
Regjenca 1944…
foto e lexuar nga Eugen Shehu
Koha kur detyrën e Kryeministrit e merrte zoti Ibrahim Biçaku, pasi një javë para kishte dhënë dorëheqje kryeministri z. Fiqri Dine (28 gusht 1944).
Kryeministri i sapoemëruar prezantoi programin qeveritar dhe bënte betimin para Regjentëve, siç ishte e caktuar ligjërisht.
Qeveria e Kryeministrit Ibrahim Biçaku zgjati diku 40 ditë nga 5 shtatori deri më 25 tetor 1944.
Foto (ar.per.e.sh) nga ato momente, në foto, nga e majta janë:
-Kryeministri Ibrahim Biçaku (1905-1977)
-Regjenti Mehdi bej Frashëri (1972-1963)
-Regjenti Lef Nosi (1877-1946)
-Regjenti Mustafa Alibegu, ose siç njihej me emrin Cafo bej Ulqini (1893-1977)
Marrë nga Muri i FB Eugen Shehu, 2 qershor 2026