back to top
17.2 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025

Reagoni me votim kundër shpërfilljes së sistemit arsimor edukativ – reagim nga Artur Shkurti

Gazeta

Artur Shkurti - Drejtor i shkollës "Udha e Shkronjave" - Tiranë
Artur Shkurti – Drejtor i shkollës “Udha e Shkronjave” – Tiranë
Reagoni me votim kundër shpërfilljes së sistemit arsimor edukativ
reagim nga Artur Shkurti

Mosvotimi i deklaruar
Bëje votën të pavlefshme
Votë selektive
Kjo libër synon të gjithë votuesit shqiptarë që u dhimbset fakti që partitë politike po e
shpërfillin plotësisht sistemin arsimor edhe në këto zgjedhje.
Do të argumentohet këtu shpërfillja e sistemit arsimor dhe edukativ shqiptar nga programet e të gjitha partive politike në garë, duke legalizuar një dëm dhjetravjeçar.
Shpërfillja e vizionit për sistemin arsimor shqiptar, më shumë se injorancën dhe paaftësinë për rëndësinë e sistemit arsimor, fsheh “vizionin e fshehtë” për shthurjen tonë kombëtare, shthurje që ka filluar tashmë me çmontimin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në të tërë zërat e rëndësisë së saj: program, histori, vlera, frymëzim, vetëdije dhe botëkuptim kombëtar mbi shqiptarin.
“Udha e shkronjave” mban një kritikë institucionale dhe jo politike apo “partizane”.
Nuk favorizojmë këtu asnjë parti, sepse realisht të gjitha (100%) janë kapur në këto zgjedhje në “shpërfillje të plotë” të rëndësisë së sistemit arsimor edukativ shqiptar, në moskuptim të plotë të rëndësisë kyçe që ka sistemi arsimor. Nuk është aq e lehtë sa të kuptohet me një pohim fiktiv “po, sistemi arsimor është i rëndësishëm”.
Jemi në gjendje të argumentojmë se të gjitha partitë kanë shpërfillur studimin (kërkimi) e problematikës, analizën e situtatës, të kuptuarin e standardeve të shteteve të përparuar, kohëzgjatjen e proceseve, kanë shpërfilluar komunikimin dhe bashkëpunimin me mësuesit, pedagogët, drejtuesit, studiuesit, shkencëtarët, prindërit, familjet, fiset. Kanë shpërfillur traditën tonë kombëtare në arsim e edukim.
Proverbi latin thotë “Duaj që të njohësh dhe njih që të duash”.
Provohet këtu mjaftueshëm se partitë shqiptare as nuk duan, as nuk dinë, as nuk njohin sistemin arsimor dhe edukativ dhe rëndësinë e tij për shoqërinë njerëzore, dhe aq më pak ta dinë për specifikat e kombit shqiptar. Specialistët e fushave të tjera, do të thoshin të njëjtën gjë për fushat e tyre. Kush nuk kupton arsimin, nuk kupton asnjë fushë tjetër, sepse nuk ka një fushë ku arsimi nuk është i rëndësishëm për problematikën e sektorit!
Mosvotimi është një formë e protestës. Nëse është protestë, kjo duhet bërë e qartë.
Ndryshe ata që nuk votojnë mund të merren se janë indiferentë, ose të dekurajuar.
Deklarimi i arsyes se pse nuk votohet, nxit presionin e opinionit publik të atyre që u
dhimbset sistemi arsimor ndaj forcave partiake dhe synon turpërimin e atyre që shpërfillin sistemin arsimor. Mësuesit e pedagogët që e kuptojnë më mirë këtë situatë duhet t’ua shpjegojnë atë të gjithë të tjerëve, prindërve dhe specialistëve të fushave të tjera.
Është e ligjshme ta bësh votën të pavlefshme, si formë e shprehjes, që nënkupton se asnjë nga partitë, nuk e meriton votën. Nëse vota bëhet e pavlefshme, ajo regjistrohet si e tillë
në rezultatet e zgjedhjeve. Regjistruesit do ta kupojnë se kjo votë e pavlefshme po vjen nga komuniteti që interesohet për cilësinë e sistemit arsimor.
Kjo do të kuptohet nëse vendosen shkronjat e fjalëve Arsim-Edukim në çdo kuti që është rezervuar për shenjë përzgjedhje partie.
Vota është një dhe ajo i duhet dhënë Shqipërisë dhe jo ndonjë llogarie të ngushtë. Individi nuk ka shumë vota që t’i shpërdorojë. Nuk mund t’i bëjë nder asnjë individi, apo organizate me votën e vet. Thjesht duhet maksimalizon ndikimin e votës së vet duke iu përgjigjur pyetjes “Si i bëhet më mirë vendit tonë Shqipërisë”. Shqipëria bëhet mirë nëse ka një sistem arsimor të fuqishëm e me vlera. Nëse zgjidhni në këtë këndvështrim (arsimor) vlen shumë për sistemin arsimor.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.