back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Replikë znj. Shefkije Islamaj, mbi Kongresin e Drejtshkrimit 1972 – nga Gjokë Vata

Gazeta

Gjokë Vata
Gjokë Vata

Replikë znj. Shefkije Islamaj,

mbi Kongresin e Drejtshkrimit 1972

nga Gjokë Vata

Gazeta Dita në numrin e sajë të datës 14 korrik 2022, botoi nji artikull të znj. Shefkije Islamaj me titullin: “Emil Lafe e gjuha shqipe.” Gjatë të cilit rreshton meritat e gjuhtarit Emil Lafe, në dobi të gjuhës shqipe. Ndër të tjerat flet edhe për bashkpunimin e frutshëm me Eqrem Çabejn e Androkli Kostallarin…
Se sa të dëshrueshme e ka pasë Eqerem Çabej këtë lidhje na tregojne raporti i Androkli Kostallarit mbajtë në hymje të Kongresit të 1972, e kumtesa e kryegjuhtarit tonë mbajtun po në at kongres që znj. Shefkije Islamaj duhet t’i ketë lexue. Androkli Kostallari në raportin e mbajtun në atë kongres thotë: “Ne po bëjmë një shqipe Marksit-leniniste Staliniste sipas mësimeve të shokut Enver Hoxha!” Ndërsa Kryegjuhtari jonë Eqrem Çabej në kumtesën e tijë mbajtun në atë kongres thotë: “…standardizimi i një gjuhe bazohet në krijimtarinë më të frytshme letrare të asaj gjuhe. Si shembull kemi Toskanën e Italisë në dialektin e së cilës kanë shkruar Dante dhe poetët më të mëdhej të Italisë. Standardizimin e një gjuhe mund ta bëjnë edhe epërsia politike e një krahine. Kur të mendojmë se kemi mbaruar punë me shqipen jemi në mes të rrugës…” A mos vallë këto pikpamje kaq ekstreme dëshmojnë bashkëpunimin e Emil Lafes meqë asht në krah të Kostallarit a të kryegjuhtarit tonë?! Fjalët e Kostallarit në ate raport, a e tregojnë atë kongres gjuhësor, a por politiko-gjuhsor? Përse tash injorohet me injorimin ma të errët çdo fjalë e raportit në fjalë?! Përse nuk botohet kumtesa e Eqrem Çabejt në atë kongres?! A nuk ishte shumica dërmuese e krijimtarisë tonë letrare në gegnishte? A nuk na tragon fare qartë raporti i Kostallarit sa i politizuem ishte ai kongres?! A asht Gjergj Fishta poeti ynë kombëtar? Në cilin vend të Boës nuk quhet letrare gjuha e përdorun nga poeti kombëtar i atij vendi?! Si mund të mendohet se autorët e kryeveprave të letersisë shqipe e paskan çue dam krijimtarinë e tyne duke mos e shkrue në gjuhë letrare?! A mund të quhet shkrimtar ai që ia flijon krijimtarinë e vet nji gjuhë jo letrare?! Nëse do të egzistonin shkrimtaruca të tillë a nuk do të konsideroheshin ma të çmendunit e të çmendunve?! E këta të çmendun a nuk do të quheshin të çmendunit e veçantë shqiptarë?! A asht e vërtetë se fjalve të Eqrem Çabejt: “Kur të kemi menduar se kemi mbaruar punë me shqipen ai kongres i vuni vulën e injorimit e njikohsisht përfundimtare zhvillimit të matejshëm të shqipes duke e quejt standarde e standardi nuk nevojit ma standardizim. A nuk na tregojn këtë bindje të atij kongres 50 vitet pas tij gjatë të cilve shqipja nuk ka evolue as edhe nji milimetër ngase sipas tyne e ka standardizue në mënyrë të përkryeme ai kongres. A nuk e tregon kjo bindje akademinë tonë të vetmen në Botë që nuk ka pse me u marrë ma me gjuhën shqipe se e ka përkrye nji herë e mirë?! Kjo a nuk i jep shkas pyetjes: Me çka merren tani gjuhtarët tonë?! Meqënëse kontributi i jep të drejtën me u quejtë krygjuhtari jonë pse iu ngarkue Kostallarit detyra e drejtimit të atij kongresi e jo Çabejt?! Qëndrimii shkencor i Çabejt në atë kongres a nuk e vuni kryegjuhtarin tone përballë prangave, ose firmosjes së vendimin të atij kongresi?! A ishte fama e Çabejt që i dha shkas tolerancës ndaj tijë mbasi ajo tolerance nuk mund ta pengonte vendimmarrjen e atij kongres?! Pyetja që duket sikur lind sa herë bahet fjalë për shqipen a nuk asht; cili asht justifikimi i nxjerrjes së gegnishtes jashtë ligji?! A nuk duket i pabesueshëm ky veprim kaq i dhunshëm antikulturore?! E si mund konsiderohet i drejtë veprimi i pajustifikueshem shkencërisht?! Si mund të quhet domosdoshmëni standardizimi heqja e paskajores që siç e tregon edhe vetë emërtimi i sajë asht shpiriti i gjuhve ma të përparueme të Botës?! A nuk asht vorfnim i papranueshëm heqja e nji pjese të kohëve të perbame te foljes, kur gjuhtarët e te gjithë Botës përpiqen me i shtue e këtë e shohim në formimin e kohëve të foljes në anglisht e në gjuhë tjera e këtë vorfnim Kongresi i 1972, e shtrin edhe mbi përcjelloren duke heqë jam kahë punoj.

Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe
Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe

E si mund të jetë i pranueshëm xevendsimi ne 3000 fjalë i gërmes A me E pazane të cilën vetëm shqipja e ashtuqujtun standarde e quen e e dhe e shqipton, a mos valle edhe ky xëvendsim I shërbeka standardizimit?! E megjithkëtë gegnishtja e paskajores dhe e Es pazane quhet jo letrare Kjo heqje e ky xevendsim i gjuhtarve tone a nuk do të thotë nëse çdo gjuhë që ka paskajore e nuk e ka xëvendsue germën A me E pazane (ë) nuk mund te quhet letrare.?! Pse vetëm shqipja mundka me fungsionue edhe pa paskajore dhe e paska të natyrshëm xëvendsimin e a se me e ne 3000 fjalë. Përse nuk e hedhin poshtë gjuhtarët tonë gramatikën e shqipes nga Martin Camaj?! Thuhet se e pazane (ë) shqiptohet vetëm kur është e theksuar e ku e ka theksin orjentues?! A mund të konsiderohet theks ai që nuk asht i shkruem, por duhet me u marrë me mend?! Si mund të quhet shqipe letrare ajo që asht e mbushun me rrotacizëm e jo letrare ajo që nuk ka rrotacizëm? A vetëm në shqipen e ashtu quejtun standarde si në asnji gjuhë tjetër të Botes u dashka xëvendsue folja me le, me foljen me lindë?! A nuk quhet skandal gjuhsore “Nana linde e foshnja linde”?! a po “Me msimet e marra jam kulturuar” vetëm e vetëm për mos me e thanë në gegnisht me msimet e marruna?! Si mund të justifikohen mosrespektimi i etimologjisë si në rastet: Zëri, zanore, rëra, ranishte e si mund të quhet dyzeta letrare e katërdhjeta fjalë etimologjike jo letrare?! Nëse mbrojtësat e kongresit 1972, do t’i kishin të gatëshme justifikimet e vendimeve të tija, përse të mos delnin në debat që do t’i mposhte përfundimisht kërkuesat e debatit gjuhsore?! Përse mbrojtësat e kongresit 1972, nuk e argumentuen refuzimin e mospjesmarrjes në konferencën gjuhsore të dymijedhjetës në Durrës, por u mjaftuen me bamjen e nji deklerate nga 40 intelektualë protestues kundra asaj konference që synonte korrigjimin e asaj të ashtuquejtun shqipe standarde?! Përse nga të gjitha vendimet e marruna në kohën e diktaturës vetëm vendimet e kongresit 1972 qenkan të padiskutueshme?! A mund të quhet vendim demokratik, vendimi i pamiratuem nga demokracia?! Nëse vendimet e kongresit të 1972 do të ishin të miratueshme nga demokracia, gjuhtarët shqiptarë memzi do te kishin pritë me justifikue edhe vehten me justifikimin e atyne vendimeve. Prandej për ta kanë mbetë dy alternativa: Ose të justifikojnë shkencërisht qëndrimin e tyne te deritashme, o të kërkojnë ndjesë për qëndrimin e tyne të mbajtun deri tash. Nëse kjo nuk do të ndodhë e asht krejt e mundun të mos ndodhë nga indiferenca e atyne që për fat të keq janë skremue aq sa nuk e kuptojnë randsinë e themelit të kulturës e të arsimit që asht gjuha. E gjuhtarët e pandërgjegjshëm përfitojnë ruetjen e prestigjit të tyne nga kjo indiferencë… Dihet si kush respekton demokracine, respekton edhe dijet e veta. Përpara alternativës së njejtë janë gjetë edhe gjuhtarët norvegjezë ngase norvegjishtja ka dy kryedialekte si shqipja, por gjuhtarët norvegjezë kanë qenë e janë me të njajtin mendim me gjuhtarin tonë Martin Camaj, i cili lidhun me këtë çeshtje thote: “Gegnishtja e tosknishtja janë si dy motra që nuk do të duhej me ia nzanë rrugën njana tjetrës…” E në të vërtetë motra janë, po u mungojnë trajtuesat e trajtimet njerzore e shkencore.
Lazgush Poradeci e justifikoi mospjesmarrjen e tij në kongresin 1972, me thanjen që i nderon të gjitha thaniet e urta: “Unë e kam frikë historinë!”
Kjo thanie do të duhej të ishte motoja e veprimtarisë së gjuhtarve tonë.

Marrë nga muri i Fb i Gjokë Vatës, 16 korrik 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.