back to top
23.7 C
Tirana
E martë, 14 Korrik, 2026

Refleksione historike me Kinën dhe Amerikën… – nga Artan Golemi

Gazeta

Revolucioni Kulturor Kinez - jehon në Shqipëri
Revolucioni Kulturor Kinez – jehon në Shqipëri
Refleksione historike me Kinën dhe Amerikën…
nga Artan Golemi

Dikush mund të më thotë “nostalgjik”, por jo, kurrë, e pavërtetë!
-Harxhuam shumë kur Kinën e ndihmuam me flamurin tonë në OKB, ndihmë që u bà e mundun prej historisë shtetformuese qysh në kohë të monarkisë shqiptare dhe e shfrytëzuar me mjeshtri prej nji pragmatisti të paskrupullt dhe diabolik, Enver Hoxhës!
Kina lundroi në dete me flamurin tonë derisa u njoh ndërkombëtarisht nga OKB-ja! Ajo na e shpërbleu, duke filluar investimin e nji ekonomie industriale e të lakmueshme për çdo vend ballkanik të asaj kohe, derisa në vitin e mbrapshtë për ne, 1978-tën, SHBA-ja e shtrëngoi Kinën e reformatorit të madh Teng Siao Ping, të shkëpuste marrëdhëniet me ne, për shkak të randësisë gjeopolitike që paraqiste vendi ynë (njisoj si sot), ashtu siç kishin bà ma përpara, në 1960-tën, me Hrushovin e BRSS-ve, në këmbim të ndihmës së tyre.!
Amerikanet i paguanin Kinës çdo vit buxhetin shtetnor për mbajtjen e shtetit shqiptar, gjithmonë për arsye stabiliteti dhe marrëveshjeve dypaleshe Kinë-Shqipëri! Me nji kusht:- Shkëputjen!
Dhe ne, kurrë nuk do të ishim njisoj siç u paraqitëm në humnerën e fundit të socializmit vetmitar, në 1990-ën!
Nuk mjaftuan as tridhjetegjashtë vjet, të “martuar” me SHBA-të në demokraci të ecnim përpara, të denjë të merrnim pjesë në familjen europiane, me meritë të plotë!
-Sot ne jemi për turp, nji utorak i ciflosur, për Izraelin e Amerikën…!
Zoti ndihmë për të ardhmen… don Zoti dhe na e shpërblejnë për besnikërinë dhe shërbëtorine tonë karshi këtyre forcave… të paktën vetëm njaq sa Rusia e Kina e dikurshme…
Marrë nga Muri i FB, Artan Golemi, 23 maj 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.