
Rasti Ypi dhe satanizmi kulturor me “surrat” engjullor
nga Nesti Zefi
Para pak kohësh mediat shqiptare, i dhanë nji hapsinë bash krejt të sproporcionueme studiueses të marksizmit Lea Ypi, tue dekantue me eksitim lavdesh “dhuntitë” e e epërme të “mendimit” të saj filozofik. Madje edhe ato qe shpreheshin në kundërshti medemek me idetë e saj “komuniste” ishin aq të kompleksuem prej uraganit “ypxhixhi”, sa me ia njoftë madhështinë e personalitetit kulturor në fushën e vet. Pra, edhe kritikat e pakta në adresë të Ypit, ishin ma tepër përsëritje papagalle e slloganeve të gatshme të tipit: asht e Soros-it e ktij apo e tij apo inade të vogla provinciale, të cilat nuk prekun thelbin e asaj që ajo përfaqëson vërtet në raport me nahijen tonë shqiptare. Atëherë çka asht në realitet fenomeni Lea Ypi?!
Mendoj se asht përfaqësuesja (anti) kulturore e masonerisë katundare arnaute, e emnueme prej lozhave periferike masonike europiane, pra, e atyne që e kanë peshkue qysh të vogël në Tiranë dhe e kane mbështet në karrierën e vet arsimore deri në shkallën ma të naltë akademike.
Me konsiderue filozofe Lea Ypin asht fyemje e randë për këtë disiplinë fisnike të dijes mbasi në librat dhe intervistat e saj nuk ka asnji tezë apo hipotezë studimore me bosht filozofik, por thjesht pak sofizma të lodhun e të zbehtë të ideologjisë nikiliste botnore, të përzhytuna në paçamurrin e kulturës të saj familjare otomane e ma vonë komuniste, përtej zigzakeve aksidentale të biografisë të pemës gjenealogjike gjatë periudhës moniste. Po ashtu, në vizitën e saj të fundit në Shqipni pati paftyrsinë dhe cinizmin vrastar me rehabilitue pikërisht ato ide satanike që kanë përgjakë historinë e vjetër dhe të re të vendit tonë, tue i ambalazhue me justifikime teorike e demek mosnjohje të aktorëve zbatues të kohës, dmth, të madhështisë të mendimit kantian e marksist..
Me përmend litarin në shpinë e “të varunit” asht vërtet nji qëndrim thjesht “vari k” e kurrësesi i denjë për nji studiues të shkencave e filozofisë politike.
Nesër me 27 janar asht dita e përkujtimit të tragjedisë të hebrejve gjatë luftës së dytë botnore dhe fatkeqësisht ky event asht uzurpue e instrumentalizue prej modelit kulturor që përfaqëson Lea Ypi në nahijen arnaute e të singjashmit e saj nëpër botë, të cilët kanë analogji të frikshme me premisat ideale të mendimit satanik nazist.
Nikilizmi dylekësh që asht teza jo tezë e Lea Ypit, dëshira me kenë dashnore ideale e çdo tirani komunist dhe simpatizante e thekun e terroristave anekand botës, armiq të lirisë, sigurisë dhe dinjitetit njerëzor, asht njollë turpi për karrierën e saj studimore prej mercenare të rëndomtë të konformizmit të modave patologjike kontigjente të postmodernitetit.
Shoqnia e hapun apo e “shkepun”, idhtare e ushtare e të cilës asht Lea Ypi predikon e ka imponue si vlera me fuqi ligjore madje kushtetuese në shumë vende, demek të përparueme, veset ma të shëmtueme të djallit, njisoj si regjimi nazist para gati nji shekulli. Transhumanizmi me eugjenetikën, biopolitikën dhe teknikën amorale në kundërshti me çdo etikë dhe ekologji e dinjitet njerëzore, janë kriteri i vetëm orientues i filozofisë çakalle të Lea Ypit. Njiri si qenie e disponueshme, pra e manipulueshme, simbas ingjinierisë ideologjike të kohës, asht sensi i modelit te lirisë të Lea Ypit, nji liri boshe dhe pa bosht, bojë e përmbajtje, shkurt nji liri perverse dhe tiranike. Edhe pse Zoja Ypi përmend shpesh nji citat të Kantit se, nji njiri duhet pa gjithmonë si qëllim e kurrë si mjet, harron e shkreta se, racionalizmi modern që predikonte vetë Kanti, me logjikën e vet të ndamjes prej etikës dhe trashendencës, shndrrohet në racionalitet instrumental: çdo gja asht mjet, përfshi edhe njiri. Liria me vra fminë në vendin ma të sigurt, si barku i nanës, me ba eutanazi, me shkatrrue familjen nëpërmjet divorcit, me sundue në bazë të ligjeve të kapriçove njerëzore politike, me prodhue njirin në laborator dhe me nihilizue dimensionin e shëndetshëm të seksualitetit të njirit me masturbim mendor, asht manifesti politik ideal i përmbrendsuem i Lea Ypit në shkollat e “Partisë” që ka ba në perëndimin e perënduem dhe vazhdon me ba në Londër. Sikur të ishte në kanbë regjimi hoxhist, Lea do të ishte zëvendësja e Nexhmijes në Institutin e Studimeve Marksiste Leniniste, bashkë me shumë profesorë të tjerë që kanë shpreh admirimin e madh për idetë e saja “iluministe”…
Prandej, të vazhdojmë me qëndresë molekulare me bonifikue terrenin tonë kulturor, boll i randuem prej ideve helmuese dhe mos të harrojmë se ideologjitë nuk janë thjesht “devijime morale” aksidentale, por rezultati logjik i nji vizioni të orietuem mprapsht për njirin e shoqninë. Në këtë prizëm, Lea Ypi nuk asht nji naive që beson te mirësia e ideologjisë postmoderne që predikon, por mercenare e vetëkënaqun në vneshtën e djallit. Në këtë vigjilje të ditës të kujtesës, u mundova me shtri disa rreshta mbi fenomenin Ypi, në pozitat jo sall të qytetarit të angazhuem, por edhe të studiuesit e medituesit me njifarë përvoje të efekteve të totalitarizmit për me thanë nji të vërtet elementare mbi fushën e dijes: “Kultura, Dija, Urtia dhe Arsimi janë të tillë kur bazohen në parime, vlera dhe ideale të rranjosuna në të vërtetën e Krishtit dhe të drejtës natyrore. Kjo asht përvoja e njerzve të ditun, të shejtënve dhe atyne që kanë ndërtue qytetninin e dashnisë që Lea Ypi me shokë e sorollop don me shkatrrue.
Ta lamë anash Lemane-maninë.
Marrë nga Muri i FB Nesti Zefi, 27 janar 2026