elektriciteti funksionon në çdo manastir me gjeneratorë, e ku banorët janë vegjetarianë, i është përkushtuar tërësisht lutjes dhe devotshmërisë së Zotit; andaj quhet ndryshe Mali i Shenjtë”.
Vendi administrohet nga një guvernator civil, i emëruar nga shteti grek.
“Në një bisedë me profesorin B. Bojoviç, të Shkollës së Lartë të Studimeve në Shkencat Shoqërore në Paris (EHESS), i cili e kishte vizituar Malin Athos para disa vitesh, më tërhoqi qysh në fillim një ngjarje e vogël, e cila do të më shërbejë më pas si nyje për vlerat historike e ikonografike që paraqet ky vend për Shqipërinë. Ai më tregon se në vaporin që merrte për të shkuar në Malin Athos, hyn në bisedë me një punonjës të rendit, kontrollues i lejeve të vizitave, i cili e pyet: “Ç’do të thotë të jeshë shqiptar?”, sepse të gjithë e quanin “shqiptar”, për arsyen që vinte nga Greqia e Veriut, e sepse ai ishte “qimekuq”, tipare që nuk përngjanin me banorët përreth.
Akti i dytë i Hilendarit 1426, Urdhëresa e Gjon Kastriotit (i ati i Skënderbeut)
“Unë nuk e di se çfarë ka të veçantë të qenit shqiptar, – ia pret ai -, por një gjë është e sigurt, muzika rumune, sllave, shqiptare, është e njëjtë, e më përket”.
E pikërisht në Malin Athos, më tregon më pas profesori Bojoviç, ndodhet “Pirgu shqiptar”, kulla shqiptare në manastirin e Hilandarit, të cilin ai e kishte vizituar.
Mësova që i ati i Skënderbeut, Gjon Kastrioti, bleu në shekullin XV, Pirgun e Shën Gjergjit, i njohur me emrin “Pirgu shqiptar”, ku Gjon Kastrioti ka jetuar me një nga djemtë e tij, Reposhin. Mësoj në të njëjtën kohë që Manastirit të Hilandarit babai i Skënderbeut i dhuroi dhe dy fshatra nga pronat e tij.

Akti i dytë i Hilanderit 1426, Urdhëresa e Gjon Kastriotit
Akti i dytë i Hilanderit 1426, Urdhëresa e Gjon Kastriotit

Në paragrafin “Shteti i Gjon Kastriotit”, shkruhet: “Kështu shpjegohen, për shembull lidhjet e tij me manastirin e Hilandarit në Malin e Shenjtë, i cili gjendet në brigjet e detit Egje. Këtij manastiri, Gjon Kastrioti i dhuroi në vitin 1426, dy fshatra nga pronat e veta në rajonin e Gostivarit, i bleu Pirgun e Shën Gjergjit (i njohur edhe me emrin Pirgu Shqiptar) dhe në këtë manastir një nga djemtë e tij, Reposhi, e kaloi jetën si murg derisa vdiq më 25 korrik 1431”.
Pse e botova këtë shkrim, sepse i ka dy foto shumë interesante që gjenden vetëm në burimet serbe:
Republika autonome e Malit Athos vazhdon të mbetet e shkëputur nga bota. Por, pasuritë etnografike të ikonografisë ortodokse peshojnë. Në brendësinë e një forme tjetër të kërkimit shpirtëror, në qetësinë e murgjërve që vështrojnë njëri-tjetrin, shpresoj që një ditë të shkel; shpresoj të vizitoj gadishullin e thepisur e pa dyshim, “Pirgun shqiptar”.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit